Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Bombardime të fuqishme në Ukrainën lindore, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur
“Janë 15 zjarre. Shumë të vrarë dhe të plagosur”, ka shkruar Lyakh kryebashkiaku i qytetit në Telegram, raporton Reuters. Ndër të tjera ai shtoi se sulmet e fundit ishin ndër më të ashprat që nga fillimi i luftës.
3 Korrik 2022, 16:19Nga e.k
Pamjet pas sulmeve me raketa
UKRAINË- Kanë vijuar bombardimet e ashpra në Ukrainën lindore në qytetin Sloviansk ku forcat ruse lëshuan raketahedhës të shumtë në gjithë zonën duke lënë dhjetëra të vdekur dhe të plagosur.
“Janë 15 zjarre. Shumë të vrarë dhe të plagosur”, ka shkruar Lyakh kryebashkiaku i qytetit në Telegram, raporton Reuters. Ndër të tjera ai shtoi se sulmet e fundit ishin ndër më të ashprat që nga fillimi i luftës.
Që nga 24 shkurti kur nisi dhe ofensiva ruse në Ukrainë, vendi është përballur me sulme të shumta ku ndërkohë shumë qytete të Ukrainës lindore tashmë kontrollohen nga rusët. Numri i civilëve të vrarë sipas OKB-së arrin deri në 5000 viktima mes tyre 313 fëmijë dhe 1186 gra. Nga ana tjetër Ukraina zyrtare raporton se janë vrarë më shumë se 30,000 ushtarë rus që nga fillimi i luftës.