LIVE UPDATES
Bota

'Albin Kurti këtu ndahen rrugët tona'/ Haki Abazi: E ke pranuar Zajednicën

Përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook' ai u shpreh i pakënaqur me dy elementë të marrëveshjes të cilat sipas tij do të 'fundosin' Kosovën. 

28 Shkurt 2023, 13:32 Nga a.l
'Albin Kurti këtu ndahen rrugët tona'/ Haki Abazi: E ke
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi deklaron se ka ndarë përfundimisht rrugët me kryeministrin Albin Kurti. Ky reagim vjen një ditë pas takimit në Bruksel me presidentin Aleksandër Vuçiç të cilët të dy u dakordësuan për planin e propozuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook' ai u shpreh i pakënaqur me dy elementë të marrëveshjes të cilat sipas tij do të 'fundosin' Kosovën. 

"Të dyja palët angazhohen të respektojnë Udhërrëfyesin e Zbatimit të aneksuar në këtë Marrëveshje. Kushdo tjetër do të ishte i detyruar ndoshta të pranonte këtë marrëveshje, por jo Ju. Jo Kurti që ka udhëhequr një grusht njerëzish që kanë qenë të betuar me besë e deri në vdekje për të mos pranuar Serbinë dhe rolin e saj brenda. Disa edhe kanë vdekur për këtë gjë! Disa kanë vendosur gjithë kapitalin dhe kreditin politik për të mbrojtur ty dhe veprimet e tuaja. Lexo: Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane. Lexo: Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese", shkruan Abazi. 

POSTIMI I PLOTË I HAKI ABAZIT:

Po z. Kurti, këtu ndahen rrugët tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njejtë me ata që janë opozitë- konfidenciale . Edhe ata flisnin për “fshisa kur pyeteshin për lisa”. Ju keni pranuar Zajednicën dhe jeni deklaruar në mënyrën më të pasinqertë! As autentike, as semantike por hipokrizi par-excellence. Së paku do e thoje hapur e në sy që e ke pranuar ose ta refuzoje me qartësi!

Ju jeni dakorduar me marrëveshjen kornizë që ka dy elemente fundosëse për Kosovën. Një konzervimi i rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe asociacionit apo zajednices së komunave me shumicë Serbe.

Dmth z. Kurti ju jeni vazhdimësia e së kaluarës, ju nuk jeni ndryshimi. Luftën për të eliminuar njerëzit potencial për të udhëhequr me vendin ata e bënë me tyten e pushkës dhe revolës duke i dërguar në varr, Ju keni adoptuar luftën speciale, ushtrinë e facebook dhe rrjetet sociale për të eliminuar, këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. E ke rrethuar veten me njerëzit e pushteteve të kaluara, me vepra penale, nënshkrues të demarkacionit dhe marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ke përjashtuar aktivisitët dhe përkrahësit më të devotshëm dhe po i mbronë e po i mbanë afër njerëzit e korruptuar, ata që e shkatërruan urbanizmin, privatizuan e përfituan, dhanë leje për kompensim me villa.

Por le të mbetemi të marrëveshja: neni 7, neni 10 dhe neni 11 qartë përcaktojnë zajednicën:

Neni 7

Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 10

Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.

Neni 11

Të dyja palët angazhohen të respektojnë Udhërrëfyesin e Zbatimit të aneksuar në këtë Marrëveshje.

Kushdo tjetër do të ishte i detyruar ndoshta të pranonte këtë marrëveshje, por jo Ju. Jo Kurti që ka udhëhequr një grusht njerëzish që kanë qenë të betuar me besë e deri në vdekje për të mos pranuar Serbinë dhe rolin e saj brenda. Disa edhe kanë vdekur për këtë gjë! Disa kanë vendosur gjithë kapitalin dhe kreditin politik për të mbrojtur ty dhe veprimet e tuaja.

Lexo: Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Lexo: Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.

Sikur të kishim rezultate apo shenja të një suksesi të brendshëm në investime, hapje të vendeve të punës- ndalje të exodusit, shëndetësi të reformuar, arsim të reformuar, zhvillim të qëndrueshëm energjetik, mbrojtje të mjedisit nga shkatërrimi, ndalim të degradimit urban, ose një shenjë të vogël të reformimit të adminstratës dhe sistemit të drejtësisë, forcim e avancim të policisë e njësiteve apo pak më shumë dinjitet për punëtorët, ndoshta edhe do të faleshin mëkatet e dështimit dhe përmbysjes së bindjes dhe parimeve për dorën e Serbisë në Kosovë.

