LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët, shqetësime për sfidat e sigurisë në rezidencën e ish-Presidentit Trump

Trump po hetohet nga organet federale të rendit lidhur me mundësinë e shkeljes së ligjit të spiunazhit, i cili e bën të paligjshëm spiunimin për një vend tjetër ose keqpërdorimin e të dhënave të mbrojtjes së SHBA-së, përfshirë ndarjen e informacioneve me njerëz që nuk janë të autorizuar, thuhet në urdhërin e gjykatës për kontrollin e shtëpisë së ish-presidentit.

14 Gusht 2022, 07:35 Nga d.a.
Ekspertët, shqetësime për sfidat e sigurisë në
Vila e Trump

SHBA-Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane nga rezidenca Mar-a-Lago e ish-Presidentit Donald Trump ka nxjerrë në pah shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë kombëtare të paraqitura nga ish-presidenti dhe shtëpia të cilën ai e quante “Shtëpia e Bardhë e Dimërore”, thonë disa ekspertë të sigurisë.

Zoti Trump po hetohet nga organet federale të rendit lidhur me mundësinë e shkeljes së ligjit të spiunazhit, i cili e bën të paligjshëm spiunimin për një vend tjetër ose keqpërdorimin e të dhënave të mbrojtjes së SHBA-së, përfshirë ndarjen e informacioneve me njerëz që nuk janë të autorizuar, thuhet në urdhërin e gjykatës për kontrollin e shtëpisë së ish-presidentit.

Kur shërbeu në Shtëpinë e Bardhë, në disa raste Presidenti Trump ndau informacione, pavarërisht sa sensitive ishin ato. Në fillim të mandatit, ai i dha spontanisht të dhëna shumë sekrete kryediplomatit rus, ndërsa ishte në Zyrën Ovale, lidhur me planet e Shtetit Islamik, thanë zyrtarët amerikanë në atë kohë. Por rrezikun më të madh për organet amerikane të zbulimit e paraqiste rezidenca e zotit Trump në Mar-a-Lago ku kishte shumë të ftuar të rëndësishëm dhe organizoheshin darka për mbledhje fondesh në oborrin dhe verandën përkarshi valëve të detit.

Kur zoti Trump ishte president, Shërbimi Sekret tha se nuk përcaktonte se kujt i jepet qasje në rezidencën Mar-a-Lago por vetëm bën kontrolle fizike për t’u siguruar që askush nuk sjell sende të ndaluara dhe zhvillon kontrolle të mëtejshme për të ftuarit që ndodhen afër presidentit dhe figurave të tjera të larta.

Urdhri i Departamentit të Drejtësisë për kontrollin e rezidencës së ish-presidentit ngre shqetësime për sigurinë kombëtare, tha ish-zyrtarja e drejtësisë, Mary McCord.
“Duket qartë se ata menduan se ishte shumë serioze që këto materiale të ktheheshin në një vend të sigurt”, tha zonja McCord. “Mbajtja e dokumentave tejet sekrete në vend të papërshtatshëm, duke patur parasysh rezidencën, vizitorët e huaj atje dhe të tjerë që mund të kenë lidhje me qeveritë dhe agjentët e huaj, përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare”.
Përmes një deklarate në median e tij sociale, zoti Trump tha se dosjet ishin “të gjitha të deklasifikuara” dhe të vendosura në “vend të sigurt”.

Zonja McCord tha se ajo nuk kishte parë asjnë “argument të besueshëm se ai kishte marrë një vendim të vetëdijshëm për secilën prej tyre (dosjeve) për t'i deklasifikuar para se të largohej". Pas largimit nga detyra, tha ajo, ai nuk kishte autoritetin për t’i deklasifikuar dosjet. Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë detaje se si dhe ku janë ruajtur dosjet dhe fotot, por dobësitë e rezidencës janë dokumentuar mirë.

Një shembull i profilit të lartë është edhe rasti i vitit 2017, kur zoti Trump shtroi një darkë me kryeministrin e atëhershëm të Japonisë, Shinzo Abe, në mjediset e jashtme, ndërsa të ftuarit qëndronin pranë duke dëgjuar dhe bërë foto të postuara më vonë në rrjetin Twitter.

Darka u ndërpre nga një provë me raketë nga Koreja e Veriut. Të ftuarit dëgjonin ndërsa zoti Trump dhe zoti Abe diskutonin lidhur me reagimin e tyre ndaj situatës. Pas publikimit të deklaratës, zoti Trump ndaloi tek një dasëm që organizohej në klubin e rezidencës./VOA/

fbi kontrollon shtepine e trump

Sondazh

Poll
Bota 13 Gusht 2022, 19:17 F.M

Çfarë nuk i falin Salmanit

Salman Rushdie Si pothuajse të gjitha qeniet njerëzore, një shkrimtar është i brishtë. Edhe ata që duken të fuqish&...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen