LIVE UPDATES
Politike

“Ja kompanitë që përfituan miliona euro nga kontratat e klasifikuara të AKSHI-t“/ PD: SPAK të hetojë deri te Edi Rama

Gjatë një deklarate për mediat, Vangjeli u shpreh se kontratat e klasifikuara të AKSHI-t kanë si objekt shërbime sigurimi, ruajtjeje dhe në pjesën dërrmuese të tyre, shpenzime për mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrave.

6 Janar 2026, 13:55 Nga E.d
“Ja kompanitë që përfituan miliona euro nga kontratat e
Foto ilustruse

TIRANË- Zëdhënsia e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka deklaruar se PD ka kryer dhjetëra denoncime të lidhura drejtpërdrejt me AKSHI-n, ku është evidentuar qartë klientelizmi dhe abuzimi sistematik me prokurimet. Gjatë një deklarate për mediat, Vangjeli u shpreh se kontratat e klasifikuara të AKSHI-t kanë si objekt shërbime sigurimi, ruajtjeje dhe në pjesën dërrmuese të tyre, shpenzime për mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrave.

Ajo tha se kontratat e klasifikuara, sipas ligjit, përjashtohen nga prokurimi publik vetëm kur kanë ndikim të veçantë në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.  Vangjeli tha se sipas të dhënave zyrtare të Spending data, nga viti 2016 e deri më sot, për 10 vite, shqiptarët kanë paguar plot 104 milionë euro për kontrata të tilla.

Sipas saj, rezulton se pagesat më të larta për kontrata të klasifikuara nga AKSHI kanë shkuar për ABS shpk, me pronar Gerond Meçe, FIRST shpk, Infosoft Systems, TBS 96 shpk, AES Communication shpk, Soft Solution shpk etj. 

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli

“Nëse sot mungojnë paratë për ndihmën ekonomike, për barnat, për fermerët apo për pensionet, arsyeja është e thjeshtë: paratë e shtetit përfundojnë në duart e pushtetit. Partia Demokratike ka kryer dhjetëra denoncime të lidhura drejtpërdrejt me AKSHI-n, ku është evidentuar qartë klientelizmi dhe abuzimi sistematik me prokurimet.

Për publikun dhe në vëmendje të SPAK, sot sjellim numrin e lartë të kontratave të klasifikuara që AKSHI ka lidhur me kohëzgjatje mbi 24 apo 36 muaj. Këto kontrata kanë nisur pas marrjes së detyrës si drejtuese e AKSHI-t nga Mirlinda Karçanaj.

Kontratat e klasifikuara, sipas ligjit, përjashtohen nga prokurimi publik vetëm kur kanë ndikim të veçantë në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Ndërsa kontratat e klasifikuara të AKSHI-t kanë si objekt shërbime sigurimi, ruajtjeje dhe, në pjesën dërrmuese të tyre, shpenzime për mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrave.

Sipas të dhënave zyrtare të Spending data, nga viti 2016 e deri më sot, për 10 vite, shqiptarët kanë paguar plot 104 milionë euro për kontrata të tilla. 

Pa asnjë njoftim publik, pa transparencë, pa publikuar të dhëna apo drafte kontratash dhe përmes kontraktimeve të mbyllura pa garë, rezulton se pagesat më të larta për kontrata të klasifikuara nga AKSHI kanë shkuar për:

ABS shpk, me pronar Gerond Meçe (aktualisht  kaluar në emër të nënës së tij), e cila ka përfituar 17 milionë euro, kryesisht për shpenzime mirëmbajtjeje të pajisjeve të zyrave.

FIRST shpk, me pronarë prestanome dhe shtetasin Gëzim Hoxha, ka përfituar 18.5 milionë euro, nga të cilat 3.5 milionë nga AKSHI dhe 15 milionë euro me një pagesë të vetme nga Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Infosoft Systems, me pronarë Armand Sharra dhe Bledar Dhima-12.6 milionë euro.

TBS 96 shpk, me pronar Artan Xhori-11.8 milionë euro.

AES Communication shpk, me pronar Jani Angjeli-6.7 milionë euro.

Soft Solution shpk, me pronar Ermal Beqiri-5 milionë euro.

IKUBINFO, me pronarë Romeo Sherko dhe Armand Sharra-3.8 milionë euro.

Alisa Albania, me pronarë vëllezërit Dulaku-2.1 milionë euro.

Image Communication Development, me pronar Igli Gjelishti-2 milionë euro.

Intech +, ish-pronar Ilir Beqaj, aktualisht Sokol Sinani-1.6 milionë euro.

Fastech shpk, me pronar Andis Papa-1.2 milionë euro.

Trezhnjeva shpk, me pronar Adem Trezhnjeva-1.2 milionë euro.

Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të finalizojë hetimet për AKSHI-n, duke marrë në konsideratë kontratat e kategorizuara si ‘të klasifikuara’, dhe hetimi të shkojë tek Edi Rama, si eprori i AKSHI-t dhe përgjegjësi kryesor për planifikimin dhe organizimin e këtyre skandaleve që kanë sjellë shpërdorimin e miliona eurove të shqiptarëve.

Shqiptarët kërkojnë drejtësi dhe ajo nuk mund të ekzistojë për sa kohë Edi Rama nuk i dorëzohet drejtësisë.“ tha Vangjeli./Dosja.al

 genta vangjeli pd akshi

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty