LIVE UPDATES
Bota

LISTA/ Ekonomia gjermane në prag recesioni, ja cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë

Dobësia e ekonomisë gjermane ka pasoja shumë konkrete. "Kriza industriale dhe rënia ekonomike afatgjatë po lënë gjurmë në tregun e punës”, thotë Enzo Weber nga Instituti për Kërkimin e Tregut të Punës (IAB).

30 Nëntor 2024, 10:17 Nga ZH.LL
LISTA/ Ekonomia gjermane në prag recesioni, ja cilat kompani do të
Logo e Volkswagen

GJERMANI- Ekonomia gjermaneështë në prag të recesionit edhe sivjet - industria është veçanërisht e prekur nga kriza. Pesimizmi dominon në kompanitë më të mëdha. "Ato po vuajnë më së shumti për shkak të rënies së aftësisë gjermane të konkurrencës në tregun botëror," beson Ulrich Kater, kryeekonomist i Dekabanka.

Dobësia e ekonomisë gjermane ka pasoja shumë konkrete. "Kriza industriale dhe rënia ekonomike afatgjatë po lënë gjurmë në tregun e punës”, thotë Enzo Weber nga Instituti për Kërkimin e Tregut të Punës (IAB). Sipas vlerësimeve të studiuesve, papunësia pritet të vazhdojë të rritet. Deri në pranverë, thonë ata, në Gjermani "nuk pritet ndonjë ndryshim i trendit”.

Disa kompani të mëdha gjermane kanë njoftuar pushime masive nga puna në javët dhe muajt e fundit. Këto janë kompanitë e prekura.

Schaeffler

Kompania Schaeffler, e cila prodhon pjesë për industrinë e automobilave, ka njoftuar pushime nga puna dhe mbyllje të fabrikave. Për shkak të problemeve të vazhdueshme në sektorin industrial dhe kërkesës së dobët në tregun e automjeteve, Schaeffler planifikon të shkurtojë gjithsej 4.700 vende pune, nga të cilat 2.800 janë në Gjermani. Gjithashtu, nga një fabrikë në Austri dhe Britani të Madhe do të mbyllen. Kompania njoftoi gjithashtu pezullimin e prodhimit të disa produkteve në Berndorf, Austri, si dhe përfundimin e disa prodhimeve në Sheffield, Angli.

Continental

Furnizuesi i automjeteve Continental planifikon gjithashtu pushime masive për shkak të shitjeve më të dobëta në BMW, Mercedes dhe koncerne të tjerë, si dhe problemet në sektorin e makinave elektrike.

Sipas kompanisë, nga mesi i vitit 2023, tashmë janë eliminuar 5000 vende pune në zhvillim, prodhim dhe administrim. Deri në vitin 2028, ata planifikojnë të shkurtojnë gjithsej 7.150 vende pune, nga të cilat më shumë se një e treta i përket Gjermanisë.

Volkswagen

Prodhuesi më i madh gjerman i makinave (Volkswagen, i cili përfshin markat VW, Audi, Porsche, Seat, Skoda, Cupra, Lamborghini, Bentley dhe Ducati) po përballet me një krizë serioze. Sipas përfaqësuesve të sindikatës, tre fabrika të VW janë aktualisht në rrezik, ndërsa nga shkurtimi rrezikohen dhjetëra mijëra vende pune. Kompanisë i mungojnë blerësit për më shumë se 500.000 automjete, tha Dirk Große-Loheide, anëtar i bordit drejtues të markës VW. "Nëse nuk ka kërkesë, ne duhet t'i përshtatim kapacitetet prodhuese me situatën aktuale”, shtoi ai.

Edhe drejtori i markës Volkswagen, Thomas Schäfer theksoi se masat aktuale, si pensioni i parakohshëm, puna me orar të shkurtuar dhe shkurtimet e tjera nuk janë të mjaftueshme për të ulur shpenzimet. Momentalisht janë duke u zhvilluar negociatat me sindikatat IG Metall, por nuk është arritur asnjë marrëveshje deri tani. Negociatat do të vazhdojnë me 9 dhjetor, por tani për tani parashikohen të shkurtohen dhjetëra mijëra vende pune.

