LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Qeveritë e vendeve europiane shpenzime rekord për armatime gjatë vitit 2022

Kaq e madhe kjo shifër nuk ka qenë asnjëherë, që kur SIPRI ka filluar të publikojë raportet e tij në vitin 1960.

28 Prill 2023, 16:10 Nga k.m.
Analiza e DW: Qeveritë e vendeve europiane shpenzime rekord për
Foto ilustruese

Shumë shtete kanë shpenzuar shuma rekord për armatime në vitin 2022. Arsyet? Inflacioni, lufta e Rusisë në Ukrainë, rivaliteti midis SHBA dhe Kinës. Po Gjermania? Sa më shumë probleme aq më shumë para. Me këto fjalë mund të përshkruhen shkurtimisht përmbledhjet e raportit të fundit të Institutit për studimin e paqes në Stokholm, SIPRI. Për vitin e kaluar, vitin 2022 raporti tregon rritjen 3,7 përqind të shpenzimeve botërore për armatimin, në krahasim me një vit më parë.

Kaq e madhe kjo shifër nuk ka qenë asnjëherë, që kur SIPRI ka filluar të publikojë raportet e tij në vitin 1960.

“Pavarësisht nëse shtetet kanë qenë ekonomikisht më mirë apo më keq se sa pritej, ushtria ka përdorur më shumë burime financiare se në vitet e mëparshme,” tha Nan Tian për Deutsche Welle-n. Ai është një nga autorët e raportit.

Rritja e shpenzimeve nuk është e papritur. Që prej sulmit rus kundër Ukrainës, në shkurt të 2022, qeveritë e vendeve europiane njoftuan njëra pas tjetrës rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.

Në shtetet e NATO-s, shpenzimet për armatimet janë në rritje që prej vitit 2014, vit kur Rusia aneksoi pa të drejtë gadishullin ukrainas të Krimit, dhe i shkoi në ndihmë separatistëve që ndodhen në lindje të Ukrainës. Si reaksion ndaj kësaj vendet anëtare të NATO-s vendosën që deri në vitin 2024 të rrisin deri me dy përqind shpenzimet për mbrojtjen, dhe shumë prej tyre janë duke e arritur ngadalë këtë synim.

Por një vështrim më i vëmendshëm të të dhënave të SIPRI-t, tregon se rritja e shpenzimeve shpesh është më e vogël se sa duket në fillim. Ndërkohë që shpenzimet ushtarake në gjithë botën janë rritur në vitin 2022 me më shumë se dy bilionë euro, në prodhimin e brendshëm bruto të vendeve, rritja nuk ka qenë më e madhe se 0,1 përqind, një rritje që është më e vogël se në vitin 2013.

Dhe kjo megjithëse shumë shtete kanë rritur dhjetë vitet e fundit shpenzimet e tyre ushtarake, si përshembull Kina (63 përqind), India (47 përqind) dhe Izraeli (26 përqind).

Por në të gjitha këto vende pjesa që zënë shpezimet ushtarake në gjithë vëllimin ekonomik të vendit ka rënë.

Një nga faktorët pse ka ndodhur kjo është inflacioni i lartë. Ministrat e Mbrojtjes vuajnë njësoj si ekonomitë shtëpiake nga humbja e fuqisë blerëse. Ashtu siç shtrenjtohet gjithnjë e më shumë një kuti kartoni me qumësht, edhe për një avionë luftarak duhen dhënë gjithnjë e më shumë para. Nëse një vend kërkon jo vetëm që të mbajë në gjendje të mirë ushtrinë, por ta përmirësojë atë, atëherë ai duhet të japë më shumë para, siç pasqyrohet edhe në raportin e SIPRI-t.

Inflacioni përbën problem të madh edhe për Gjermaninë, sepse ai ndikon në shpenzimet ushtarake.Duke reaguar ndaj luftës në Ukrainë, qeveria gjermane i premtoi t’i japë ushtrisë gjermane, Bundeswehr, 100 miliardë euro. Por mbas kritizimit të Gjermanisë për buxhetin e vogël ushtarak, rritja e çmimeve ka detyruar tani qeverinë gjermane që të frenojë shpenzimet.

Edhe çorapet dhe të brendshmet janë shpenzime ushtarake 

Shumat shtesë të premtuara për Bundeswehrin, përveç shpenzimeve të zakonshme për mbrojtjen, nuk përfshihen në shifrat e fundit të SIPRI-t, sepse asnjë nga ato para nuk është dhënë vitin e kaluar. Por edhe nëse ato do të ishin dhënë, Gjermania do vazhdonte të qëndronte ende pa e realizuar dy përqindshin e NATO-s. Në këtë përfundim arriti vitin e kaluar një studim i bërë nga Instituti ekonomik gjerman, Instituts der Deutschen Wirtschaft.

Megjithëse kur flitet për shpenzimet ushtarake njeriu mendon fillimisht për armë dhe makineri, ato kanë të bëjnë me më shumë se kaq: Personeli ushtarak duhet të vendoset në një vend, të vishet dhe ushqehet, shpesh në rajone të largëta të botës, strukturat e mëdha administrative mbahen shpesh nga qindra mijëra punonjës. Kjo do të thotë se më shumë para për ushtrinë nuk do të thotë doemos më shumë para për armë dhe për përmirësimin e aftësisë mbrojtëse.

Rritja e shpenzimeve ushtarake në gjithë botën ka të bëjë edhe me ndihmat ushtarake për shtetet e tjera, ndihmë që ka arritur përmasa të jashtëzakonshme në vitin 2022, për shkak të luftës në Ukrainë. Vetëm Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës 47 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, thotë një studim i Institutit të Kilit për ekonominë globale. SHBA vazhdon të jetë fuqia më e madhe ushtarake në botë. Në vitin 2022, SHBA dha sipas të dhënave të veta 877 miliardë dollarë për armatime, një shifër që përbën 39 përqind të shpenzimeve të gjithë botës.

Matur me prodhimin e brendshëm bruto, kjo shifër është më e ulët se dhjetë vjet më parë dhe shumë më e ulët se gjatë kohës kur Lufta e Ftohtë ndodhej në kulmin e saj, kur buxheti amerikan i mbrojtjes ishte gati dhjetë për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Megjithatë, ashtu si dhe më parë SHBA mund ta përdorë fuqinë e saj, si asnjë vend tjetër në botë, “duke ndikuar në gjithë pjesën tjetër të botës,” thotë eksperti i SIPRI-t, Nan Tian.

Kina, që sipas të dhënave nga SHBA, përbën një arsye të rëndësishme për shpenzimet ushtarake amerikane, zë vendin e dytë duke patur një diferencë të madhe me SHBA dhe buxhet mbrojtjeje prej 292 miliardë dollarësh. Megjithë diferencën e madhe midis dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës, përfaqësues të qeverisë amerikane dhe ekspertë të çështjeve të sigurisë paralajmërojnë se Kina është duke e marrë veten.

Megjithatë të dy fuqitë e mëdha janë nga pikëpamja ushtarako- gjeografike shumë të ndryshme. Ndërkohë që Kina tregon muskujt në zonat e saj në hapësirën e Paqësorit, SHBA është e vendosur të jetë prezente me politikën e sigurisë në gjithë botën, duke vazhduar të luajë një rol global, të cilin qeveria e Uashingtonit e luan që nga Lufta e Dytë Botërore./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje