16 Gusht 2023, 16:22
Nga m.s
foto ilustruese
Një gjykatë e Teheranit ka dënuar regjisorin e njohur Said Rustagi me gjashtë muaj burg, për shfaqjen e filmit të tij "Leila dhe vëllezërit e saj" në Festivalin e Filmit në Kanë 2022, raportojnë mediat iraniane.
Filmi artistik përshkruan historinë e një familje të varfër në një Iran të zhytur në krizë ekonomike. Ai u ndalua në Iran "për shkak të shkeljes së rregullave nga pjesëmarrja e paautorizuar në festivalet e Kanës dhe Mynihut", sipas autoriteteve iraniane.
“Gjykata revolucionare e Teheranit dënoi Said Rustagi dhe Javad Norouzbegi, regjisorin dhe producentin e filmit “Leila dhe vëllezërit e saj” me gjashtë muaj burg”, shkruante gazeta reformiste Etemad në faqen e saj.
Të dy u shpallën fajtorë për "kontribuim në propagandën e opozitës kundër sistemit islamik" në Iran.
Megjithatë, gjykata vendosi që dy të dënuarit të kryejnë një të njëzetën e dënimit, pra nëntë ditë, ndërsa pjesa tjetër e dënimit do të pezullohet për pesë vjet.
“Gjatë periudhës së pezullimit, i dënuari duhet të përmbahet nga aktivitetet që lidhen me krimin e kryer dhe nuk do të ketë kontakt me persona aktivë në industrinë e filmit”.
34-vjeçari Said Rustagi njihet edhe nga filmi i vitit 2021 "Ligji i Teheranit", një film kriminal për industrinë e drogës dhe shtypjen e saj nga shteti iranian.
Për filmin "Leila dhe vëllezërit e saj" regjisori iranian u nderua me çmimin e komitetit të Federatës Ndërkombëtare të Shtypit Kinematografik, në maj 2022.
said rustagi regjisor festivali i filmit ne kane
Art&Argëtim
16 Gusht 2023, 13:18
a.l
Fred de Palma
TIRANË- Modelja Jori Delli ka qenë së fundmi në qendër të media rozë, pasi aludohet se është n&e...
Art&Argëtim
16 Gusht 2023, 08:12
a.l
Sihana Haxhnikaj
AUSTRALI- Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e 'The voi...
Art&Argëtim
16 Gusht 2023, 07:30
A.B
Foto ilustruese
Dashi
Dite mjaft euforike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete e mire dhe ne disa momente sens...
Art&Argëtim
15 Gusht 2023, 22:33
m.s
foto ilustruese
Të dhënat e reja shtojnë numrin në rritje të provave mbi çrregullimet e gjumit dhe rënien njohës...
Art&Argëtim
15 Gusht 2023, 22:23
m.s
foto ilustruese
Dushi i ftohtë mund të jetë freskues për disa, por njerëzit me sëmundje të zemrës duhet të je...
Art&Argëtim
15 Gusht 2023, 22:13
m.s
Filmi Barbie
ALGJERI- Tre javë pas daljes në kinematë në Algjeri, shfaqja e filmit "Barbie" u ndalua në vendin...
Art&Argëtim
15 Gusht 2023, 17:40
A.B
Darren Kent
SHBA-Aktori i njohur Darren Kent vdiq javën e kaluar në moshën 36-vjeçare, pas një beteje të gjat&eum...
Art&Argëtim
15 Gusht 2023, 16:20
A.B
Dua Lipa
TIRANË- Vera e ka gjetur sërish Dua Lipën në Shqipëri. Pasi u largua për disa ditë për pushime me t&e...
Art&Argëtim
15 Gusht 2023, 07:13
a.l
Horoskopi
DashiNjë ndryshim i madh planetar ndodh sot që do të vendosë tonin për katër javët e ardhshme. Ju mund të...
Art&Argëtim
14 Gusht 2023, 11:49
k.m.
Tom Hans dhe Austin Butler
SHBA- Austin Butler ndau këshillat që i dha Tom Hanks. Aktori, i cili u nominua për një Oscar për roli...