Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.
KOSOVË- Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkërendim me KFOR-in, kanë nisur operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës, pasi dy ditë më parë nga njëra nga urat e këtij liqeni dyshohet se një person kërceu dhe nuk doli më nga uji.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK-ja u angazhua në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të një mërgimtari, që kërceu nga ura në Liqenin e Ujmanit.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejt të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t'i lehtësohet dhimbja familjes”, shkroi Maqedonci në Facebook.
Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.
Një 33-vjeçar dyshohet se kërceu nga ura në Ujman pasditen e së dielës. Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Deri tani, operacionet e kërkim-shpëtimit janë realizuar nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Ndërkaq, pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman. Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028./REL
Foto TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zjarret në vend. Ministria në njoftim bë...
Foto FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Roskovec. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës s&e...
jonaid myzyri TIRANË- Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur sërish ditën e sotme n&eum...
Foto TROPOJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e 48-vjeçares në Tropojë. Mësohet se në...
Foto ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. Mësohet se ai u prangos për trafik d...
spak LIBRAZHD- Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro një fabrikë për prodhimin e cigareve në qytetin e Librazhdit....
ilirjan selmani POGRADEC- Nëna e Ilirjan Selmanit, të arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e Kozeta Toçes në Pogradec, ka mohuar q&...
Foto DELVINË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në lidhje me ndërtimin paleje të një TEC-i në zo...
foto ilustruese LEZHË- Policia e Lezhës ka njoftuar se efektivi Xhovano Tuci është përjashtuar nga radhët e Policisë s&e...
viktima dhe autori POGRADEC- Ilirjan Selmani, 31-vjeç, i arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka dëshmuar para he...