23 Janar 2023, 17:20
Nga a.l
Mal i Zi
MAL I ZI- Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Malit të Zi që situatën aktuale politike në vend ta tejkalojë vetëm me mjete kushtetuese, në mënyrë që vendi kandidat të mund të vazhdojë rrugëtimin në procesin e integrimeve evropiane. Mali i Zi është një prej temave të diskutimit gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po zhvillohet të hënën në Bruksel.
Sipas paralajmërimeve, për situatën në Mal të Zi pritet të raportojnë së bashku ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg. Ata kanë vizituar Malin e Zi në emër të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Zyrtarët e BE-së thonë se këto vizita të dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve anëtare në Podgoricë ishin të suksesshme.
Ata thanë se udhëheqësve politikë në Mal të Zi u është dërguar mesazhi i qartë se situata e tashme mund të zgjidhet vetëm me mjete ligjore, duke kërkuar edhe zgjedhjen e dy gjykatësve, në mënyrë që të funksionalizohet Gjykata Kushtetuese. Ky do të ishte një parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të rregullta në Mal të Zi.
Edhe ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërlliq Radman, ka paralajmëruar se do të flasë për situatën në Mal të Zi, pasi edhe ai, para disa ditësh kishte qëndruar për vizitë atje.
“Ftojmë Malin e Zi që ta kuptojë seriozisht mesazhin e BE-së për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjin e diskutueshëm për presidentin. Ne kemi nevojë për Malin e Zi, na duhet një Mal i Zi stabil, i orientuar në mënyrë të qartë kah vlerat evropiane”, ka thënë ministri i Kroacisë, duke shprehur bindjen se Mali i Zi do të tejkalojë krizën politike dhe do të avancojë në rrugën e integrimeve evropiane.
Mali i Zi është vendi udhëheqës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Por, problemet e brendshme politike kanë ndikuar që procesi të ngadalësohet. Disa burime diplomatike në Bruksel, madje, kanë tërhequr vërejtjen se i tërë procesi mund të ndalet nëse nuk sigurohet sundimi i ligjit dhe funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese./ REL
zgjedhjet ne malin e zi
Bota
23 Janar 2023, 16:54
I.A
Andrei Medvedev
NORVEGJI- Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili kohët e fundit u arratis në Norvegji, është ndalu...
Bota
23 Janar 2023, 16:52
I.A
ChatGPT
SHBA- Microsoft tha se po bën një “investim shumëvjeçar e miliarda dollarësh” në programin e ri të...
Bota
23 Janar 2023, 16:42
a.l
Grupi Wagner
UKRAINË- Policia norvegjeze ka arrestuar një ish-komandant të grupit mercenar rus Wagner i cili kohët e fun...
Bota
23 Janar 2023, 16:46
I.A
Keshilli i Sigurimit
TIRANË- Në përfundim të mbledhjes, pas raportimeve dhe diskutimeve në Këshillin e Sigurimit, Presidenti ...
Bota
23 Janar 2023, 16:42
I.A
Ivica Daçiç
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia ë...
Bota
23 Janar 2023, 16:22
I.A
KOSOVË- Vërshimet e ditëve të fundit kanë lënë shumë dëme edhe në komunën e Klinës si në pron...
Bota
23 Janar 2023, 16:19
a.l
Kinë
KINË- Në Kinë janë shënuar sot temperaturat rekord dimërore. Mediat e huaja raportojnë se në Mohe, q...
Bota
23 Janar 2023, 15:53
I.A
Miljan Deleviç
SERBI- Serbi i plagosur, Miljan Deleviç, i cili u qëllua nga policia speciale e Kosovës në një veturë...
Bota
23 Janar 2023, 15:28
I.A
Iran
BRUKSEL- Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, tha presidenca suede...
Bota
23 Janar 2023, 15:19
a.l
Iran
IRAN- Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë kriminale që drejtonte tri fabrika ilegale të duhanit në ven...