Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kishte zemërim kolektiv kur Sekretarja e Brendshme tha se kishte pushtim në bregdetin tonë jugor. Puna është se jashtë qyteteve të mëdha, njerëzit ndihen sikur janë pushtuar.

Sigurisht që nuk do të mbroj Suella Braverman-in, ajo mund të kishte përdorur një frazë më të mirë, dhe më keq, fjalët e saj mund të përdoren kundër saj në atë që tashmë është një situatë e nxehtë, por le të mos pretendojmë se fjalimi i Braverman nuk pati jehonë në publik.
Këtu në Conwy Valley, nën hijen e Snowdonia, 100 emigrantë meshkuj u sollën fshehurazi në Kent dhe janë vendosur në hotelin luksoz Hilton Garden Inn, Dolgarrog. Zyra e Brendshme tha se kjo është vetëm e përkohshme - të paktën tre muaj, por nuk dihet nëse qëndrimi i emigrantëve do të zgjatet. Hoteli Hilton Garden Inn dhe Adventure Parc Snowdonia kanë marrë miliona para nga taksapaguesit e në vend që të ofronin punë, personeli vendas u pushua nga puna në hotel. Faqja e prenontimeve është mbyllur dhe ata që kanë rezervuar dasma, i kanë anuluar.
Home Office ka transferuar 100 meshkuj në një fshat rural me një popullsi prej vetëm 450 banorësh, pa u konsultuar me komunitetin apo autoritetet lokale. Dolgarrog është larg të qenit një zonë urbane. Fshati aksesohet vetëm nga një rrugë e shpejtë dhe jo shumë e përshtatshme për këmbësorët, e cila ka vetëm një urban të vogël.
Fshatarët e Dolgarrog kanë disa shqetësime për sigurinë, veçanërisht për fëmijët që ndjekin shkollën fillore lokale, Ysgol Dyffryn yr Enfys. Nënat dhe baballarët me të cilët kam folur kanë shprehur shqetësimin e tyre për kaq shumë emigrantë meshkuj që jetojnë pranë shkollës. E vërteta është se ne nuk e dimë se cilët janë këta burra. Nuk ka kontrolle; në shumicën e rasteve, nuk mund të verifikosh se kush janë ata, pasi kontrabandistët u thonë emigrantëve që të hedhin çdo dokument identifikimi përpara se të kalojnë Kanalin.
Përpara se "Twitterati" të na thotë se ne jemi vetëm një bandë racistësh duhet të shtojmë se fshatarët janë mbledhur së bashku për të ofruar donacione ushqimesh dhe rrobash. Ata planifikojnë të takohen dhe të dialogojnë me "qiramarrësit e rinj" të hotelit.
Nuk ka të bëjë me racën. Thjesht, është fakti që Zyra ka strehuar 100 burra në një vend të papërshtatshëm me pak burime.
Autoritetet lokale u mbajtën në errësirë lidhur me lëvizjen e bërë dhe stafit të hotelit Hilton Garden Inn nuk iu tha asgjë derisa emigrantët u shfaqën.
Ajo që po ndodh në Uellsin e Veriut nuk është një herë; po ndodh në të gjithë vendin. Home Office punësoi një kompani të quajtur Clearsprings për të drejtuar një operacion për të gjetur qindra hotele për të akomoduar emigrantët, ndërkohë që kërkesat e tyre për azil shqyrtohen.
Pasi emigrantët kanë mbërritur në hotele, BBC po censuron emrat e vendeve ku akomodohen. Ata thonë se është për të mbrojtur emigrantët, por sigurisht që është në interes të publikut që komunitetet lokale të informohen. A mendon BBC se ata mund t'i mbajnë të fshehta vendndodhjet në epokën e mediave sociale?
Nuk dihet se cili ishte kriteri i Clearsprings kur ata zgjodhën Dolgarrog, por me rritjen masive të emigrantëve, fshati i vogël i Uellsit nuk do jetë i vetmi. Politika sekrete e hoteleve të Home Office i ka lënë këshillat lokalë të papërgatitur dhe në fund vetëm marrin faturën, ndaj komunitetet lokale ndihen sikur janë pushtuar. Fjalët e Suella Braverman mund të përfaqësojnë njerëzit, por veprimet e saj jo.
Foto ilustruese EUROPË- Të paktën një milion diagnoza kanceri mbetën të padiagnostikuara në Evropë gjat&e...
Rexhep Tajip Erdogan ne Samitin G20 TURQI- Rexhep Tajip Erdogan ka dhënë një mesazh të qartë për Greqinë në ko...
Volodymyr Zelenskyy KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi planin e tij prej 10 pikash për përfundimin e luftës dhe paqen ...
Saimiti G20 RUSI- Udhëheqësit e vendeve të G20 thanë sot se shprehin keqardhjen e tyre për sulmin e Rusisë ndaj Ukrain&e...
foto ilustruese POLONI- Sulmi me raketë në Poloni ku u vranë dy persona ka ngritur shqetësime se mund të vihet në plan n...
Charlie Blackwell-Thompson SHBA- Drejtoresha e misionit 'Artemis', Charlie Blackwell-Thompson iu është drejtuar ekipit të saj në Cape C...
Dmitry Medvedev POLONI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev shprehet se sulmi me raketë në territorin polak tregon që Perëndimi po i afr...
sulmi ne poloni RUSI- Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se është përgjegjëse për shkëprthimin e një rakete nbë...
Bombardime ne Poloni POLONI-Mbrëmjen e djeshme u zbulua se një raketë kishte kaluar në Poloni dhe kishte vrarë dy persona. Fatkeq&...
Raketa SHBA- Sistemi i nisjes hapësinore i NASA-s është ngritur ngritur nga Qendra Hapësinore Kennedy. “Ne ngrihemi së ...