31 Tetor 2023, 15:41
Nga I.A
Ursula von der Leyen dhe Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka bërë thirrje Serisë gjatë një vizite në Beograd të martën që t’i zbatojë marrëveshjet e arritur deri tani mes saj dhe Kosovës.
Duke folur në një konferencë për media pas takimit me presidentin Vuçiq, Leyen tha se “sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm, autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi. Është vendimtare që të dyja palët të angazhohen dhe të ndjekin rrugën e normalizimit.
Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, duke e vrarë një polic. Gjatë konfliktit u vranë edhe tre sulmues serbë.
Leyen theksoi se është e rëndësishme që Serbia të mbështesë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe që Kosova ta zbatojë atë.
“Përveç kësaj, Serbia duhet të fillojë t’i zbatojë marrëveshjet ekzistuese dhe të mos humbasë kohë për këtë”, tha Leyen.
E pyetur se si mund të kërkohet nga Serbia që ta njohë de fakto Kosovën, nëse pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Leyen tha se bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila u arrit në mars në Ohër mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.
Gjatë vizitës në Prishtinë të hënën, Leyen nënvizoi se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia de fakto ta njohë Kosovën.
LEXONI EDHE KËTË:Von der Leyen: Kosova ta pranojë Asociacionin, Serbia njohjen de facto
Ajo shpjegoi në Beograd se Marrëveshja e Ohrit parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve të Kosovës nga Serbia.
Leyen tha se kjo, në anën tjetër, shkon edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën Kosova duhet ta zbatojë.
"Kjo do t'i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane", tha ajo.
Vuçiq: Për ne nuk është në pyetje njohja e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për Serbinë nuk është në pyetje njohja e Kosovës.
“Dhe këtë e kam thënë pafundësisht dhe nuk është e vështirë për mua dhe nuk më vjen turp, jam krenar që e them para presidentes së KE-së”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se “ne e dimë se cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t'i përmbushim ato”.
Ai theksoi se Serbia e ka të qartë se çfarë nuk mund të bëjë kundër Kushtetutës.
“Ai qëndrim i Serbisë nuk ndryshon”, tha Vuçiç.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq tha se statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është bazë e mirë për bisedime, por se ai nuk mund të flasë për hollësitë e draftit që ka marrë.
Ai tha se për momentin dy pengesa kryesore në rrugën e Serbisë drejt BE-së janë sanksionet ndaj Rusisë dhe marrëdhënia me Prishtinën.
Serbia nuk iu bashkua politikës së jashtme të BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës.
Pas takimit me presidenten e KE-së, Vuçiqi shkroi në rrjetin social Instagram se atë po e pret një ditë e tërë bisedimesh.
“Në të cilën do t’ia shpreh të gjitha llojet e mirënjohjes BE-së për ndihmën dhe mbështetjen që na ka dhënë, me shpresën se Serbia do të ketë forcën për t’i përmbushur detyrimet e saj të anëtarësimit dhe të bëhet pjesë e familjes së kombeve evropiane”, tha Vuçiç.
Përveç Vuçiqit, Leyen është paraparë të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Në kuadër të turneut të saj në Ballkan, Leyen e vizitoi edhe Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ndërsa pas Beogradit do të shkojë në Sarajevë.
Marrë nga REL
ursula von der leyen albin kurti aleksandar vuçiç
Bota
31 Tetor 2023, 15:36
r.ll
Foto ilustruese
GAZË- Palestinezët dhe trupat izraelite kanë vazhduar përleshjet në Bregun Perëndimor të pushtuar sot.&n...
Bota
31 Tetor 2023, 15:39
f.i
Ursula von der Leyen dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI-Gjatë një konference të përbashkët me Von der Leyen,presidentii...
Bota
31 Tetor 2023, 15:25
r.ll
Aleksandër Vuçiç dhe Ursula von der Leyen
SERBI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shpjeguar në Beograd se...
Bota
31 Tetor 2023, 15:20
I.A
Mali i Zi dhe BE
BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi të martën, por...
Bota
31 Tetor 2023, 15:13
r.ll
Aleksandër Vuçiç dhe Ursula von der Leyen
SERBI- Në vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor, presidentja e Kom...
Bota
31 Tetor 2023, 14:07
a.l
Ursula von der Leyen
MAL I ZI- Mali i Zi tani duhet të përqendrohet tërësisht në procesin e anëtarësimit në B...
Bota
31 Tetor 2023, 13:56
r.ll
foto ilustruese
SHBA-Ekspertët e Kombeve të Bashkuara u bënë thirrje talibanëve që të lirojnë menjëherë d...
Bota
31 Tetor 2023, 13:26
a.l
Milojko Spajiç
SERBI- Kryeministri i ri, Milojko Spajiç, në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjes së qeveris&e...
Bota
31 Tetor 2023, 13:19
r.ll
foto ilustruese
KANADA- Një marrëveshje humanitare nevojitet urgjentisht për të ndihmuar njerëzit në Rripin e Gazës, ka ...
Bota
31 Tetor 2023, 13:04
r.ll
foto nga gaza
GAZA-Situata në një spital në Gaza po përkeqësohet çdo ditë dhe më shumë, pasi furnizimet po m...