Bosch

Bosch, një tjetër furnizues i madh me pjesë të makinave, planifikon të shkurtojë deri në 5.550 vende pune - prej tyre 3.800 në Gjermani. Shifrat e sakta do të darkodohen në negociata me përfaqësuesit e punëtorëve. I prekur veçanërisht është sektori "Cross-Domain Computing Solutions”, i cili merret me zhvillimin e sistemeve për asistencën në drejtimin e automjeteve dhe në drejtimin autonom.

Bosch planifikon të prezantojë reduktimin e orëve të punës për shumë punonjës në Gjermani, gjë që do të rezultojë edhe me paga më të ulëta. Në total, do të preken rreth 10.000 punëtorë në nëntë lokacione në Gjermani. Kompania përmend krizën në industrinë e automobilave dhe kërkesën më të dobët si arsye, ndërsa rezultatet në sektorin e teknologjive të reja, siç është drejtimi i automatizuar, janë nën pritshmëritë e mëparshme.

ZF Friedrichshafen

Furnizuesi i pjesëve të automjeteve ZF Friedrichshafen planifikon të shkurtojë deri në 14.000 nga 54.000 vende pune sa ka në Gjermani. Vetëm në Saarbrücken, 1.800 punëtorë do të pushohen nga puna deri në fund të vitit 2025. Nëse situata e vështirë me porositë vazhdon, gjithsej 4.500 vende pune mund të shkurtohen deri në fund të vitit 2028. Kompania nuk e përjashton as mundësinë e mbylljes së ndonjë fabrike.

ZF ka probleme edhe me borxhe të mëdha për shkak të blerjeve të mëdha (marrje/blerje kompanish), ndërkohë që rezultatet e shitjeve janë shumë më të ulëta sesa është pritur. "Sipas të dhënave të fundit, në fund të vitit do të na mungojnë tre miliardë euro të ardhura”, tha kryetari i Këshillit të Punëtorëve, Achim Dietrich. Për më tepër, borxhet e mëdha vijnë si pasojë e blerjeve të korporatave të tjera.

Ford

Prodhuesi amerikan i makinave Ford planifikon të shkurtojë 2.900 vende pune në Gjermani deri në vitin 2027, shumica e tyre në fabrikën në Këln. Në total, rreth 4.000 vende pune do të shkurtohen në Evropë. Edhe pse kompania investoi dy miliardë euro gjatë viteve 2023 dhe 2024 në modernizimin e fabrikës në Këln, për prodhimin e automjeteve elektrike, pritshmëritë e shitjeve nuk u përmbushën.

Thyssenkrupp

Prodhuesi më i madh i çelikut në Gjermani, Thyssenkrupp Steel planifikon të shkurtojë rreth 11.000 vende pune gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Deri në fund të vitit 2030, numri i të punësuarve do të bjerë nga 27.000 në 16.000. Kompania synon të reduktojë kapacitetin prodhues dhe të rrisë investimet në teknologjitë miqësore ndaj mjedisit, të cilat kërkojnë miliarda investime. Përveç kësaj, importi i çelikut të lirë nga Azia dhe kriza në industrinë e automobilave paraqesin një sfidë të madhe.

BASF

Në vitin 2022, BASF ka shpallur një program kursimi për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe kushteve të vështira të biznesit në Evropë. Një plan shtesë shtrëngimi u prezantua në fillim të këtij viti, duke përfshirë shkurtimet e vendeve të punës në Ludwigshafen. Deri në vitin 2026, BASF planifikon të ulë kostot me një miliard euro në vit. Deri në fund të vitit 2024, kompania do të shkurtojë 3.300 vende pune globalisht, duke përfshirë 2.500 në Ludwigshafen.

Gjithashtu u njoftua edhe mbyllja e tre fabrikave në Ludwigshafen, duke përfshirë prodhimin e acidit adipik - një përbërës kyç për plastikën. Këto masa edhe pse të kuptueshme në situatën aktuale ekonomike, do të lënë pa punë mijëra punëtorë dhe do të përkeqësojnë më tej situatën në tregun e punës./ DW

gjermani ekonomia kompanite

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë