LIVE UPDATES
Bota

Sulmet në Kiev dhe qytete të tjera/ Zelensky nis një javë diplomatike me takime në Londër

Takimi shënon fillimin e një jave të rëndësishme diplomatike për Zelenskyn, në kohën kur Ukraina po përballet me intensifikimin e sulmeve ajrore ruse dhe rritjen e numrit të viktimave civile.

27 Korrik 2026, 18:00 Nga E.d
Sulmet në Kiev dhe qytete të tjera/ Zelensky nis një javë
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohet më 27 korrik në Londër me kryeministrin e ri britanik, Andy Burnham. Takimi shënon fillimin e një jave të rëndësishme diplomatike për Zelenskyn, në kohën kur Ukraina po përballet me intensifikimin e sulmeve ajrore ruse dhe rritjen e numrit të viktimave civile.

Zelensky është udhëheqësi i parë i huaj që pritet nga Burnham, vetëm një javë pasi ai mori detyrën e kryeministrit, pas dorëheqjes së Keir Starmerit.

“Britania qëndron krah Ukrainës dhe mbështetja jonë mbetet e palëkundur”, tha Burnham në prag të vizitës.

“Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe afatgjatë për Ukrainën”, shtoi Burnham, i cili zhvilloi një bisedë telefonike me Zelenskyn vetëm disa orë pasi mori detyrën më 20 korrik.

Zyra e kryeministrit britanik tha se fakti që Zelensky është lideri i parë i huaj që pritet nga Burnham, “tregon forcën e marrëdhënieve mes dy vendeve”. 

Burnham dhe Zelensky pritet të takojnë edhe disa nga 200 ushtarakët ukrainas që kanë qëndruar në Britani gjatë tri javëve të fundit, ku kanë marrë pjesë në stërvitje për sigurinë detare dhe çminimin e zonave ujore, në kuadër të përgatitjeve për misione të mundshme në Detin e Zi.

Sistemi “Stone Cloak”

Gjatë vizitës, Burnham pritet të njoftojë se Britania do t’ia ndajë Ukrainës pronësinë intelektuale të sistemit të ri britanik të luftës elektronike “Stone Cloak”, duke i mundësuar Kievit që ta prodhojë vetë këtë teknologji.

Sipas zyrtarëve britanikë, pajisjet për bllokimin e sinjaleve elektronike, me madhësinë e një tableti, mund të vendosen në dronë për t’i penguar sistemet ruse të mbrojtjes ajrore që t’i zbulojnë, gjurmojnë dhe godasin ata.

Zyra e kryeministrit britanik tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën ka arritur në rreth 33 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt të vitit 2022.

Prej tyre, rreth 21 miliardë dollarë janë ndarë si ndihmë e drejtpërdrejtë ushtarake.

Pas vizitës në Londër, Zelensky pritet të udhëtojë më 28 korrik në Uashington, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump. 

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, ai pritet të marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të senatorit amerikan, Lindsey Graham, i cili vdiq më herët këtë muaj.

Senatori republikan ishte një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës në Kongres dhe vetëm pak ditë para vdekjes kishte vizituar Kievin, ku ishte takuar me Zelenskyn.

Sulme në Kiev dhe qytete të tjera

Në Ukrainë, ndërkohë, vazhdon të rritet numri i viktimave. Autoritetet thanë se, më 26 korrik, kryeqyteti Kievi u godit nga një sulm rus me raketa balistike, ndërsa sulmet ajrore në rajone të tjera të vendit lanë të paktën gjashtë të vdekur.

Në qytetin verior të Çernihivit, një dron rus goditi një supermarket, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 25 të tjerë, njoftuan shërbimet ukrainase të emergjencës.

“Ky është terror i qëllimshëm rus, që nuk ka asnjë justifikim ushtarak”, shkroi Zelensky në rrjetin Telegram. 

Guvernatori rajonal, Ivan Fedorov, tha se një bombë ajrore vrau një person dhe plagosi gjashtë të tjerë në qytetin jugor të Zaporizhjës, i cili ka qenë vazhdimisht në shënjestër të bombardimeve ruse.

Në qytetin e vijës së frontit, Sllovjansk, në rajonin e Donjeckut, kompania shtetërore e naftës dhe gazit, Naftogaz, njoftoi se dy punonjës të saj u vranë gjatë një sulmi rus, teksa po ndihmonin banorët e prekur nga një bombardim i mëhershëm.

Rusia mohon se sulmon objektiva civile, megjithëse ka prova të shumta që tregojnë se sulmet e saj kanë vrarë mijëra civilë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./REL

volodymyr zelensky rusi britani

Sondazh

Poll

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët