LIVE UPDATES
Bota

Diplomatët e BE-së kërkojnë rritjen e prodhimit të municionit për Ukrainën

Josep Borrell tha se forcat ruse gjuajnë rreth 50.000 fishekë artilerie çdo ditë dhe se furnizimet e Ukrainës duhet të ngrihen në të njëjtin nivel.

20 Shkurt 2023, 13:38 Nga k.m.
Diplomatët e BE-së kërkojnë rritjen e prodhimit të
Foto ilustruese

Diplomatët e lartë të Bashkimit Evropian paralajmëruan të hënën se duhet të gjenden mënyra për të ofruar shpejt mijëra predha artilerie për Ukrainën ose BE-ja do të duhet të përballet me mundësinë e humbjes së luftës kundër Rusisë. Kjo deklaratë erdhi gjatë së hënës kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bëri një vizitë të papritur në Ukrainë dhe përderisa po raportohet për pakësim të rezervave të municioneve në Evropë.

“Sot, çështja më e rëndësishme dhe urgjente për ushtrinë ukrainase është të ketë një fluks të vazhdueshëm municionesh,”- tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, përpara se të kryesonte një takim të ministrave të jashtëm të bllokut.

“Nëse dështojmë në këtë, me të vërtetë, rezultati i luftës është në rrezik”.

Borrell tha se forcat ruse gjuajnë rreth 50.000 fishekë artilerie çdo ditë dhe se furnizimet e Ukrainës duhet të ngrihen në të njëjtin nivel. Vlerësime të tjera sugjerojnë se Ukraina po gjuan 6.000 deri në 7.000 predha artilerie në ditë, rreth një e treta e totalit të Rusisë. Borrell tha se diskutimi brenda BE-së do të përqendrohet në gjetjen e mënyrave për të bërë blerje të përbashkëta municionesh dhe përdorimin e një fondi të posaçëm të BE-së për të siguruar financim shtesë.

Javën e kaluar, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se koha e pritjes për furnizimin e “municioneve të kalibrit të madh është rritur nga 12 në 28 muaj” dhe se “porositë e bëra sot do të dorëzoheshin vetëm dy vjet e gjysmë më vonë”.

Estonia, e cila ndan një kufi dhe histori të gjatë me Rusinë, po shtyn BE-në dhe aleatët e saj të NATO-s të ofrojnë 1 milion predha artilerie, që, sipas vlerësimeve, do të kushtonin rreth 4 miliardë eurosh.

“Rusia përdor çdo ditë [atë që] Bashkimi Evropian e prodhon brenda një muaji dhe, me kapacitetet aktuale të industrisë ushtarake, ne mund t’i plotësojmë nevojat e Ukrainës pas rreth gjashtë vjetve, kështu që kjo është plotësisht e papranueshme”, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinsalu.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje aleatëve të tij perëndimorë që të shpejtojnë mbështetjen e tyre ushtarake, duke paralajmëruar se vonesat do të jenë në dobi të Rusisë tani që po afrohet përvjetori i parë i nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt. NATO beson se Rusia ka nisur një ofensivë të re në javët e fundit, duke rritur intensitetin e sulmeve në Ukrainën lindore, ndërkohë që edhe po shton forcat në pjesën jugore. Zyrtarët kanë thënë se Ukraina ka të ngjarë të nisë kundërofensivën e saj në pranverë./REL

josep borrell

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit