Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sulmet ajrore në Harkiv nga “së paku 10 dronë rusë” pak pas mesnatës, shkaktuan një zjarr të madh, por Policia tha fillimisht se nuk kishte viktima.
UKRAINË-Zyrtarët ukrainas në qytetin verilindor, Harkiv, thanë se Rusia i sulmoi caqet e civilëve me dhjetëra dronë në qytet gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit, derisa Ushtria e Ukrainës tha se i zhvilloi mbi 50 beteja në 24 orët e fundit. Ndërkohë, forcat ruse i vazhduan përpjekjet për ta rrethuar qytetin lindor, Avdivka.
Vala më e fundit e sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës në muajin e 21-të të pushtimit të paprovokuar ushtarak të Ukrainës nga Moska ndodhi midis druajtjeve se sulmet e shtuara mund ta prishin rrjetin elektrik të Ukrainës në një kohë kur temperaturat kanë filluar të bien në prag të dimrit.
Sulmet ajrore në Harkiv nga “së paku 10 dronë rusë” pak pas mesnatës, shkaktuan një zjarr të madh, por Policia tha fillimisht se nuk kishte viktima.
Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se zjarrfikësit po përpiqeshin ta shuanin një zjarr, por nuk shpjegoi më shumë. Këshilltari i presidentit të Ukrainës. Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, tha se forcat ukrainase i rrëzuan 24 dronë të prodhuar nga Irani dhe një raketë gjatë natës.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha të premten se “me mbështetje nga ajri, armiku i vazhdoi përpjekjet për ta rrethuar Avdivkën, por ushtarët ukrainas po bëjnë ballë dhe po i shkaktojnë humbje të mëdha armikut”.
Besohet se planet e Moskës për luftën janë të dërgojnë sa më shumë trupa dhe mjete ushtarake në zonën e Avdivkës.
Të enjten vonë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj i rrëzuan nëntë dronë ukrainas pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhjas, i cili është uzurpuar nga Rusia qysh në javët e para të pushtimit.
Radio Evropa e Lirë nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e fushëbetejave në zonat ku zhvillohen luftime të ashpra./REL
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmoud Abbas pasditen e së...
Rishi Sunak dhe Elon Musk ANGLI- Miliarderi Elon Musk vë alarmin dhe parashikon se Inteligjenca Artificiale do ta bëjë të tepërt p...
Familje e Mike Johnson SHBA-Djali me ngjyrë i 'birësuar' i kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson...
Gaza FRANCË- Instituti Francez në Gaza dhe zyrat e Agencie France-Presse u goditën nga një sulm ajror izraelit. I menjëhershë...
Shtepia e Bardhe SHBA-Paralajmërimet për Hezbollahun që të mos përpiqen të përfitojnë nga konflikti midi...
Foto ilustruese MAL I ZI-Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm e ka goditur Shqipërinë dhe Malin e Zi...
Giorgia Meloni ITALI - Giorgia Meloni Kryeministra e Italisë njoftoi paraditën e sotme dorëheqjen e këshilltarit diplomatik Francesco T...
Albin Kurti KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë ...
Aleksandar Vuçiç SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur zgjedhjet e një parlamentare, duke pë...
Stuhia Ciaran EUROPË-Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi stuhia Ciaran goditi Evropën Perëndimore me erëra rekord der...