LIVE UPDATES
Bota

Intensifikohen sulmet në Ukrainë, Rusia përdor gazsjellës për të goditur trupat në Kursk

Pas asaj ofensive, ushtarët ukrainas në Kursk janë të lodhur nga sulmet e pandalshme të më shumë se 50,000 trupave, përfshirë disa nga aleati i Rusisë, Koreja e Veriut. Dhjetëra-mijëra ushtarë ukrainas rrezikojnë të rrethohen, sipas hartave të publikuara të fushëbetejës.

9 Mars 2025, 18:23 Nga B.Z
Intensifikohen sulmet në Ukrainë, Rusia përdor gazsjellës
Foto ilustruese

RUSIA - Forcat speciale ruse ecën për kilometra me radhë brenda një gazsjellësi për të goditur njësitë ukrainase nga prapa në rajonin e Kurskut, njoftuan ushtria ukrainase dhe blogerët rusë të luftës, ndërsa Moska përpiqet të rimarrë pjesë të territorit të saj kufitar që Kievi i mori nën kontroll në një ofensivë të befasishme.

Ukraina ndërmori një inkursion ndërkufitar në Kursk në gusht, sulmi më i madh në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore. Brenda disa ditësh, njësitë ukrainase kishin marrë nën kontroll 1,000 kilometra katrorë territor, përfshirë qytetin kufitar strategjik të Sudzhas, dhe morën qindra robër lufte rusë.

Kievi ka thënë se operacioni synonte të siguronte një avantazh në negociatat e ardhshme të paqes dhe të detyronte Rusinë të largonte trupat nga ofensiva e saj e ashpër në Ukrainën lindore.

Por muaj pas asaj ofensive, ushtarët ukrainas në Kursk janë të lodhur nga sulmet e pandalshme të më shumë se 50,000 trupave, përfshirë disa nga aleati i Rusisë, Koreja e Veriut. Dhjetëra-mijëra ushtarë ukrainas rrezikojnë të rrethohen, sipas hartave të publikuara të fushëbetejës.

Sipas postimeve në Telegram nga një bloger pro-Kremlinit me origjinë ukrainase, operativët rusë ecën rreth 15 kilometra brenda tubacionit, të cilin Moska e kishte përdorur deri vonë për të dërguar gaz në Evropë.

Disa trupa ruse kishin kaluar disa ditë në gazsjellës përpara se të godisnin nga prapa njësitë ukrainase pranë qytetit të Sudzha, tha blogeri Yuri Podolyaka.

Qyteti kishte rreth 5,000 banorë përpara pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe aty ka stacione kryesore të transferimit dhe matjes së gazit përgjatë tubacionit, dikur një dalje kryesore për eksportet e gazit natyror rus përmes territorit ukrainas.

Një tjetër bloger lufte, i cili përdor pseudonimin ‘Two Majors’, tha se po zhvilloheshin luftime të ashpra për Sudzhan dhe se forcat ruse arritën të hynin në qytet përmes një tubacioni gazi.

Kanalet ruse në Telegram tregonin foto të personave që sipas tyre ishin operativë të forcave speciale, të veshur me maska gazi, duke lëvizur përgjatë një tubacioni të madh.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi të shtunën në mbrëmje se "grupet sabotatore dhe sulmuese" ruse përdorën tubacionin në një përpjekje për të fituar terren pranë Sudzhas.

Në një postim në Telegram, ai tha se trupat ruse u "zbuluan në kohën e duhur" dhe se Ukraina u përgjigj me raketa dhe artileri. “Aktualisht, forcat speciale ruse po zbulohen, bllokohen dhe shkatërrohen. Humbjet e armikut në Sudzha janë shumë të mëdha”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm./VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës