5 Shtator 2022, 22:25
Nga I.A
Te plagosurit
KABUL- Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë vetëvrasëse afër Ambasadës ruse në Kabul. Si pasojë e këtij sulmi kanë vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë dy punëtorë të Ambasadës.
Një militant i IS-it “ka hedhur veten në erë, në një ngjarje ku kanë marrë pjesë punëtorët rusë” afër Ambasadës në kryeqytetin afgan, ka thënë grupi ekstremist përmes një deklarate të publikuar më 5 shtator në Telegram. Katër afganë janë vrarë po ashtu në këtë sulm, dhe 10 të tjerë janë plagosur, ka thënë zëdhënësi i policisë në Kabul, Khalid Zadran.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate se sulmi ka ndodhur në orët e paradites në Kabul, afër Ambasadës ruse. Në deklaratë nuk janë ofruar hollësi për viktimat, mirëpo mediat ruse kanë raportuar se një diplomat dhe një zyrtar i sigurisë janë plagosur.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka konsideruar incidentin si “akt terrorist”. Duke folur para gazetarëve në Moskë, ai e ka përshkruar sulmin si “absolutisht të papranueshëm”. Hetimet për këtë rast është thënë se janë duke vazhduar.
Rusia është një prej vendeve të pakta që ka të hapur Ambasadën në Kabul, prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë, nuk e njohin udhëheqësinë e talibanëve në Afganistan. Militantët talibanë kanë marrë pushtetin pas largimit të koalicionit ndërkombëtar – të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – prej Afganistanit dhe shpërbërjes së qeverisë parapake.
Marrë nga REL
sulm ne kabul
Bota
5 Shtator 2022, 22:03
I.A
Emmanuel Macron dhe Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan “i prapë” që në momentin e parë kishte shfaqur një inte...
Bota
5 Shtator 2022, 21:50
I.A
Zenovia Paschos dhe Gjerasimos Faturos
GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i fabrikës së peshkut në Pre...
Bota
5 Shtator 2022, 21:42
e.k
Foto ilustruese
BRUKSEL- Rritja e çmimeve në Eurozonë arriti një rekord të ri në gusht. Mallrat dhe shërbimet u r...
Bota
5 Shtator 2022, 21:38
I.A
Zaporizhzhia
UKRAINË- Reaktori i fundit i aktivizuar në termocentralin e madh bërthamor të Zaporizhzhias u shkyç nga rrjeti i Uk...
Bota
5 Shtator 2022, 21:33
I.A
Foto ilustruese
RUSI- Rusia ka paralajmëruar se nuk do të rifillojë furnizimet me gaz përgjatë një tubacioni kyç n&eum...
Bota
5 Shtator 2022, 21:28
I.A
Shireen Abu Aqla
IZRAEL- Ushtria izraelite ka thënë se ka “shumë mundësi” që një ushtar i saj ka vrarë gazet...
Bota
5 Shtator 2022, 21:24
I.A
Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron
GJERMANI- Franca do të dërgojë gaz në Gjermani nëse do te jetë e nevojshme, ndërkohë...
Bota
5 Shtator 2022, 21:18
e.k
Klyuchevskaya Sopka
SIBERI- Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të mbijetuarit e një ekspedite ngjitëse n&eu...
Bota
5 Shtator 2022, 20:57
I.A
Foto ilustruese
MESDHE- Dhjetra emigrantë libanezë dhe sirianë të bllokuar prej ditësh në një anije pesh...
Bota
5 Shtator 2022, 20:37
I.A
Rusi
RUSI- Autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin ukrainas Herson, kanë shtyrë mbajtjen e të ashtuquajturit referendum për ...