LIVE UPDATES
Bota

BE-ja premton mbështetje ushtarake për Ukrainën, shqyrton sanksione të reja ndaj Rusisë

Borrell u tha gazetarëve të mërkurën vonë pasi organizoi një takim të posaçëm ministror në Nju Jork se hollësitë e paketës së sanksioneve ende duhet të përcaktohen nga përfaqësuesit e BE-së, por është i sigurt se do të ketë mbështetje të njëzëshme.

22 Shtator 2022, 12:48 Nga d.a.
BE-ja premton mbështetje ushtarake për Ukrainën, shqyrton
lufta ne ukraine

UKRAINË- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ministrat e jashtëm të bllokut janë pajtuar të vazhdojnë dhe të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën dhe të shqyrtojnë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, që synojnë individë sektorë të caktuar të ekonomisë ruse.

Zoti Borrell u tha gazetarëve të mërkurën vonë pasi organizoi një takim të posaçëm ministror në Nju Jork se hollësitë e paketës së sanksioneve ende duhet të përcaktohen nga përfaqësuesit e BE-së, por është i sigurt se do të ketë mbështetje të njëzëshme.

Ai tha se ishte e rëndësishme që ministrat të takoheshin dhe të dërgonin një "mesazh të fuqishëm" në të njëjtën ditë kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve ushtarak të vendit të tij dhe se Putini "po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën".

Zoti Borrell tha se përveç "vuajtjes së madhe që shkaktoi agresioni rus mbi popullin ukrainas, Rusia ka zgjedhur të zgjasë më tej koston e luftës edhe për popullsinë e saj ruse".

Ai tha se referenca e dukshme e Vladimir Putinit për gatishmërinë e Rusisë për të përdorur armët bërthamore nëse është e nevojshme për të mbrojtur veten, paraqet "një përpjekje të papërgjegjshme dhe cinike për të penguar mbështetjen tonë të palëkundur ndaj Ukrainës".

“Këto kërcënime rrezikojnë në një shkallë të pashembullt paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha zoti Borrell. “Por ato nuk do të lëkundin vendosmërinë tonë. Ato nuk do të lëkundin vendosmërinë tonë, unitetin tonë për t'i qëndruar pranë Ukrainës dhe mbështetjen tonë gjithëpërfshirëse për mundësitë e Ukrainës për të mbrojtur tërësinë tokësore dhe sovranitetin e saj për aq kohë sa është e nevojshme”.

Presidenti Putin tha në një fjalim televiziv të mërkurën se mobilizimi i rezervistëve, që pasoi sukseset e Ukrainës në një kundërofensivë në pjesën verilindore të vendit, është i nevojshëm për të mbrojtur atdheun dhe sovranitetin e Rusisë.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se ushtria do të thërrasë 300,000 rezervistë nën armë.

Presidenti Putin tha se perëndimi po përpiqet të dobësojë dhe shkatërrojë Rusinë dhe se vendi i tij "do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë".

Ai gjithashtu përsëriti se qëllimi i Rusisë në agresionin e saj tashmë shtatëmujor në Ukrainë është të "çlirojë" rajonin lindor të Ukrainës Donbas, duke thënë se njerëzit atje nuk duan të jenë pjesë e Ukrainës.

Udhëheqësit separatistë të rajoneve të kontrolluara nga Moska, Luhansk dhe Donetsk në Donbas, thanë të martën se po planifikojnë të mbajnë votime duke filluar nga e premtja që këto territore të deklarohen si pjesë e Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy hodhi poshtë ato që ai i quajti "përpjekje të Rusisë për të organizuar referendume të reja të rreme"./VOA/

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen