9 Shtator 2022, 18:08
Nga I.A
Johannes Hahn
BRUKSEL- Komisionari për buxhet i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, është i bindur se Bashkimi Evropian do t'i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme financiare deri në fund të këtij viti, por u ka kërkuar vendeve anëtare që ta rrisin ndihmën financiare për vitin 2023, pasi "lufta ka shumë të ngjarë të vazhdojë ende".
Kështu tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 9 shtator, para një takimi jozyrtar të ministrave të financave të BE-së në Pragë.
"Aktualisht, ne po flasim për 5 miliardë si kredi dhe sugjerimi ynë do të ishte që 3 miliardë [euro] të tjera të jenë grante. Kjo është pikërisht ajo që po diskutojmë. Por përsëri, kam besim se ne mund ta ofrojmë këtë mbështetje financiare”, tha ai.
I pyetur se a mjafton kjo për Ukrainën, Hahn tha se ndihma e BE-së do të vazhdojë sepse BE-ja e ka obligim këtë.
"Deri në fund të vitit, sipas miqve tanë ukrainas, kjo do të mundësonte financimin e nevojave të tyre".
"Por pyetja e vërtetë është se si të financohet Ukraina në rast - dhe ka shumë të ngjarë që të jetë kështu - që lufta vazhdon edhe vitin tjetër. Ne duhet të mbështesim Ukrainën, sepse Ukraina po mbron jo vetëm veten, por edhe ne, vlerat tona. Dhe kjo është arsyeja pse ne e kemi obligim t'i mbështesim ata", tha Hahn.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 gusht, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se Putini ka gabuar duke besuar se Perëndimi nuk do të jetë i bashkuar dhe nuk do ta mbështesë Ukrainën.
“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën aq sa është e nevojshme”, tha ai.
Mbështetje për "aq kohë sa është e nevojshme" kanë premtuar disa herë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pushtim rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.
Marrë nga REL
johannes hahn lufta ukraine-rusi
Bota
9 Shtator 2022, 18:01
I.A
Satelit
UKRAINË- Ukrainasit e grupmoshave të ndryshme, me nivele të ndryshme të ardhurash dhe eksperiencash ushtarake janë mbledhu...
Bota
9 Shtator 2022, 17:47
e.k
Princi Charles
BRITANI- "Zoti e ruajt Mbretin", himni zyrtar i ndryshuar do të luhet sot para fjalimit që do të mbajë Mbreti Charl...
Bota
9 Shtator 2022, 17:20
I.A
Mbretëresha Elizabeth II
ANGLI- Mbretëresha Elizabeth II thuhet se kishte një vend të veçantë në zemr&...
Bota
9 Shtator 2022, 17:15
e.k
Liz Truss
BRITANI- Kryeministrja Liz Truss ka mbërritur në Pallatin Buckingham. Ajo do të zhvillojë një takim me Mbretin Char...
Bota
9 Shtator 2022, 17:15
F.M
DASH
UASHINGTON- Departamenti Amerikan i Shtetit ka sanksionuar dy ministra të Iranit, vetëm dy ditë pasi Shqipëria shkëputin marr...
Bota
9 Shtator 2022, 17:13
F.M
Policia greke
GREQI- Një moderator i njohur në Greqi, 62 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet për pornog...
Bota
9 Shtator 2022, 17:07
I.A
Mbreti Charles III
ANGLI- Mbreti Charles do të mbajë fjalimin e tij të parë mbarëkombëtar si monark i ri i Britanis&eum...
Bota
9 Shtator 2022, 16:55
e.k
Anthony Blinken dhe Jens Stoltenberg
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kanë bër...
Bota
9 Shtator 2022, 16:46
Mbreti Charles III
LONDËR- Mbreti Charles III u përshëndet nga mijëra qytetarë dhe dashamirës ndërsa mbërriti n&eum...
Bota
9 Shtator 2022, 16:40
F.M
Jovan Vukotiç
TURQI- Jovan Vukotiç, 42 vjeç, kreu i bandës famëkeqe të drogës me emrin Skaljari që vepronte n...