Përmbysjen e keni bërë duke e konfirmuar që jeni produkt i luftës së eliminimit, jeni zgjatja pas gjykatës speciale, jeni faza e re e tranzicionit të vjetër. Prioriteti kryesor është matja e opinionit publik dhe deliri për pushtetin. Pushtet që përdoret për të ushqyer egot, për të servilosur ata që ndjehen për herë të parë gjallë sepse si qenie politike nuk kanë ekzistuar dhe jashtë politikës do të ishin maksimumi sekser të akreditimit të universiteteve apo anëtarë të rinisë demokratike apo shfrytëzues të kartelave të Behxhet Pacollit. Kaq, këta janë njerëzit që ke përzgjedhur të bëhen fytyrat e përmbysjes së shpresës së madhe dhe transformimit të qeverisjes.

Në takimin e fundit para zgjedhjeve lokale i the grupit parlamentar: qetësisht po presim fitorën në zgjedhjet komunale për të marrë në dorë pushtetin që siguron ndryshimin e njerëzve. Dështimi në zgjedhjet lokale është fatura jote e papaguar! Në të ashtuquajtura zgjedhje të brendshme ju keni treguar qëllimin përfundimtar, ata që kanë kurriz e integritet gjejeni formën për t‘i lënë jashtë me çdo kusht qoftë edhe duke u kujdesur që personalisht të caktoni diagnosa për të anatemuar dhe stigmatizuar e më pastaj me profilet e ushtrisë fiktive online të shkatërrohen politikisht. Kokat e turkut të janë dashur për të mbuluar dështimin. Kjo mund të bëhet nga një mendje e korruptuar me fajllat e komunistëve. Servilët janë në rregull- Kadri Hazbiu, Beqir Balluku… Jo.

Deri tani teoria që të përfshishë njerëzit për t’i shkatërruar nga brenda të ka funksionuar, por kjo nuk shkon gjatë. Vrasjet politike janë instrument që funksionojnë shkurt, gjaku të ze, tradhëtia del- nuk rri dot e konzervuar. Zhurma e militantëve dhe përkrahja e servilëve zhduken si fluskë sapuni. Të parë janë më pak se sa simpatizantët e një klubi futbollistik e të dytët janë më shumë, ata të duan sepse e kanë parë që nuk keni aftësi as të i lëvizni nga “kullosa” ku kanë kullotur në kohën e pushteteve. Përkundrazi ju jeni bërë shërbëtorë në grazhdin e tyre, në konferenca e përvjetore që i ben për të krijuar përcepcion. Këto as nuk janë strategji e as përmbajtje e AQ me pak bindje. Vetëm përceptim dhe asnje gjë më shumë. Në anën tjetër këtë përceptim po doni ta ushqeni me sadakanë e 100 euroshit dhe ndihmat. Po i merrni nga populli për t‘i dhënë të njejtat, paratë e veta. Kjo nuk është ndonjë e arritur e as edhe politikë sociale, kjo është sadaka me pare të huaja.

Dy vite, as edhe një ligj, as edhe një strategji, as edhe një sukses në fushën e diplomacisë. Dy vite shterpësi totale dhe përceptime pa përmbajtje. Kështu përfundohet në pozita të krijuara nga diplomacia e Serbisë, merre ose lere! Kërkojmë falje nga Presheva, Bujanoci e Medvegja që nuk u bë reciprociteti edhe për ata…

Për drejtësi e pamë, shkarkimi i vetëm ishte për shkak të mendimit dhe kritikës,asnjë shkarkim për mospunë dështimet dhe korrupcionin.

Më vjen mirë që nuk jam pjesë e Komisionit që do të duhej t’i mbante tupanin e hipokrizisë për vallën e servilëve dhe pakurrizorëve!

Vazhdojmë kur të lodhen zhurmat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Takimi i radhës do të mbahet më datë 18 Mars në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

haki abazi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje