16 Gusht 2024, 13:51
Nga M.B
Simes duke udhëhequr një sesion pyetje-përgjigje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg më 2023.
SHBA- Agjentët e FBI-së e kanë bastisur dhe kontrolluar shtëpinë e Dmitri Simes në Virxhinia, i cili është një komentator i njohur politik dhe autor i emisionit për çështje aktuale në televizionin shtetëror rus, Channel One, raportoi të premten gazeta Rappahannock News.
Simes tha për këtë gazetë se ndodhet jashtë vendit, por se ndihet i “shqetësuar dhe i habitur” nga aksioni i FBI-së. Ai tha për agjencinë ruse të lajmeve, TASS, të premten se lajmet se agjentët e FBI-së ndodhën në shtëpinë e tij janë të vërteta, edhe pse ai nuk ishte njoftuar zyrtarisht.
Simes u lind në Moskë më 1947 dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1973. Ai kishte shërbyer si këshilltar joformal i ish-presidentit amerikan, Richard Nixon, dhe kishte udhëtuar rregullisht me Nixonin në Rusi dhe në ish-vendet e tjera sovjetike.
Më 1994, Nixon e emëroi atë kryetar të Qendrës për Interes Kombëtar, e cila në atë kohë quhej Qendra e Nixonit për Paqe dhe Liri. Simes u largua nga kjo pozitë më 2022.
Ai ishte gjithashtu këshilltar në fushatën presidenciale të Donald Trumpit më 2016 dhe e aranzhoi një fjalim të rëndësishëm për politikën e jashtme më 2016, në të cilin Trumpi shpalosi vizionin e tij për bashkëpunim më të madh me Rusinë.
Emri i Simes u përmend më shumë se 100 herë në një raport të vitit 2019 nga prokurori i përgjithshëm amerikan, Robert Mueller, i cili quhej “Raporti për Hetimin e Ndërhyrjes Ruse në Zgjedhjet Presidenciale të Vitit 2016”.
Simes ishte moderator i një sesioni pyetje-përgjigje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg më 2023./ REL
fbi
Bota
16 Gusht 2024, 13:39
N.F
Festa
LETNICË- Bardhësisë së kishës në qendër të fshatit Letnicë i jepnin kontrast ngjyrat e shumta të ve...
Bota
16 Gusht 2024, 12:20
N.F
Foto ilustruese
SUEDI- Zyrtarët shëndetësorë në Suedi thanë të enjten se e kanë identifikuar rastin e parë t&e...
Bota
16 Gusht 2024, 11:34
N.F
Robert Habeck
GJERMANI- Tema aktualisht është krejtësisht "e parëndësishme", thotë Robert Habeck. Megjithatë, në nj...
Bota
16 Gusht 2024, 11:05
M.B
Foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite i ka urdhëruar të premten banorët nga zonat e Gazës jugore dhe qendrore të evakuohen, duke...
Bota
16 Gusht 2024, 10:44
N.F
Florida
FLORIDA- Një çift në Florida u terrorizuan kur u zunë pritë nga dy persona të armatosur teksa p...
Bota
16 Gusht 2024, 10:30
N.F
Kore e Jugut
KORE- Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seul, regjistroi sot “natën tropikale” të 26-të radhazi, nj...
Bota
16 Gusht 2024, 10:13
N.F
Paetongtarn Shinawatran
TAJLANDË- Parlamenti i Tajlandës e ka zgjedhur të premten Paetongtarn Shinawatran, vajzën e ish-liderit dhe mil...
Bota
16 Gusht 2024, 09:36
M.B
Vladimir Kara-Murza
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me figurën opozitare ruse, Vladimir Kara-Murza, dhe familjen e t...
Bota
16 Gusht 2024, 09:30
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Shumë gjermanolindorë janë skeptikë ndaj ndihmës për Ukrainën dhe kërkojnë që t...
Bota
16 Gusht 2024, 09:14
M.B
Një burrë qëndron pranë veturave të tij të djegura pas një sulmi të kolonëve izraelitë në fshatin Jit, ...