LIVE UPDATES
Politike

Akuza për implikim në vrasje/ Thaçi i përgjigjet Berishës: S’ke burrëri, ke punuar për ndarjen e kombit

24 Maj 2019, 13:11 Nga DOSJA
Akuza për implikim në vrasje/ Thaçi i përgjigjet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur ashpër akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha i bëri mbrëmjen e djeshme, ku tha se ishte i përfshirë në vrasjen e gazetarit shqiptar Ali Uka.

Presidenti thotë se nuk ndjen kënaqësi teksa merret me Berishën, për të cilin thotë se është një relike e shëmtuar që ka punuar për ndarjen e kombit shqiptar.

Më tej, ai thotë se Berisha hedh baltë mbi çdo traditë të asaj që ai e quan “Oda Shqiptare”.

Thaçi akuzon Berishën se e ka humbur burrërinë në komunizëm, dhe nuk mundet që të mendojë ndryshe në politikë veçse përmes një loje të pistë e pa rregulla.

Reagimi i plotë i Hashim Thaçit:

Të gjithë ne, politikanët shqiptarë, kemi kontributet dhe gabimet tona, për të cilat marrim vlerësim, por edhe mbajmë përgjegjësi përpara qytetarëve tanë. Historia dhe gjeneratat e ardhshme, do ta trajtojnë me kujdes trashëgiminë që ne do të lëmë pas.

Askush nga ne nuk ka qenë, nuk është dhe nuk besoj se do të jetë i shenjtë.

Me keqardhje dhe pa asnjë vullnet, jam i detyruar që të merrem për ta thënë të vërtetën e hidhur për një ish politikan të tillë. Nuk më sjell asnjë kënaqësi që të merrem me një relikt të shëmtuar, duke qenë i vetëdijshëm se ky intrigant bën përpjekje dëshpëruese të ushqejë hijen e tij, duke hedhur baltë mbi çdo gjë që konsiderohet si vlerë e traditës dhe kulturës sonë kombëtare.

Nuk kam asnjë dyshim se një ndër krimet më të mëdha në rrugëtimin e S.R.B, përveç përpjekjes për puç institucional, shkatërrimin e shtetit dhe demokracisë në Shqipëri, është edhe fakti se ai i shkatërroi edhe kodet e sjelljes dhe komunikimit të Odës Shqiptare.

Pse unë po e përmend Odën?

Për arsye se ai ka dëshirë të thirret në burrëri si dhe në tiparet e malësorit, gjë të cilën nuk e ka asnjërën.

Ai punoi tërë jetën duke përçarë kombin dhe vendin.

Tiparet e malësorit i humbi duke i shërbyer bllokut në vitet e diktaturës.

Ai gjithmonë thirret në emër të veriut të Shqipërisë, edhe pse tri dekada, me politikën e tij, veriun e la në gjendje të mjerueshme dhe në izolim.

Veriun e shfrytëzoi vetëm për të nxitur konfliktin veri-jug (kujto vitin 1997).

Për shkak të krimeve të tij, ai tash e tri dekada nuk ka guxim si qytetar i lirë ta vizitojë tokën ku ai lindi, trevën në të cilën u rrit, sepse me veprimet e veta mbolli përçarje dhe vëllavrasje.

S.R.B u shndërrua në zhurmues, përçarës dhe është i pabesi numër një i kombit tash e tri dekada.

As Odat Shqiptare, e lëre më parlamentet tona, nuk i toleruan sharjet, shpifjet, ulërimat dhe kacafytjet mes burrave.

Kurrë Oda Shqiptare nuk do të mbante në sofër burra që nuk kanë frena në gjuhë dhe ekuilibër në mendje.

Kjo traditë e jona, për një kohë të gjatë ishte një kod i pashkruar edhe brenda institucioneve shtetërore andej dhe këndej kufirit. Thelbi i këtij kodi të mirësjelljes ishte respekti minimal për njëri-tjetrin, për fjalën publike, e mbi të gjitha, respekti për qytetarët tanë.

Fatkeqësisht, sot nuk kemi respektim të normave të tilla. Dikush punoi shumë fort për ta shkatërruar këtë standard.

