LIVE UPDATES
Aktualitet

137 kg kokainë nga Ekuadori mes bananeve në Durrës, policia vë oriz me GPS në vend të drogës, në kërkim biznesmeni durr

27 Shtator 2019, 08:27 Nga DOSJA
137 kg kokainë nga Ekuadori mes bananeve në Durrës, policia

DURRES- Ardian Bega, 53 vjeç oficer i Sigurisë në Portin e Durrësit dhe Altin Myslimhaka, 35 vjeç, pastrues në anijen e peshkimit “Eniway” janë të akuzuar si pritës të drogës në  konteinerët me kokainë që janë gjetur në portin e Durrësit. Dy të arrestuarit kanë dalë sot në gjykatë, ku nuk kanë pranuar të japin detaje për drogën dhe rolin e tyre në këtë trafik. Gjithashtu, në kërkim është shpallur biznesmeni Gentian Malindi, pronari i anijes “Eniway”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se operacioni është finalizuar mbrëmjen e 19 shtatorit, kur Dosja.al dha e para lajmin se disa persona, punonjës të portit të Durrësit, u ndaluan nga policia.

Droga është nisur nga Ekuadori dhe janë pikasur në portin e Pireut në Greqi, dhe më pas kanë përfunduar në portin e Durrësit.  Bëhet fjalë për 4 konteinerë me banane dhe në brendësi të tyre kanë qenë 137 kilogramë kokainë.

Konteinerët janë zbuluar në Pire, aty ku policia greke ka gjetur drogën e nisur nga Ekuadori. Në 4 konteinerët me destinacion Shqipërinë, policia ka patur të dhëna se në tabanin e dyshemesë së tyre ka patur kokainë.

Policia greke nuk ka ndërhyrë, por ka dhënë informacion tek pala shqiptare. Konteinerët kanë ardhur në Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare, bashkë me policinë, kanë hequr drogën dhe kanë vendosur pako me oriz dhe GPS (gjurmues lokalizator).

Pas tri ditësh, në Portin e Durrësit kanë shkuar dy personat, Gentian Maldini dhe Altin Myslimhaka, të cilët po prisnin të merrnin drogën, por në vend të kokainës kanë marrë orizin.

Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit, ndërkohë që Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka dhënë informacione për operacionin e koduar si “Kuito”.

Ardi Veliu, drejtor i Policisë, tha për mediat se policia ka mbikqyrur personat e arrestuar, të cilët kanë janë kapur në flagrancë teksa kishin nxjerrë nga konteineri një sasi të drogës. Ata kanë përdorur aksesin që kanë patur në këtë port, duke përdorur kartat “badge”. 

DEA amerikane kishte informacion të saktë për këtë ngarkesë të madhe droge që ishte nisur në gusht nga Ekuadori. Ajo, bashkë me policinë greke zbuluan drogën në portin e Pireut, pasi linja e anijes ishte Ekuador-Pire-Durrës. Ata kontrolluan konteineret, dhe më pas njoftuan palën shqiptare. Më pas u koordinua puna me autoritetet shqiptare. Kjo për shkak se duhej të bëhej dorëzimi i kontrolluar i mallit në mënyrë që të arrestoheshin trafikantët.

Malindi, biznesmen në Durrës, 45-vjeçar, është i njohur për trafikun e drogës, ndërkohë që në vitin 2013 ishte i arrestuar për trafik lëndësh narkotike. Myslimhaka ishte pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit, “Eniwej”, dhe kishte leje dhe akses për t’u futur në portin e Durrësit. Gentian Malindi është djali i avokatit të njohur, Ilir Malindi, i cili ka paditur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi sipas tij po i bëhej padrejtësi me kontrollet e policisë kufitare.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altinmyslimhaka ardian bega gentian malindi kokaina ne portin e durresit operacioni kuito altinmyslimhaka ardian bega gentian malindi kokaina ne portin e durresit operacioni kuito

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit