4 Gusht 2022, 18:27
Nga k.m.
Nikoletta dhe abuzuesit e saj
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare është vrarë nga i dashuri i saj 22-vjeçar në Makrohori Imathia. Sot miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën vajzës, ndërsa i ati i saj është në gjendje të rëndë psikologjike.
Por teksa të resë po i jepej lamtumira e fundit, mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja drithëruese, 17-vjeçarja Nikoletta e ishte larguar drejt Athinës, pasi në moshën 11-vjeçare ajo dhe vëllai i saj ishin dhunuar seksualisht nga dy shqiptarë dhe një i moshuar 83-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë viteve 2016-2017, ku pas denoncimeve të familjes të së miturës në atë kohë, dy shqiptarët u futën në burg, por u liruan një vit më pas për mungesë provash, për tu arrestuar sërish, duke u dënuar për krimin që kishin kryer.
Sipas informacioneve, njëri prej autorëve ka qenë në lidhje me nënën e Nikoletës. Nga ngjarja u zbulua dhe një burrë 83-vjeçar, i cili dyshohet se kënaqte orekset e tij të sëmura me fëmijët e mitur për një tarifë të caktuar parash. Dy shqiptarët fillimisht u arrestuan dhe u lanë në paraburgim në vitin 2018, por u liruan një vit më vonë pasi Gjykata i shpalli të pafajshëm përtej dyshimit të arsyeshëm.
Mirëpo, prokurori e ankimoi dosjen dhe ata u dërguan për t'u gjykuar sërish nga e njëjta gjykatë. Kësaj here u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 53 vite burg për 26-vjeçarin dhe 12 vjet për shokun dhe bashkëpunëtorin e tij 28-vjeçar. 83-vjeçari u nda nga jeta në vitin 2018, para se të ulej në bankën e të akuzuarve.
Sot, 26-vjeçari pou vuan dënimin me 20 vite burg, ndërsa 28-vjeçari mësohet se është i arratisur në Gjermani.
Ngjarja u bë e madhe në vitin 2018-të, pasi 26-vjeçari shqiptar kishte krijuar një lidhje me nënën e Nikolettës dhe pasi kishte fituar besimin e saj kishte ushtruar dhunë seksuale mbi fëmijët e saj, ndërkohë që vajzën e vogël dhe vëllain e saj 8-vjeçar në atë kohë ai ia dërgonte të moshuarit 83-vjeçar që të kryente dhe ai marrëdhënie me të miturit.
Por fatkeqësitë për Nikoletën nuk do të ndaleshin, pasi në momentin që ajo kujtoi se gjithçka po rregullohej u vra nga i dashuri i saj pakistanez, brenda në banesën ku jetonin./Protothema
vdekja e nikolet
Bota
4 Gusht 2022, 18:16
I.A
Zjarri ne spitalin grek ne Stamboll
TURQI- Zjarri që ra në mesditë në spitalin grek të Valouklis , në Stamboll...
Bota
4 Gusht 2022, 18:08
I.A
Nancy Pelosi ne Japoni
SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi mbërriti në Japoni të enjten ...
Bota
4 Gusht 2022, 17:59
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme në Kuvend tha se jo rastësisht po përm...
Bota
4 Gusht 2022, 17:57
k.m.
Foto ilustruese
Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shumta ruse në një zonë me rëndësi strategjike në...
Bota
4 Gusht 2022, 17:48
I.A
Ushtaret
UKRAINË- Sipas Amnesty International, forcat ukrainase i kanë ekspozuar civilët ndaj sulmeve ruse ndonjëherë duke u bazua...
Bota
4 Gusht 2022, 17:39
I.A
Foto Ilustruese
BJELLORUSI- Polonia thirri ambasadorin e Bjellorusisë në Varshavë të enjten për të protestuar kundër d&e...
Bota
4 Gusht 2022, 17:36
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar anëtarët e Kuvendit të Serbisë për zgjedhjen e Bo...
Bota
4 Gusht 2022, 17:22
I.A
MPJD
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë do t’i paguajë 1 mijë euro në muaj për një per...
Bota
4 Gusht 2022, 17:15
I.A
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuç...
Bota
4 Gusht 2022, 17:13
I.A
Raketa
KINË- Kina lëshoi raketa në stërvitjet më të mëdha ushtarake në Ngushticën e Tajvanit, duke i mbajtur t...