LIVE UPDATES
Bota

Finlandë merr masat, vendos tela me gjemba në kufirin me Rusinë

Roja kufitare finlandeze tregoi të premten ndërtimin e tre kilometrave të parë të kësaj vije ndarëse me tela me gjemba, në zonën e Pekolas, pranë qytetit në bregun e liqenit Imatras me 25,000 banorë.

15 Prill 2023, 23:02 Nga I.A
Finlandë merr masat, vendos tela me gjemba në kufirin me Rusinë
Kufiri

FINLANDË- Më pak se dy javë pas anëtarësimit në NATO, Finlanda ka nisur të vërë tela me gjemba në kufirin me Rusinë, një veprim që ka si synim kryesor frenimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Roja kufitare finlandeze tregoi të premten ndërtimin e tre kilometrave të parë të kësaj vije ndarëse me tela me gjemba, në zonën e Pekolas, pranë qytetit në bregun e liqenit Imatras me 25,000 banorë.

Vija kufitare e Finlandës me Rusinë është, 1,340 kilometra, më e gjata ndër të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Ndërtimi i gardhit kufitar u miratua vitin e kaluar nga qeveria e Kryeministres Sanna Marin me një mbështetje të gjërë politike.

Zyrtarët finlandezë të kufirit thonë se qëllimi kryesor i gardhit prej çeliku, me lartësi tre metra dhe me një zgjatim me tela me gjemba në krye, është të parandalojë kalimet e paligjshme nga Rusia dhe t'u japë kohë autoriteteve që të reagojnë.

Gjatë viteve 2015-2016, Moska u përpoq të ndikojë tek Helsinki, duke organizuar një numër të madh azilkërkuesish në pikat e kalimit kufitar verior të Finlandës.

Autoritetet ruse shtynë mijëra azilkërkues, kryesisht nga Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, drejt këtyre pikave të kalimit kufitar.

Lëvizja u cilësua si një shfaqje force nga ana e Moskës. Çështja u zgjidh kur presidenti finlandez Sauli Niinistö zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Fluksi i emigrantëve u ndal menjëherë pas kësaj.

Finlanda me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, që u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 4 prill, synon të parandalojë përsëritjen e një skenari të tillë.

Megjithatë, zyrtarët kufitarë pranojnë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ishte arsyeja kryesore që nxiti Finlandën t’i bashkohej aleancës dhe të ndërtonte kufirin me tela me gjemba.

“Ndërtimi i barriesës kufitare nuk ishte një temë politike para luftës (në Ukrainë). Dhe në fakt, nuk ishte as në planet e rojes kufitare finlandeze,” tha për Associated Press Gjenerali Jari Tolppanen, kreu i divizionit teknik të Rojes Kufitare Finlandeze. “Gjithçka ndryshoi pas sulmit (të Rusisë kundër Ukrainës)”.

Ndërtimi i vijës ndarëse me tela me gjemba është parashikuar të përfundojnë në fund të kësaj vere dhe pritet të ketë një gjatësi maksimale prej 200 kilometrash.

"Në këtë situatë të re, duhet të të rrisim kontrollin kufitar," tha zoti Tolppanen. “Ne duhet të forcojmë burimet tona. Dhe gardhi është i nevojshëm për të menaxhuar, për shembull, emigracionin e paligjshëm në shkallë të gjerë.”

Qyteti finlandez Imatra ndodhet vetëm shtatë kilometra larg qytetit industrial rus të Svetogorskut në rajonin e Karelias dhe është disa orë larg me makinë nga qyteti i dytë më i madh rus, Shën Petersburgu. Qyteti ka një histori të gjatë në marrëdhëniet me rusët - turistë, pushues ditorë dhe banorë të përhershëm.

"Këtu në Imatra, ne nuk kemi aq frikë nga rusët," tha Antero Lattu, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Imatrës, “por ne jemi të lumtur për vënien e gardhit".

Projekti i gardhit kufitar vlerësohet të kushtojë rreth 380 milionë euro dhe është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2026.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit