27 Shtator 2022, 08:49
Nga d.a.
Arben Ahmeti
KOSOVË- Gazetari dhe moderatori Arben Ahmeti, i cili është edhe drejtor i televizionit “Kanal 10”, është arrestuar dy netë më parë nga policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Ahmeti është arrestuar pas denoncimit të bashkëshortes së tij V.A se në prani të fëmijëve të tyre të mitur ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në raportin e policë të siguruar nga Klan Kosova thuhet se Ahmeti pas konfliktit verbal, në prezencë të fëmijëve, e ka shtyrë me duar gruan e tij pasi kjo e fundit i ka kërkuar të qëndrojë në shtëpinë e Arben Ahmetit në Lapllasel.
“Më datë 25.09.2022, në ora 18:15, është pranuar kallëzim për dhunë në fshatin Laplla Sellë, rruga Dragovacka. Në vendngjarje ka dalë patrulla si dhe polici hetues në detyrë për dhunë në familje ku sipas V. A. ka pasur konflikt me bashkëshortin. Pra sot më 25.09. 22 rreth orës 18:00 i dyshuari Arben Ahmeti, i cili në atë kohë i kishte sjellur dy fëmijët (5 dhe 6 vjeç) të cilët qëndronin tek ai nga data 23.09.22 për shkak se çifti nuk jetojnë bashkë. Në atë moment ka pasur një konflikt kur viktima/ gruaja e ka pyetur të dyshuarin të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij për shkak se ia kanë kërkuar fëmijët të cilët në atë moment qanin për babanë e tyre, i dyshuari ka kundërshtuar duke e ofenduar verbalisht viktimën deri në momentin kur ka pasur kontakt fizik, përkatësisht duke e shtyer me duar nga ana e të dyshuarit. Për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të”, thuhet në raportin e policisë të datës 25 shtator.
Pas denoncimit të gruas, policia ka marrë deklaratën e saj si dhe ka kontaktuar Ahmetin, duke konstatuar se kjo nuk ishte hera e parë që për të ishte raportuar rast dhune, është dërguar në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.
“Me urdhër të hetuesit, patrulla ka marrë deklaratën e viktimës, si dhe ka kontaktuar me të dyshuarin, ku pas provave të grumbulluara në formën e deklaratës së pjesëmarrësit dhe duke qenë se edhe më parë janë raportuar raste të ngjashme, me urdhër të prokurores së shtetit për dhunë në familje, Edina Jupolli, është urdhëruar fillimi i procedurës penale “Dhunë në familje”, ku të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në qendrën e paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.
arrestohet arben ahmeti gazetari dhunon gruan
Bota
27 Shtator 2022, 09:01
d.a.
Spanje
GJERMANI- Carlos Bernat po e vuan në mënyrë të shumëfishtë krizën aktuale të energjisë. Spanjolli 57 vj...
Bota
27 Shtator 2022, 08:45
d.a.
Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në një pozicion më të fortë se çdo vend tjet&e...
Bota
27 Shtator 2022, 08:00
d.a.
Biden dhe Macron
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Uashington në fillim të dhjetorit për vizit&...
Bota
27 Shtator 2022, 08:34
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Halyna, banore e pjesës së pushtuar nga Rusia të rajonit Herson, thotë se motra dhe prindërit e saj nuk kan&...
Bota
27 Shtator 2022, 08:15
d.a.
Borisov
BULLGARI- Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, dënoi fyerjen e himnit kombëtar bullgar në Shkup në ndeshjen e Lig...
Bota
27 Shtator 2022, 08:26
s.s
Shinzo Abe
JAPONI- Ditën e sotme do të bëhet varrimi i ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe i cili u qëllua gjat&eu...
Bota
27 Shtator 2022, 07:47
s.s
Giorgia Meloni
ITALI- Ditën e djeshme, liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni ka fituar zgjedhjet e Italisë. Pas shpa...
Bota
27 Shtator 2022, 07:33
s.s
Asteroid
SHBA- Një anije kozmike e NASA-s u përplas qëllimisht në një asteroid për të ndryshuar kurs...
Bota
27 Shtator 2022, 07:42
A.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është ka qenë sërish në qendër të vëmendjes komentin e tij t&eum...
Bota
27 Shtator 2022, 07:37
A.B
Mbreti
BRITANI- Stema e mbretit Charles III është zbuluar, duke treguar një imazh që do të përdoret nga departamentet qe...