Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar situatën politike në vend në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në statusin e tij, Hoxha shkruan se i bën përshtypje fakti që sulmet Rama-Meta kanë ndalur dhe të dyja palët kanë zgjedhur që të heshtin.
Hoxha nuk ka harruar që të përmendë edhe kryedemokratin Lulzim Basha, që sipas tij ka marrë shumë seriozisht masat e marra prej koronavirusit duke u izoluar në vilën e tij. Në fund, gazetari shkruan se mendon që diçka po zien në politikën shqiptare, duke u kërkuar atyre që të mos bëjnë ndonjë ‘suprizë’.
“Nga qeveria, I MADHI, ushtria e rrjeteve sociale nën hyqmin e tyre, nuk po duket asnjë sulm, asnjë akuzë, more asnjë ironi e vogël për be, në adresë të presidentit Meta!!! E njëjta gjë dhe nga ana tjetër. More, më ka marrë malli për një status vënçe, nga ato drithërueset e Tit Vasilit. Lulzim Basha, i ka marrë aq seriozisht masat e izolimit, sa është mbyllur në vilën e tij dhe nuk shfaqet, as në orarin e qarkullimit të pensionistëve, dhe as në orarin e qarkullimit të nënave me fëmijë… Çudi e madhe, diçka po zien, nën rrogoz. Vetëm aman, aman mos na bëni ndonjë surprizë të pabërë nga ato që dini të bëni vetëm ju, jo për gjë, por nuk na mban as zemra, as nervat… Për hajër na dalte!!,”-shkruan gazetari.
POSTIMI I PLOTË:
Ndërsa ajri mbi kryeqytet, per shkak te karantinimit dhe koronavirusit eshte pastruar si asnjehere me pare, atmosfera politike ka ndonje jave qe eshte bërë më e mjegullt se kurrë (!) Paqartesi e qartë aty lart, që krijon pështjellim këtej poshte. Nga qeveria, I MADHI, ushtria e rrjeteve sociale nen hyqmin e tyre, nuk po duket asnje sulm, asnje akuze, more asnje ironi e vogel per be, ne adrese te presidentit Meta!!! E njejta gje dhe nga ana tjeter. Kane heshtur si me magji, kryekomandanti, shtabi i tij presidencial, more po ska asnje cicerime, as nga zyra e shtypit e tij, kunder kryeministrit kryediktator, kunder grushtit te shtetit ndaj kushtetutes, kunder kapjes se Ramaformes. More, më ka marre malli për një status vënçe, nga ato drithërueset e Tit Vasilit. Rilindasve hazërxhevap, Elisa në qeveri dhe Taulanti ne parlament, duket sikur u eshte lagur baruti dhe topin që qëllonin presidencen, e ka mbuluar guna e lagur, e Tedi Blushit!!! Ore, çfarë behet keshtu?! Ç’është gjithe kjo dashuri, në kohë koronavirusi?! Ku vajti gjithe ajo urrejtje, betejë finale, lufte kunder narkoshtetit dhe palopresidentit!! Ndersa gjitonet e Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, kryeministri-presidence, po shijojne karantinen duke mos respektuar distancen e afrimit fizik, lideri opozites, Lulezim Basha, i ka marre aq seriozisht masat e izolimit, sa eshte mbyllur ne vilen e tij dhe nuk shfaqet, as në orarin e qarkullimit te pensionisteve, dhe as ne orarin e qarkullimit te nënave me femije… Cudi e madhe, diçka po zien, nën rrogoz. Vetem aman, aman mos na beni ndonje surprize te pabërë nga ato që dini te beni vetem ju, jo per gje, por nuk na mban as zemra, as nervat… Per hajer na dalte!!
Prej disa kohës, figurat kryesore të politikës shqiptare i kanë kursyer sulmet ndaj njëri-tjetrit duke u fokusuar tek situata e koronavirusit në vend. Madje kryeministri Edi Rama është shprehur se ka respekt për punën që ka bërë presidenti Ilir Meta, duke “harruar” kështu nismën e maxhorancës për shkarkimin e tij. Nga ana tjetër, edhe kreu i shtetit i ka kursyer sulmet ndaj qeverisë, duke anuluar edhe të ashtuquajturën “pranvera kuqezi”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike, me anë të ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se opozita po vijon me këngën e...
ITALI- Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio priti në Romë 60 mjekët dhe infermierët shqiptarë që u nisën sot nga Rinasi për të ndihmuar me koronavirusin. N...
TIRANË- Në 24 mars, qeveria shqiptare me anë të një Akti Normativ, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të faqkeqësisë natyrore, për shkak të situatës së COV...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë pasditen e sotme për “News24”, ku edhe ka folur lidhur me gjendjen e vendit në një ...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes, Jorida Tabaku, ka reaguar pasi Kryeministri Edi Rama, njoftoi se shumë shpejt do të kalohet në Kuvend a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “News24” ka folur lidhur me memen e publikuar për kryedemokratin Lulzim Basha, ditën e djeshme. Në fja...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot publikisht Ilir Metën për qëndrimin e mbajtur gjatë kohës së pandemisë së COVID-19. Rama në një lidhje dir...
TIRANË– Shqipëria ka nisur ekipin e dytë mjekësor të Italisë, të përbërë nga 60 mjekë dhe infermierë. Të gjithë do të vendosen që të kontribuojnë kundër ko...
ITALI– Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio ka përshëndetur nisjen e ekipit mjekësor shqiptar për të përballuar luftën me koronavirusin. Me anë të një st...