LIVE UPDATES
Bota

Berlini dhe Ankaraja me shpatat ngrehur/ Vizita e Erdogan nervozon qeverinë gjermane për çështjen e Izraelit

Erdogan, do të takohet me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe më pas do të ketë darkë me kancelarin Olaf Scholz në dy takime me dyer të mbyllura.

17 Nëntor 2023, 21:59 Nga A.TH
Berlini dhe Ankaraja me shpatat ngrehur/ Vizita e Erdogan nervozon qeverinë
Olaf Scholz dhe Erdogan

GJERMANI- Gjermania dhe Turqia janë më larg se kurrë nga njëra-tjetra. Edhe pse janë të vetëdijshme se janë dy vende që kanë nevojë për njëri-tjetrin, situata në Lindjen e Mesme e vështirësuar situatën. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan viziton këtë të premte Berlinin, por protokolli qeveritar është kujdesur që vizita e tij të kalojë me sa më pak vëmendje. Kjo për shkak të ndonjë deklarate të mundshme të presidentit turk për luftën në Rripin e Gazës, ndërsa fryma pro palestineze po rritet në shoqërinë gjermane.

Erdogan, fillimisht do të takohet me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe më pas do të ketë darkë me kancelarin Olaf Scholz. Dy takime me dyer të mbyllura dhe një darkë private vështirë se flasin për bujë, raportojnë mediat e huaja.

Marrëdhëniet mes dy vendeve

Marrëdhëniet midis Presidentit Erdogan dhe qeverive të njëpasnjëshme gjermane kanë qenë të vështira për vite me radhë, me grindjet midis Berlinit dhe Ankarasë që shpërthejnë rregullisht. Kur zëdhënësit e qeverisë gjermane përmendin shprehjen partner i vështirë, dihet se ata po flasin për Presidentin Erdogan. Por mizoritë e Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe hakmarrja e mëvonshme e Izraelit në Gaza, e kanë vënë Gjermaninë dhe Turqinë në anët e kundërta të konfliktit.

Erdogan është një kritik i ashpër dhe i zëshëm i Izraelit. Gjatë muajit të kaluar presidenti turk është bërë gjithnjë e më i ashpër në kritikat e tij ndaj Izraelit. Ai ka refuzuar të dënojë vrasjet dhe pengmarrjen nga Hamasi, duke iu referuar grupit si "çlirimtarë". Hamasi është klasifikuar si një organizatë terroriste nga aleatët perëndimorë, përfshirë Gjermaninë. Udhëheqësit hebrenj në Gjermani e kanë akuzuar zotin Erdogan se ka nxitur antisemitizmin me komente të tilla dhe ka pasur thirrje që qeveria gjermane të anulojë vizitën e presidentit turk.

Faji historik i Gjermanisë kundrejt Izraelit

Për Gjermaninë, faji historik i nazistëve për Holokaustin do të thotë se mbështetja për shtetin e Izraelit është e panegociueshme dhe një gur themeli kryesor i politikës së jashtme të Berlinit. Kur u pyet në një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave në lidhje me komentet e Presidentit Erdogan, Kancelari Scholz i quajti ato absurde.
Gjermania është përballur me protesta në rritje në vend për mbështetjen e saj të vendosur për Izraelin. Si Olaf Scholz ashtu edhe ish-kancelarja Angela Merkel e kanë quajtur vazhdimisht sigurinë e Izraelit Staatsräson e Gjermanisë, ose "arsyeja e shtetit", një term i paqartë që liderët gjermanë përdorin për të shprehur idenë e mbështetjes së palëkundur gjermane për Izraelin.

Por ndërsa sulmet izraelite në Gaza intensifikohen dhe numri i të vdekurve rritet, ky parim po rëndohet, pasi, mediat kryesore gjermane po portretizojnë gjithnjë e më shumë vuajtjet humanitare në Gaza, duke çuar në një shqetësim në rritje për veprimet e Izraelit. Por Gjermania dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën. Gjermania është një partner i rëndësishëm tregtar për Turqinë. Ajo është gjithashtu shtëpia e komunitetit më të madh të diasporës turke në botë dhe është një fushë beteje elektorale për Presidentin Erdogan. Berlini, ndërkohë, ka nevojë për ndihmën turke për të kontrolluar migrimin nga Lindja e Mesme. Kancelari Scholz shpreson të ringjallë një pakt refugjatësh me Turqinë për të kthyer azilkërkuesit dhe dëshiron më shumë mbështetje turke për Perëndimin në luftën e Rusisë në Ukrainë. Këto janë çështjet që do të diskutohen me dyer të mbyllura, por derisa Erdogan të largohet, qeveria gjermane do të jetë më nervoze për atë që Presidenti Erdogan mund të thotë në publik.

frank-walter steinmeier lufta izrael-palestine rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen