LIVE UPDATES
Bota

Afrikë e Jugut/ Metodë e re për të ndihmuar pacientët me HIV

Loja vazhdon duke treguar se si qeliza e bardhë e gjakut hyn në rreth dhe ttegon muskujt. Por, kur HIV hyn në trup, qeliza paralizohet dhe nuk mund të luftojë infeksionin derisa ilaçet antiretrovirale të vijnë për ta ndihmuar.

26 Janar 2025, 22:16 Nga I.A

Afrikë e Jugut/ Metodë e re për të ndihmuar pacientët

SHBA- Kombet e Bashkuara thonë se epidemia e sëmundjes HIV/AIDS mund të përfundojë deri në vitin 2030. Pacientët, megjithatë, duhet të ndjekin protokollin e trajtimit për ta mbajtur nën kontroll virusin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Johanesburgu, Zaheer Cassim në Afrikën e Jugut është hartuar një metodë e re përmes lojërave për t’i ndihmuar njerëzit t’i përmbahen protokolleve të trajtimit kundër HIV-it. Punonjësja e shërbimeve sociale fton pjesëmarrësit të fillojnë lojën.

“Ky është trupi im, pa HIV, pa infeksion. Kjo është qeliza ime e bardhë”, fillon lojën zonja Thandeke Nene.

Loja vazhdon duke treguar se si qeliza e bardhë e gjakut hyn në rreth dhe ttegon muskujt. Por, kur HIV hyn në trup, qeliza paralizohet dhe nuk mund të luftojë infeksionin derisa ilaçet antiretrovirale të vijnë për ta ndihmuar.

“Duket si lojë, por është shumë serioze, sepse tani e di se cili është ndryshimi midis një virusi dhe pasojave të tij”, thotë pjesëmarrësi Joseph Ntshiaingila.

Ky program drejtohet nga Komuniteti i Rrjetit për HIV dhe AIDS të Afrikës Jugore (NACOSA). Në fillim të këtij viti, ekipi i NACOSA-s përfundoi kursin “Urat e Shpresës” ku ata mësuan se si të përdorin lojëra të tilla për t'i mësuar njerëzit për rëndësinë e ndjekjes së protokolleve të trajtimit kundër HIV-it.

Një studim mbi këtë sëmundje në një gazetë mjekësore në Afrikën Jugore tregoi se lojërat janë më të mira se vizitat në shtëpi për t’i bindur pacientët të vazhdojnë kurën.

“Përmes pjesëmarrjes dhe lojërave është e lehtë të mbahet mend vazhdimi i terapisë sepse e gjitha është argëtuese dhe jo formale. Pra, kjo është një qasje ndryshe që funksionon”, thotë zonja Thandeke Nene, punonjëse e shërbimeve sociale.

Një nga trajnerët, Tshepo Sefome shfrytëzon lojërat për t’u treguar pjesëmarrësve se kur ke qëllime të qarta dhe mbështetjen e duhur të gjithë mund të arrijnë një të ardhme të shëndetshme.

“Nëse ky model shfrytëzohet në të gjithë botën, njerëzit do të mund të kuptonin gjërat më mirë dhe të kenë një perspektivë ndryshe mbi trajtimet dhe njerëzit që jetojnë me HIV”, thotë zoti Sefome.

Peter Labouchere është krijuesi i lojërave ‘Urat e Shpresës’.

Ai thotë se lojërat ofrojnë mënyra të ndryshme të të mësuarit dhe kjo shton gjasat që studentët t’i kujtojnë më mirë ato që mësojnë.

“Njerëzit kanë mënyra të ndryshme të preferuara të të mësuarit. Disa preferojnë mësimin përmes imazheve, disa përmes të dëgjuarit dhe disa përmes një aktiviteti konkret. Nëse i kombinojmë të tri mënyrat, kjo i përfshin të gjithë njerëzit”, thotë zoti Labouchere.

Kombet e Bashkuara synojnë të zhdukin AIDS-in deri në fund të kësaj dekade. Komuniteti NACOSA thonë se programe si të tilla mund të ndihmojnë për të siguruar që më shumë njerëz t’i përmbahen protokollit të trajtimit që shpëton jetë./VOA

hiv

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë