“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
VD-Berisha kujton nga shtatorja e Azem Hajdarit ‘8 Dhjetorin’: Revolucion paqësor
8 Dhjetor 2021, 11:39Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, në Ditën e Rinisë ka mbajtur homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit. Në këtë aktivitet Berisha është shoqëruar nga ish-studentë të dhjetorit dhe figura të reja të Partisë Demokratike. Gjatë homazheve, Berisha mbajti dhe një fjalë ku edhe kujtoi lëvizjen e vitit ’90 që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
“Të dashur Fatmira dhe Azem dhe shumë anëtarë të grupit të dhjetorit ‘90”. Rinia e udhëhequr nga prijësi, djali zemërluan Azem Hajdari ndau historinë dhe epokat për Shqipërinë. Ne mblidhemi në këtë shesh kur filloi revolucioni kundër diktaturës më të egër të Europës. Shqiptarët do t’i quanin studentët, ëngjëjt e demokracisë. Lëvizja e dhjetorit ishte nga më të pastrat. Betejat e dhjetorit ishin beteja të pabarabarta. Në një anë studentët të armatosur vetëm me guximin e tyre dhe në anën tjetër tanket, gazi lotsjellës dhe terrori i policisë sekretë shqiptare. Por asgjë nuk mund të mposhtë përpjekjet e rinisë për liri dhe dinjitet njerëzor,”– tha Berisha.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha mbajti një fjalim në fund të aktivitetit të zhvilluar ditën e sotme në Art Turbina në ditën e rinisë. Kryedemokrat...
TIRANË– Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku u shpreh ditën e sotme gjatë akitivitetit të zhvilluar nga Lulzim Basha pë...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ndarë një mesazh për ditën e rinisë. Ajo shkruan se në këtë datë të gjithë ...
TIRANË – Presidenti Meta ka folur nga Qytet Studenti ku ishte për Ditën e Rinisë edhe për ndarjen e PD, teksa shprehet se nuk është aty për tu marrë ...