LIVE UPDATES
Bota

“500 milionë euro humbje për shkak të Veriut?”/ Kurti: Është e vërtetë që po vuajmë nga sanksionet

Kurti përsëriti edhe për televizionin publik të Sllovenisë se në Veri duhet të funksionojë shteti i së drejtës.

6 Shtator 2023, 17:55 Nga I.A
“500 milionë euro humbje për shkak të Veriut?”/
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për mediumin publik të Sllovenisë derisa ishte në Forumin e Bledit një javë më parë. Kurti atje ka folur për masat ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës dhe se si po e dëmtojnë ato Kosovën.

“Kritikët ju akuzojnë se Kosova do të humbasë deri në 500 milionë euro nga fondet europiane IPA për shkak të politikës suaj të ashpër në veriun e Kosovës. Çfarë thoni për këtë?”, ishte pyetja e gazetares sllovene për Kurtin.

Kurti në përgjigje mohoi se është përgjegjës për situatën e fundit në veri të vendit.

“Aktualisht, për shkak të situatës në veri të Kosovës, ndaj vendit tonë demokratik janë në fuqi disa sanksione apo masa të Bashkimit Europian. Edhe pse ne nuk jemi përgjegjës për këtë situatë. Përkundrazi, ne po luftojmë atje kundër ekstremistëve të dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët. Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore. Për shembull, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është ngrirë, megjithëse ne e kemi përmbushur atë në 69 për qind. Huat dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit uvropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i Bashkimit Europian”, ka thënë Kurti.

Kurti përsëriti sërish se në Veri duhet të funksionojë shteti i së drejtës.

“Është shumë e rëndësishme që ne t’i kemi të dyja: shtetin e së drejtës, pa ekstremistë të dhunshëm dhe sigurinë e paqen në anën tjetër. Mendoj se po vuan mospjesëmarrja e serbëve të Kosovës. Serbët e Kosovës që jetojnë në jug të Ibrit janë përgjithësisht të integruar mirë dhe përfitojnë prej tij [integrimit], ndërsa serbët në veri të Kosovës nuk jetojnë aq mirë sepse nuk janë të integruar. Pra, ata serbë që janë integruar jetojnë më mirë. Beogradi, natyrisht, po bën gjithçka për të penguar integrimin e serbëve në veri. Kjo dhunë nga Beogradi duhet të marrë fund dhe ne kemi nevojë për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Bashkimit Europian”, tha ai.

Ai foli edhe për zgjedhjet në katër komunat veriore, që ishte një ndër katër pikat e dakorduara mes Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

“Unë jam duke punuar shumë dhe duke përgatitur gjithçka që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë. Këta kryetarë komunash janë këtu sepse Lista Srpskai bojkotoi zgjedhjet. Fillimisht u larguan nga institucionet, por më pas nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar komune. Shpresoj se kanë ndryshuar mendje. Ne po punojmë," tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit