“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Zbulohet parcela masive me kanabis në Spanjë, dy shqiptarë në pranga, njëri tentoi të ikte por i zgjati pak
Të arrestuarit janë 2 shqiptarë, një 40-vjeçar dhe një 51-vjeçar. Ky i fundit ka mundur të arratiset në këmbë dhe të fshihet, por aksioni i zgjati shumë pak, pasi të nesërmen kur u gjet nga forcat e Policisë.
28 Shtator 2022, 21:48Nga k.m.
Pamje nga aksioni në Spanjë
SPANJË- Një plantacion kanabisi është zbuluar në një fushë në Señorío de Molina, ndërsa Garda Civile në Guadalajara ka arrestuar dy shqiptarë përgjegjës për mbjelljen e bimëve. Ky plantacion përmbante 1330 bimë marijuanë, që të arrestuarit i kultivonin në një vend midis Megina dhe Chequilla, në afërsi të lumit Cabrillas.
Të arrestuarit janë 2 shqiptarë, një 40-vjeçar dhe një 51-vjeçar. Ky i fundit ka mundur të arratiset në këmbë dhe të fshihet, por aksioni i zgjati shumë pak, pasi të nesërmen kur u gjet nga forcat e Policisë.
Terreni ku kultivuesit kishin zgjedhur të rrisnin bimët mund të arrihej vetëm duke ecur në këmbë, për të mbajtur larg Policisë së korrurat. Të arrestuarit do të përballen me drejtësine spanjolle për 2 akuza, kultivimin e lëndëve narkotike dhe krim kundër shëndetit publik.