Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Kokainë e fshehur në PARUKE! Arrestohen 2 gra në Kolumbi, kontrolli me rreze X zbulon kapsulat
Të dyja gratë do të udhëtonin për në Spanjë, megjithëse u zbuluan në aeroporte të ndryshme.
12 Nëntor 2022, 08:16Nga A.B
Kokaina
SPANJË- Metodë e re e fshehjes së kokainës! Dy gra të cilat kishin fshehur kokainë në paruket e tyre dhe pjesë të tjera të trupit ranë në pranga pas kontrollit të policisë në aeroporte të ndryshme të Kolumbisë.
Të dyja gratë do të udhëtonin për në Spanjë, megjithëse u zbuluan në aeroporte të ndryshme. Arrestimi i parë u bë në aeroportin e Calit, ku gruaja u nervozua pasi pa policinë dhe u dërgua në një dhomë me rreze X. Aty u zbulua se ajo mbante një paruke ku kishte fshehur kokainë.
Ndërsa pas një kontrolli të imtësishëm iu gjetën kokainë edhe në pjesë të tjera intime të trupit. Arrestimi i dytë u bë në aeroportin José María Córdova, ku efektivët e policisë kapën një grua tjetër që e kishte fshehur lëndën narkotike në po të njëjtën mënyrë.
Në të dyja rastet, autoritetet sekuestruan 1950 gram kokainë. Gratë do të duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë për drogën e gjetur në trupin e tyre./Burimi: H13n.com