LIVE UPDATES
Bota

“Katastrofa e shekullit”/ Tërmeti në Turqi, më vdekjeprurësi në historinë moderne të vendit

Presidenti turk, i cili i është referuar tërmetit si "katastrofa e shekullit", tha se më shumë se 13,000 njerëz ende po trajtohen nëpër spitale.

15 Shkurt 2023, 09:39 Nga DOSJA
“Katastrofa e shekullit”/ Tërmeti në Turqi, më
Një fëmijë në Turqi mban në duar një kuti jogurti të marrë nga ndihmat e dërguara

TURQI- Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi të martën se më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit, 100 vjet më parë.

Teksa është pothuajse e sigurt që numri i të vdekurve do të rritet edhe më tej, shumë nga dhjetëra mijëra të mbijetuarit e mbetur të pastrehë po përpiqen të përmbushin nevojat bazë, si gjetja e strehimit nga i ftohti.

Vdekjet e konfirmuara në Turqi i kaluan ato të regjistruara nga tërmeti masiv i Erzincanit në vitin 1939, që vrau rreth 33,000 njerëz.

Erdogan tha se 105,505 u plagosën si rezultat i tërmetit dhe pasgoditjeve të tij të 6 shkurtit, me epiqendër në Kahramanmaras. Pothuajse 3,700 vdekje janë konfirmuar në Sirinë fqinje, duke e çuar numrin e vdekjeve në të dy vendet në mbi 39,000.

Presidenti turk, i cili i është referuar tërmetit si "katastrofa e shekullit", tha se më shumë se 13,000 njerëz ende po trajtohen nëpër spitale.

Duke folur në Ankara pas një takimi pesë-orësh të kabinetit të mbajtur në selinë e agjencisë së fatkeqësive AFAD, Erdogan tha se 47,000 ndërtesa, të cilat përmbanin 211,000 banesa, ishin shkatërruar ose ishin dëmtuar deri në pikën që duhet të demolohen qëllimshëm.

"Ne do të vazhdojmë punën tonë derisa të nxjerrim qytetarin tonë të fundit nga ndërtesat e shkatërruara", tha Erdogan për përpjekjet e vazhdueshme të shpëtimit.

Agjencitë e ndihmës dhe qeveritë nga mbarë bota kanë shtuar përpjekjet për të sjellë ndihmë në pjesët e shkatërruara të Turqisë dhe Sirisë.

Situata është veçanërisht e pashpresë në Siri, ku lufta civile 12-vjeçare ka komplikuar përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të prekurve në këtë zonë, si dhe ka sjellë presione të ndryshme mbi mënyrën se si të transferohen ndihmat në vend. Disa njerëz atje thanë se nuk kanë marrë asgjë.

Ministria siriane e Shëndetësisë njoftoi se numri i të vdekurve është 1,414, dhe 1,357 të tjerë janë të plagosus, vetëm në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Të martën, Kombet e Bashkuara ndanë një shumë prej 397 milionë dollarësh për të ofruar “ndihma dëshpërimisht të nevojshme për gati 5 milionë sirianë” për tre muajt e ardhshëm.

Deri në marrëveshjen e së hënës midis OKB-së dhe qeverisë siriane të presidentit Bashar Assad, ndihmat ishin lejuar të dërgoheshin vetëm në një zonë përmes një kalimi të vetëm kufitar me Turqinë, ose përmes territorit qeveritar.

Presidenti Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihma dhe pajisje të nevojshme për miliona viktima të tërmetit.

Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të jenë të hapura për një periudhë fillestare prej tre muajsh.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen