Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shefi i ushtrisë së Pakistanit mbërriti në Teheran më 15 prill dhe u prit nga ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi. Një burim i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se Munir, i cili kishte ndërmjetësuar rundin e parë të bisedimeve, ndodhej në Iran “për të ngushtuar hendekun” mes dy palëve.

IRANË- Zyrtarët iranianë pritet të takohen më 16 prill me ndërmjetësit pakistanezë për të diskutuar për propozimet e reja amerikane dhe për të vendosur për një rund të mundshëm të dytë bisedimesh, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”.
“Pas takimit të sotëm të delegacionit pakistanez, të kryesuar nga shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, me zyrtarë iranianë, pala iraniane do të bëjë shqyrtimin e nevojshëm dhe më pas do të merret një vendim për rundin e ardhshëm të negociatave mes Iranit dhe SHBA-së”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim.
Shefi i ushtrisë së Pakistanit mbërriti në Teheran më 15 prill dhe u prit nga ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi. Një burim i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se Munir, i cili kishte ndërmjetësuar rundin e parë të bisedimeve, ndodhej në Iran “për të ngushtuar hendekun” mes dy palëve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, tha në një konferencë për media në Teheran më 15 prill se që nga përfundimi i bisedimeve, Irani ka shkëmbyer mesazhe me SHBA-në përmes Pakistanit.
“Mund të përfundojë shumë shpejt”
Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje të paqes. Megjithatë, presidenti amerikan shpesh ka pohuar se një marrëveshje është afër, vetëm për të përsëritur më vonë kërcënimet për të shkatërruar asetet e mbetura ushtarake dhe udhëheqjen e Iranit, si dhe infrastrukturën e tij energjetike.
“Mendoj se mund të përfundojë shumë shpejt. Nëse janë të mençur, do të përfundojë shpejt”, tha Trump duke iu referuar negociatorëve iranianë gjatë një interviste për Fox Business News, e regjistruar më 14 prill dhe e transmetuar më 15 prill.
“Mendoj se është afër përfundimit… e shoh si shumë afër përfundimit”, tha Trump.
Më herët gjatë 15 prillit, ai i tha New York Post se negociatorët, të cilët i përfunduan bisedimet më 11-12 prill në Islamabad pa arritur marrëveshje, mund të takohen sërish në ditët në vijim.
Nënpresdienti amerikan, JD Vance, që udhëhoqi delegacionin amerikan gjatë rundit të parë të bisedimeve, rriti mundësitë për bisedime të mëtejme duke thënë se është arritur “përparim i madh”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se një rund i ri bisedimesh “me shumë gjasa” do të mbahej në kryeqytetin pakistanez.
Armëpushimi dyjavor po shkon drejt fundit. SHBA-ja dhe Irani u pajtuan për armëpushimin më 7 prill dhe Trump ka thënë se nuk ka plane që ta zgjasë atë pas 22 prillit – kur dhe përfundon – duke sugjeruar se me gjasë një gjë e tillë nuk do të jetë e nevojshme.
Një çështje kyç e mosmarrëveshjeve ka të bëjë me aftësinë e Iranit për të pasuruar uraniumin. Perëndimi e ka akuzuar Teheranin se synon të krijojë një armë bërthamore, ndërsa Irani këmbëngul se programi i tij është për qëllime civile.
Një tjetër çështje e debatueshme ka qenë mbyllja efektive nga Irani e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore ku kalon rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit para se të niste lufta.
Pas përfundimit pa marrëveshje të bisedimeve në Islamabad, Trump njoftoi një bllokadë amerikane që shënjestron anijet që shkojnë drejt ose largohen nga Irani. Ngushtica lidh Evropën me Azinë përmes Kanalit të Suezit dhe konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare të tregtisë në ekonominë globale.
Një këshilltar ushtarak i liderit suprem iranian, Mojtaba Khamenei, më 15 prill paralajmëroi se Teherani do të fundosë anijet amerikane në ngushticë nëse SHBA-ja vendosë të “patrullojë” në këtë pikë kyç të transportit detar./REL
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se nuk kanë mundësi tjetër përveç arritjes së një marrë...
BBC BRITANI- BBC-ja njoftoi në faqen e saj zyrtare se planifikon të shkurtojë deri në 2.000 vende pune. Në BBC punojnë rreth ...
Peter Magyar Kur intelektualët hungarezë e përshkruanin sistemin e kryeministrit të rrëzuar Viktor Orbán si 'mafioz', v&eum...
Mark Rutte, Marco Rubio SHBA- Udhëtimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtetet e Bashkuara më 8&n...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar në një postim në platformën Truth Social, se&...
EKUADOR- Njëmbëdhjetë persona u vranë dhe njëzet të tjerë u plagosën të mërkurën kur një autobus r...
Sergei Lavrov dhe Xi Jinping Presidenti kinez Xi Jinping solli rëndësinë e traktatit të miqësisë midis ...
Foto ilustruse IRAN- Irani mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të anijeve të lundrojnë lirisht nëpër pj...
Një sulm izraelit goditi një automjet në jug të Bejrutit LIBAN- Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet, pasi Izraeli dhe Lib...
Armando Lilo TIRANË- Zjarri që përfshiu pallatin e tij në Tiranë dhe shpallja në kërkim nga policia nuk janë n...