S.R.B është ai që solli këtë fatkeqësi të madhe në sofrën tonë dhe infektoi shumë politikanë me fjalorin e tij vulgar, duke u bërë modeli më i keq.

Atë që nuk e kam kuptuar dikur, por që më neverit edhe sot, është fakti se S.R.B është tjetër njeri kur të rri përballë në bisedë, pa të shikuar kurrë në sy, dhe një tjetër njeri kur i drejtohet publikut.

Fjalorin e tij të ulët publik, ai e quan politikë, ndërsa politikën një lojë ku duhet të fitosh me çdo çmim, duke thënë gjëra që s’i beson as vetë.

S.R B nuk i beson as një sekondë akuzave që i bën në drejtimin tim, madje ai vetë e di shumë mirë se ato nuk kanë as një lidhje me realitetin.

Por, për S.R.B kjo është politika!

Një lojë e pistë pa rregulla dhe as kod etik.

Një turp i vërtet, në fakt!

I jam trembur gjithnjë gjuhës së kontaminuar të S.R.B, sepse kurë nuk kam dashur që ajo të përhapet si epidemi edhe në Kosovë.

Për fat të keq, kjo epidemi preku edhe parlamentin, disa parti, media, të paguara me pare të pista nga burime të zeza, që rrjedhin nga Tirana e derdhen në Prishtinë.

E kam thënë dhe do ta them gjithnjë, se kam dhimbje kur e shoh si ka përfunduar në një gërmadhë morale dhe politike.

S.R.B sot nuk paraqet asgjë tjetër, vetëm një fosil.

Ai nuk ka qenë dhe nuk mund të ishte kurrë miku im, sepse në mes të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, respektivisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Millosheviqit, ai zgjodhi rrugën e pasurimit personal, familjar dhe klanit të tij të ngushtë.

Ai zgjodhi t’i bënte argat S. Millosheviqit me derivate e armë. Depot e derivateve që i mbushi Salihu në Beograd, ishin caqe të NATO-s në vitin 1999. Ai armatim u përdor për gjenocid në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Nga viti 1992 deri më 1997 S.R.B, si President i Shqipërisë kudo që fliste për Kosovën, kërkonte “autonomi” për Kosovën, sepse, sipas tij, pavarësia ishte shumë dhe mund të sillte luftë.

Nuk e di nëse kjo zgjedhje e tij është bërë me dëshirë apo me dhunë. Këtë gjë duhet ta tregojë vetë S.R.B. Do të ishte vërtet e guximshme që ai të tregojë arsyet e vërteta që e bënë atë të jetë në shërbim të Millosheviqit. Por, unë nuk pres nga një qyqar-batakçi të tregojë ndershmëri dhe guxim, as tani kur ai po kalon në grahmat e tij të fundit.

Kjo është ndër arsyet kryesore që e bëri S.R.B të refuzuar që nga viti 1996 nga gjithë skena politike shqiptare.

Kosova nuk ia ka fajin për krimet piramidale të fajdeve.

Nuk ia ka fajin për trazirat civile më 1997.

As për tentim grusht shtetin e shtatorit të vitit 1998.

As për vrasjet në Gërdec.

As për vrasjet e demonstruesve paqësorë më 21 janar.

Kjo është trashëgimi e juaja S.R.B., si i amnistuar nga drejtësia shqiptare.

Megjithatë, ndiej keqardhje për të sa herë e hap gojën.

Dua ta kuptojnë të gjithë shqiptarët se unë kur flasë për S.R.B., nuk e bëj aspak për të pastruar ndonjë hesap personal.

Këtë e bëjë vetëm si shërbim të interesit publik, që njerëzit të mos shurdhohen nga kambanat e këtij ndjellësi të fatkeqësive dhe që të gjithë së bashku të reflektojmë për këtë fatkeqësi kombëtare, që shfaqet në formën e shpifjeve, sharjeve dhe sulmeve të ulëta mes shqiptarëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hashim thaci sali berisha sherri thaci berisha hashim thaci sali berisha sherri thaci berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen