LIVE UPDATES
Bota

Aksioni në Brezovicë, vilat që u konfiskuan nga shteti, ishin të njerëzve të njohur dhe politikanëve

Ky park është i ndarë në tri zona dhe sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në zonën e parë dhe të dytë nuk lejohet fare ndërtimi kurse në atë të tretë, vetëm me leje të veçantë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë në kundërshtim me ambientin.

12 Tetor 2022, 12:22 Nga d.a.
Aksioni në Brezovicë, vilat që u konfiskuan nga shteti, ishin
aksioni ne Brezovice

KOSOVË- 53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar në Brezovicë nga rreth 100 sa janë gjithsej të ndërtuara në zonën e parë të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Ky park është i ndarë në tri zona dhe sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në zonën e parë dhe të dytë nuk lejohet fare ndërtimi kurse në atë të tretë, vetëm me leje të veçantë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë në kundërshtim me ambientin.

Rasim Maloku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka deklaruar se operacioni i sotëm “Brezovica” është vazhdimësi e operacionit të ndërmarrë muaj më parë.

53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar, kurse operacioni vazhdon edhe në ditën e nesërme nëse premtojnë kushtet atmosferike”, tha Maloku

Ai sqaroi se zona është nën kontroll dhe tanimë janë ndërprerë të gjitha punimet. Prokurori u shpreh se zyrtarët që ishin përgjegjës për lëshim të lejeve për ndërtim dhe zyrtarët përgjegjës për zbatim, e që janë ata të Drejtorisë së Urbanizimit në komunën e Shtërpcës, që është dashur ta mbikëqyrin gjendjen si edhe inspektorati i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk e kanë kryer punën e tyre.

“Situata ka ardhur deri në këtë nivel për shkak të neglizhencës dhe është dashur të ndërhyjë prokuroria ngaqë janë kryer keqpërdorime të jashtëzakonshme”, tha Maloku.

“Dukuria e keqpërdorimit në këtë zonë ka filluar që nga vitet 2013-2014, por Policia e Krimeve Ekonomike është aktivizuar kurse ndalimet e punimeve janë bërë në vitin 2016, kur edhe kanë vendosur shirita për ndalim punimesh, përkatësisht edhe inspektorati i Ministrisë së Mjedisit”, tha ai, duke shtuar se “çështja ka ngelur në vend”.

Ai tha se është dashur të intervenojë prokuroria në vitin 2019.

Por, sërish Inspektorati i Ministrisë i ka anuluar aktvendimet për ndërprerje të punimeve dhe kështu është dashur që komplet rastin ta marrë në duar prokuroria”.

Çështja e mbikëqyrjes së ndërtimeve, sipas prokurorit Maloku është punë e inspektorëve të nivelit komunal e qendror.

“Paralajmërimet për mos ndërtime nga ana e tyre kanë qenë shumë formale, por veprime efektive për ndërprerje të ndërtimeve nuk janë bërë asnjëherë”.

Prokuroria deklaroi se pikërisht për mos veprim të tyre inspektorëve, kanë filluar hetimet si ndaj komunës së Shtërpcës dhe atyre të Ministrisë së Ambientit.

“Në rastin Brezovicës, nën hetime i kemi 17 persona, ndaj 11 personave është ngritur aktakuzë në vitin 2020 për degradim ambienti. 18 janë në paraburgim, 3 janë në arrest shtëpiak e të tjerët janë nën masa më të buta sepse kanë bashkëpunuar me prokurorinë”.

Ai tha se hetimet do të vazhdojnë, pavarësisht nivelit të personave.

“Të gjithë do të dalin para gjykatës. Parku kombëtar ndahet në tri zona. Në dy të parat ndalohet rreptësisht ndërtimi. Por në këtë zonë për shkak të akteve korruptimeve dhe mos mbikëqyrjes nga inspektorati i Ministrisë së Ambientit, janë kryer rreth 100 ndërtime, përfshirë edhe një motel, e që është dashur të ndalohen dhe të sekuestrohen”.-tha prokurori Maloku.

Prokurori Maloku u shpreh se do të vazhdohet me sekuestrime në zonën e dytë e pastaj në zonën e tretë./Express/

rasim maloku policia e kosoves aksion ne brezovice

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë