LIVE UPDATES
Aktualitet

Basha: Berisha luajti blofin në çastin e fundit, e saboton PD, e mban në vendnumëro

22 Nëntor 2021, 14:27 Nga DOSJA
Basha: Berisha luajti blofin në çastin e fundit, e saboton PD, e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po e saboton Partinë Demokratike. Në një intervistë për VizionPlus, Basha tha se nuk ka përse të shkojë më 11 dhjetor tek Kuvendi i thirrur nga Berisha pasi sipas tij ka vetëm një Parti Demokratike dhe ajo do të mblidhet më datë 18. Basha shtoi se më 18 dhjetor demokratët do ta tregojnë qartë që kjo parti nuk mbahet peng i interesave personale të askujt, por është dhe do të mbetet një aset në duart e shqiptarëve.

Pjesë nga intervista: 

Pyetja: Në 17 korrik, në Kuvendin e Partisë Demokratike, kishte një agjendë, platforma qytetare. Në 18 dhjetor është sërish platforma qytetare. Po bëni një Kuvend për përjashtimin vetëm të Sali Berishës?

Lulzim Basha: Nuk ka Kuvend përjashtimi, ka Kuvend bashkimi. Dhe çdokush e përcakton raportin me demokratët në bazë të qëndrimit që mban me interesat elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe në raport me Statutin e Partisë Demokratike. Nuk është kjo një hordhi dumbabistësh ku secili bën si t’i thotë mendja apo dikush është më i barabartë se të tjerët dhe i mbivendoset dikujt tjetër. Jo. Statuti është i qartë. ka një Kuvend, një Parti Demokratike, e cila do të marrë vendime jo për hallet personale të askujt po për hallet e shqiptarëve dhe në raport me Platformën Qytetare për Demokraci, do t’i japë formë, do t’i japë substancë një lëvizje popullore e cila ngërthen interesat e shumicës sepse ajo që kemi sot në Shqipëri është një pakicë e vogël njerëzish, pushtetarësh, politikanësh, oligarkësh, faktorësh të krimit të organizuar që mbajnë të gjithë Shqipërinë në duart  e tyre duke u pasuruar, duke u bërë gjithnjë e më të pushtetshëm përballë një shumice e cila po varfërohet ditë për ditë dhe si rezultat një pjesë e madhe po shikon largimin si të vetmin shpëtim. Pra, janë hallet e shqiptarëve problemi dhe agjenda jonë, jo hallet personale të askujt, qoftë ky dhe Sali Berisha.

Pyetje: Çfarë do të bëni me 11, a do të shkoni te Kuvendi i thirrur nga delegatët?

Lulzim Basha: Nuk ka se po të kishte padiskutim që unë i pari do të kisha garantuar që vullneti i demokratëve, i delegatëve, të respektohej dhe ju e dini fare mirë që kjo u pamundësua në mënyrën se si vetë Sali Berisha vendosi çastin e fundit të bënte blofin me atë që e quajti një proces për zbatimin e Statutit dhe demokracinë e brendshme. Gjuha e tij tashmë provon para të gjithëve se nuk ka asnjë interes tjetër përpos se ta mbajë Partinë Demokratike në vendnumëro, madje ta sabotojë në përballjen me regjimin me të vetmin qëllim për ta përdorur si mburojë kundra Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

Pyetje: Por të paktën një pjesë e demokratëve do të shkojnë në 11 Dhjetor. A jeni ju për përçarjen ndoshta më të madhe të Partisë Demokratike në tre dekada?

Lulzim Basha: Nuk është një situatë për të folur me nëse apo për të supozuar të pasupozueshmen. demokratët, të cilëve iu dhimbset Partia Demokratike dhe sakrifica e demokratëve e kanë të qartë. përballja është jo thjesht midis të shkuarës dhe të nesërmes, ku qëndron investimi i tyre 10, 15. ndonjëherë 30 vjeçar, por është po kështu përballja me një regjim ku nga njëra anë, kemi një Parti Demokratike me forume legjitime, të zgjedhura, të votëbesuara, të angazhuara në betejë frontale me regjimin dhe një individ i cili me veprimet e tij po dëmton interesat e demokratëve dhe është kthyer, po ju them dhe një herë në tub oksigjeni për regjimin dhe regjimi ia njeh këtë meritë. I ka vënë në shërbim të njëjtët njerëz që ua turri demokratëve me 25 prill, njerëz të krimit të organizuar.

Pyetje: Si i jepet fund kësaj përpjekje? Ndoshta do të shkoni ju të votëbesoheni, si do ti tregoheni ju demokratëve që ju gëzoni mbështetjen e shumicës?

Lulzim Basha: Këto janë pyetje, të cilat kanë marrë përgjigje shteruese, përmes proceseve që ne sapo kemi përfunduar. Asgjë nuk ka ndryshuar. Më 9 shtator, përveç marrjes së një vendimi nga kryetar i Partisë Demokratike, vendim që i takonte Sali Berishës, i cili e premtoi dhe nuk e bëri. Asgjë tjetër nuk ka ndryshuar, e vetmja gjë që do të ndryshojë, më 18 dhjetor, është që kuvendi i demokratëve dhe për demokratët do ta tregojë qartë që kjo parti nuk mbahet peng i interesave personale të askujt, por është dhe do të mbetet një aset në duart e shqiptarëve dhe do të përdoret vetëm për aspiratat e tyre dhe natyrisht për problemet e tyre.

Ç’po ndodh në PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai pretendon se ka dorëzuar mbi 5 mijë formularë me firmë të demokratëve, shumë më tepër se 1 e katërta që i nevojitet për të thirrur Kuvendin, por Basha nuk e njeh këtë procedurë. Edhe pse është ftuar nga vetë Berisha e Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit i janë besuar formularët, Basha nuk është paraqitur për të bërë verifikime. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi është shprehur publikisht se firmat dorëzohet në sekretariatin e partisë, verifikohen aty e më pas nëse janë korrekte thirret Kuvendi. Sipas Bardhit nuk ka Kuvend më 11 dhjetor pasi është tejkaluar çdo limit kohor dhe në selinë blu s’ka shkuar asnjë kërkesë zyrtare. Basha ka thirru Kuvend më 18 dhjetor. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes lulzim basha sali berisha aksioni i berishes lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen