Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Arrestimi i Tahirit ‘jehonë’ në Greqi, mediat: Tërmet!Dënohet për ‘dhuratat’ që mori
5 Shkurt 2022, 09:31Nga DOSJA
GREQI– Mediat greke i kanë kushtuar një artikull arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. ‘Europost.gr’ e quan tërmet arrestimin e Tahirit mirëpo e veçanta është fotoja me të cilën ata kanë shoqëruar artikullin. Fotoja e Tahirit me dy aktorët e Portokallisë, Irgen Çela dhe Florjan Binajn është vendosur si ilustruesja për këtë artikull që ka në thelb tregimin e asaj që ndodhi në Shqipëri një ditë më parë…
Në artikull ata shkruajnë se gjykata e ka dënuar me tre vite burg e katër muaj burg, duke anuluar një vendim të mëparshëm, me të cilin ai lirohet me pezullim për çështjet e periudhës 2013-2017. Po ashtu, ata kanë shkëputur dhe mesazhin që Tahiri u dërgoi ndjekësve dhe qytetatëve shqiptarë në Facebook.
PJESË NGA SHKRIMI:
‘Vendimi i shkallës së parë u ankimua dhe ai u dënua edhe për ‘dhuratat’ që mori nga narkotrafikantët. Tashmë ai do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin, ndërsa kur u bë i ditur aktgjykimi, ai ka nxituar të shkruajë në një postim në Facebook se: “Më vjen keq që kështu kanë shkuar gjërat. Nuk e kam shkelur kurrë ligjin. Është thjesht e padrejtë”.’-
Ditën e djeshme, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Pas përfundimit të një seance maratonë, ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”.
Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve me grupin, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë, ndërsa ai vetë ka marrë sipas gjykatës, përfitime monetare. Hetimet nisën në 2017-ën, kohë kur opozita dhe prokuroria kërkuan arrestimin e tij. Tahiri kaloi disa javë në arrest shtëpie ndërsa Apeli lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë. Ish-ministri ‘kampion’ u përball me drejtësinë për gati 5 vite dhe tashmë është pas hekurave.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin për ish-kryeministrin Sali Berisha është qesharak dhe i trukuar. Me anë të një shkrimi ...
TIRANË- Nëntë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona janë arrestuar për dhunë në familje, ndërk...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me dënimin e ish-ministrit të tij të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë konferencës për ...
LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtar në fshatin Shënkoll.I aksidentuari ka marrë lëndim...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do vendosë ditën e sotme për transferimin e Saimir Tahirit në një burg tjetër të sigurisë së zakonshme ap...
TIRANË – Engert Pëllumbi është gjyqtari i cili dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e shpallur fajtor për veprën penal...