26 Mars 2023, 16:58
Nga k.m.
Suella Braverman
BRITANI E MADHE- Suella Braverman mund të ndalojë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) që të mos ndërhyjë tek fluturimet e dëbimit të emigrantëve të paligjshëm për në Ruanda. Sipas mediave britanike, sekretarja e Brendshëm po zhvillon bisedime me 60 deputetë konservatorë që duan t'u heqin gjyqtarëve të Strasburgut të drejtën për të ndërhyrë në politikën britanike të emigracionit.
Lëvizja, e raportuar nga Sunday Telegraph, është në një përpjekje për të shmangur një rebelim të madh të konservatorëve mbi projektligjin e migracionit të paligjshëm. Projektligji kthehet në Parlament nesër për fazën e tij të diskutimit, ku deputetët do ta shqyrtojnë atë rresht pas rreshti për dy ditë. Legjislacioni synon të ndalojë njerëzit që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar nëse mbërrijnë me mjete të paautorizuara. Por rebelët nga e djathta besojnë se kjo nuk duhet të ndodhë.
Braverman mund të fusë një klauzolë në projektligj që të nisë me fluturimet që dikur i ka cilësuar si "ëndrrën e saj më të madhe", por Sunday Times raporton se Rishi Sunak thuhet se është i vendosur të mos pranojë ndryshime që do të injoronin vendimet e Strasburgut. Një burim i Downing Street i tha gazetës se Kryeministri do të kundërshtonte çdo amendament që e tërheq Britaninë e Madhe nga juridiksioni i GJEDNJ.
Mes emigrantëve që Suella Braverman do jashtë Anglisë janë edhe ata shqiptarë. Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë. Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta, duke u shprehur se vendi po pushtohej prej tyre.
suella braverman shqiptaret ne britani
Bota
26 Mars 2023, 16:52
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është pyetur sërish pë...
Bota
26 Mars 2023, 16:27
a.l
Josep Borrell
SHBA- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaron se n&eu...
Bota
26 Mars 2023, 16:17
a.l
Viktor Obran dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Kryeministrti hungarez Viktor Orban ka zhvilluar një vizitë në Serbi, ku ë ...
Bota
26 Mars 2023, 16:07
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur për zhvillimet e fundit nga agresioni rus n&eu...
Bota
26 Mars 2023, 15:55
a.l
Protesta në Gjermani
GJERMANI- Nga nesër udhëtimet nga ajri dhe toka në Gjermani do të bllokohen, poashtu edhe transporti publik, ...
Bota
26 Mars 2023, 15:36
a.l
Jens Stoltenberg
RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me paralajmërimin e presidentit rus Vladim...
Bota
26 Mars 2023, 15:42
k.m.
Fotot e publikuara
SERBI- Fotot e torturave të tmerrshme të kryera nga policët malazezë nën komandën e shefit Petar Lazovi&cc...
Bota
26 Mars 2023, 15:36
k.m.
Papa Francesku
SHBA- Një imazh i krijuar nga AI i Papa Françeskut që duket jashtëzakonisht elegant me një xhaketë të m...
Bota
26 Mars 2023, 14:27
a.l
Finlandë
FINLANDË- Finlanda, e cila është kurorëzuar si vendi më i lumtur në botë për gjashtë vjet radha...
Bota
26 Mars 2023, 14:13
a.l
Pensilvani
PENSILVANI- Një shpërthim në një fabrikë çokollatë në Pensilvani ka shkaktuar 5 viktima dhe 4 persona ...