LIVE UPDATES
Bota

"Plane të ekzagjeruara!" Analiza: A po largohet qeveria gjermane nga mbrojtja e klimës?

Ministrja e Ekonomisë, Reiche, synon të sigurojë energjinë e nevojshme me termocentrale dhe gaz, e më pak me pompa ngrohjeje. Aktivistët e klimës po e kritikojnë ashpër këtë qasje.

26 Maj 2025, 08:12 Nga M.B
"Plane të ekzagjeruara!" Analiza: A po largohet qeveria gjermane
Reiche dhe Habeck

GJERMANIA- Kur ministrja e Ekonomisë nga CDU Katherina Reiche mori detyrën nga ish-ministri Robert Habeck dy javë më parë, ajo foli me fjalë të ngrohta për politikanin ekologjist. Kjo ishte një surprizë, sepse Habeck u bë objektiv i sulmeve të ashpra nga kristiandemokratët gjatë fushatës elektorale. Për shembull, kreu i CSU, Markus Söder, shprehej vazhdimisht për "ministrin më të keq të ekonomisë të të gjitha kohërave".

Por Reiche kujtoi, se Habeck arriti të siguronte furnizime meenergjigjatë krizës energjetike në Gjermanipas pandemisë dhe fillimit të luftës në Ukrainë: "Do të doja t'ju falënderoja për këtë përpjekje pothuajse mbinjerëzore".

Ajo shtoi se Habeck ka kontribuar në rimëkëmbjen e vendit nga krizadhe se ai gjithashtu mori "masa jopopullore". Stafi i Ministrisë së Ekonomisë duartrokiti për një kohë të gjatë dhe Habeck u prek.

Reiche synon të shfuqizojë ligjin më të rëndësishëm të Habeck

Ndërkohë, Reiche po punon për të ndryshuar ligjin më të rëndësishëm të Habeckut: "Ligjin eEnergjisë për Ndërtesa", të cilin populli e quan "Ligji i Ngrohjes". Në fund të fundit, marrëveshja e koalicionit me socialdemokratët parashikon qartë shfuqizimin e këtij ligji. Si ministër, Habeck u përpoq të eliminonte dobësinë e politikës gjermane për klimën - ndërsa ndërtimi i burimeve të rinovueshme të energjisë po përparon, gjermanët ende po ngrohen me gaz që dëmton atmosferën. Kjo është arsyeja pse ai detyroi ligjërisht vendosjen e pompave të ngrohjes dhe u përpoq të vendoste një afat kohor për jetëgjatësinë e sistemeve të ngrohjes me gaz. Gjermanët e pritën këtë me mosmiratim, ndërsa të Gjelbrit u akuzuan se donin të dominonin edhe për instalimet e ngrohjes së bodrumeve.

Reiche dëshiron të ndryshojë ligjin që parashikon rinovimin e impianteve të ngrohjes me gaz që janë instaluar para vitit 1991 si dhe ta shfuqizojë këtë dispozitë. Në të njëjtën kohë, futja e pompave të ngrohjes, pas vështirësive fillestare, tani po bën përparim të mirë. Në muajt e parë të këtij viti, shitjet u rritën me 35 për qind në një total prej 62,000 njësish.

Martin Zabel, menaxheri i Shoqatës Federale të Pompave të Ngrohjes, thotë se sheh "dritë në fund të tunelit", pasi subvencioni shtetëror prej 70 për qind tani është "stabilizuar" dhe priten shitje vjetore të 260,000 pompave. Habeck vendosi një objektiv prej 500,000 pompash të reja në vit në fillim të vitit 2022. Zabel beson se tendenca pozitive në treg është rezultat i rritjes së ndërgjegjësimit se zëvendësimi i burimeve të energjisë fosile ka kuptim.

Ministrja Reice njoftoi se në qeverinë e re gjermane, përveç mbrojtjes sëklimës, siguria energjetike ka një përparësi absolute dhe se kjo përfshin ndërtimin e termocentraleve të reja me gaz. Gazi është sigurisht më pak i dëmshëm për klimën sesa qymyri, të cilin Gjermania dëshiron ta nxjerrë nga përdorimi deri në vitin 2038.

Qymyri aktualisht siguron 20 për qind të energjisë elektrike të Gjermanisë. Kjo është arsyeja pse qeveria e mëparshme ishte në favor të ndërtimit të termocentraleve me gaz, por jo në të njëjtën shkallë si Reiche

A janë planet e ministres "të ekzagjeruara"?

Ekspertja e njohur e energjisë Claudia Kehmfert nga Instituti për Mbështetje Ekonomike (DIW) i tha medias gjermane se planet e ministres së re ishin "krejtësisht të ekzagjeruara". Ajo tha se ka alternativa në energjinë hidroelektrike, duke krijuar fleksibilitet në sistem dhe bateri të mëdha për ruajtjen e energjisë. Dhe eksperti i ndryshimeve klimatike i Greenpeace, Martin Kaiser, i tha DW se Gjermania duhet më në fund të ndërpresë zinxhirin e furnizimit me energji fosile dhe të bëhet e pavarur nga importet duke ndërtuar burime të rinovueshme më shpejt. Sipas tij, Reiche po shkon në drejtimin e kundërt, duke rritur varësinë nga lëndët djegëse fosile.

Megjithatë, kancelari i ri Friedrich Merz donte të siguronte para për një fond të posaçëm nga i cili do të financohej rindërtimi i infrastrukturës në Gjermani. Kushtetuta nuk lejonte huamarrje të tilla, dhe një shumicë prej dy të tretash në Bundestag ishte e nevojshme për të ndryshuar këtë dispozitë kushtetuese.

Për sigurimin e votave të nevojshme duhej edhe mbështetja nga të Gjelbrit  edhe pse të larguar ndërkohë nga pushteti. Ata negociuan me mjeshtëri me kristiandemokratët. Dispozita kushtetuese u ndryshua, Gjermania arriti të krijonte fondin enkas me 500 miliardë euro shtesë për planet ambicioze të qeverisë së re. Por çmimi i mbështetjes së të Gjelbërve për një shumicë prej dy të tretash në Bundestag ishte – 100 miliardë euro, pra gjithsej një e pesta e fondit të posaçëm për mbrojtjen e klimës.

Meqenëse kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë u forcuan, Ministrisë së Mjedisit i mbeti vetëm përgjegjësia për mbrojtjen ndërkombëtare të klimës. Ministri i ri socialdemokrat Carsten Schneider nuk është në qendër të vëmendjes për momentin. Martin Kaiser beson, se ministri i ri e konsideron me të drejtë politikën e klimës si pjesë të politikës ndërkombëtare të sigurisë dhe se Schneider duhet të forcojë mbrojtjen globale të klimës pavarësisht Trump. Megjithatë, pyetja është nëse ai do të jetë në gjendje të imponojë konceptet e tij në qeverinë gjermane, pranë një Ministre të fortë të Ekonomisë si Reiche./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë