9 Shkurt 2023, 10:08
Nga k.m.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të jetë kundër asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Në postimin e bërë në rrjetet e tij sociale, Kurti ka nxjerrë me listë të gjithë drejtuesit e 11 komunave në Serbi që i përkasin minoriteteve të ndryshe, për të cilat ngre pyetjen nëse do të mund të formonin asociacione një-etnike.
"Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi? Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët. 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?,"-shkruan Albin Kurti.
Javëve të fundit, të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin për t’i inkurajuar palët të pranojnë një propozim të ri – të quajtur propozim evropian – që dy shtetet të normalizojnë raportet dhe të përshpejtojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, por vetëm disa prej 33 marrëveshjeve të arritura janë zbatuar deri më tani. Tani, plani evropian – apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman – nuk është bërë publik. Por SHBA-ja ka rritur presionin ndaj Prishtinës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.
Kurti tha se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi disa kushte për të, përfshirë edhe që Asociacioni të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve dhe të zbatohet pas njohjes reciproke. Autoritetet në Kosovë kanë shprehur frikën se Asociacioni i Komunave serbe në Veri do të minonte shtetësinë e Kosovës.
albin kurti asociacioni i komunave serbe në kosovë
Bota
9 Shkurt 2023, 09:58
k.m.
Foto ilustruese
GJENEVË- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar botën që të përgatitet p&eum...
Bota
9 Shkurt 2023, 09:44
k.m.
Foto ilustruese
TURQI- Me shifrat që rriten çdo orë, tërmeti në Turqi dhe Siri është tashmë ndër 10 më ...
Bota
9 Shkurt 2023, 09:32
k.m.
Michael Jackson
SHBA- Administratorët e pasurisë së Michael Jackson janë në proces të shitjes së 50% të të dre...
Bota
9 Shkurt 2023, 09:24
k.m.
Pamje nga Turqia
TURQI- Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri vazhdojnë ende kërkimet mes të ftohtit të ashpër për t...
Bota
9 Shkurt 2023, 09:19
A.B
Qenushi
TURQI- Tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë herët në mëngjesin e së hënës vazhdon t&e...
Bota
9 Shkurt 2023, 09:18
k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden gjykon se homologu i tij kinez Xi Jinping po përballet me “probleme të mëdha”, ve...
Bota
9 Shkurt 2023, 09:14
k.m.
Pamje nga shpëtomet
TURQI- Ekipet e shpëtimit në lagjen Onyxiubat të Kaharamanmaras nxorrën çiftin Bagis nga nën nj&eu...
Bota
9 Shkurt 2023, 09:00
k.m.
Lea Ypi
ATHINË- Media greke "Kathimerini" i ka marrë një intervistë shkrimtares shqiptare, Lea Ypi, pasi kjo e fundit publikoi librin ...
Bota
9 Shkurt 2023, 09:00
A.B
Femija
TURQI- Nën rrënojat e ndërtesave që u shembën nga tërmetet vdekjeprurëse 7.8 dhe 7.7 ballë n&...
Bota
9 Shkurt 2023, 08:45
k.m.
Foto ilustruese
Të dielën, më 12 shkurt 2022, Berlini rivoton për parlamentin e landit (Abgeordnetenhaus) dhe parlamentet e komunave. N...