29 Korrik 2022, 14:50
Nga I.A
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës nuk miratoi të premten Projektligjin për Rregullimin e Çmimit të Barnave dhe Produkteve Medicinale. Projektligji i inicuar nga partia më e madhe opozitare në kuvendin - Partia Demokratike e Kosovës nuk u përkrah nga deputetë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Çmimin e produkteve farmaceutike në Kosovë e caktojnë vetë barnatoret. Për unifikimin e tyre në treg nuk ka ndonjë mekanizëm - së paku tash për tash. Në memorandumin shpjegues të projektligjit, i cili nuk u miratua, thuhet se në mungesë të rregullimit të çmimit të barnave, buxheti i shtetit dhe qytetarët, për vite me radhë, janë dëmtuar duke paguar produkte më shtrenjtë se vlera e tyre.
Sipas këtij memorandumi, Kosova ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët janë dëmtuar financiarisht, duke shpenzuar rreth 10 milionë euro më shumë në vit për barna. Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e arsyetuan mos miratimin e këtij projektligji në lexim të parë për shkak se i njëjti ligj është duke u hartuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në Ministrinë e Shëndetësisë ditë më parë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Projektligjin për Çmimin e Barnave dhe Produkteve Medicinale do ta dërgojnë së shpejti për miratim në Qeveri.
“Ministria e Shëndetësisë pret që ligji gjithsesi të miratohet sivjet dhe të përcaktohet edhe dinamika e zbatimit konkret”, thuhet në deklaratë.
Aty, po ashtu, shpjegohet se çmimet e produkteve medicinale do të përcaktohen në bazë të metodologjisë së çmimeve të jashtme referente. Kjo nënkupton që do të merren për bazë çmimet e produktit të caktuar në një apo më shumë vende të tjera.
Të ngarkuar për rregullimin e çmimeve do të jenë: Komisioni për Çmime të Produkteve Medicinale, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Oda e Farmacistëve, Fondi i Sigurimeve dhe anëtarë vëzhgues nga shoqëria civile. Rregullimi i çmimit të barnave bëhet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, ku Kosova synon të anëtarësohet. Aktualisht, vetëm Kosova dhe Bjellorusia në kontinentin evropian nuk kanë legjislacion për qëllim të tillë.
Marrë nga REL
kuvendi i kosoves
Bota
29 Korrik 2022, 14:41
Glauk Konjufca
KOSOVË- Disa momente komike kanë ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Projek...
Bota
29 Korrik 2022, 14:09
s.s
Jakup Krasniqi
KOSOVË- Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka thënë se një organizatë ndërkombëtare po...
Bota
29 Korrik 2022, 13:51
s.s
Avioni F-22
SHBA- Forcat Ajrore të SHBA-së po dërgojnë avionë luftarakë F-22 Raptor në Lask, Poloni për të...
Bota
29 Korrik 2022, 12:14
I.A
Momenti i incidentit
RUSI- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin që një prift rus godet një prift ukrainas me një kryq të...
Bota
29 Korrik 2022, 12:11
A.B
Treni
GREQI- Tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, mes stacioneve të ISAP-it, Ano Patision dhe Perissos. 'Protothema' ra...
Bota
29 Korrik 2022, 12:00
I.A
Pamje nga lufta
UKRAINË- Forcat ushtarake ukrainase kanë intensifikuar kundërofensivën e tyre me qëllim të rikthimit të ...
Bota
29 Korrik 2022, 11:57
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Përmbytjet në Kentakin lindor kanë shkaktuar të paktën tetë vdekje, tha të enjten guvernatori Andy...
Bota
29 Korrik 2022, 11:52
I.A
Steven Mnuchin
SHBA- Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e sulmit të 6 janarit ka intervistuar ish-sekretarin e T...
Bota
29 Korrik 2022, 11:39
I.A
Emigrantet
SHBA- Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser ka kërkuar dislokimin e forcave ushtarake për të ndihmuar me ...
Bota
29 Korrik 2022, 11:36
I.A
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj
HAGË- Paneli i Gjykatës së Apelit, i kryesuar nga Michèle Picard, ka nxjerrë një vendim, n...