"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Kryetari i OVL UÇK-së Faton Klinaku mbërrin në protestën e veteranëve (Foto)
Në shesh janë grumbulluar dhe shumë veteran të tjerë, të cilët kanë ardhur në Prishtinë nga disa qytetet të tjera të Kosovës
16 Qershor 2022, 09:37Nga d.d
KOSOVË-Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, së bashku me 10 të tjerë nga zyra të kësaj organizate, ka arritur në sheshin e Prishtinës, para Kuvendit të Kosovës, për të nisur protestën.
Në shesh janë grumbulluar dhe shumë veteran të tjerë, të cilët kanë ardhur në Prishtinë nga disa qytetet të tjera të Kosovës. Në fotografitë e mëposhtme të siguruara nga Express, shfaqet Klinaku i shoqëruar me zyrtarë të tjerë të organizatës OVL.
Veteranët po kundërshtojnë mospërfshirjen e tyre në projektligjin për pagën minimale, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës para dy dite. Edhe gjatë procesit të votimit, ky projektligj u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Më 6 qershor, veteranët u futën në oborrin e Kuvendit duke kërcënuar se do të futeshin brenda