LIVE UPDATES
Bota

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë: Arrestimi i shqiptarit në Bujanoc s' ka lidhje me situatën në veri

29 Dhjetor 2022, 11:28 Nga a.l
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë: Arrestimi i shqiptarit në Bujanoc
arrestimi i te riut

KOSOVË- Arrestimi i një personi me nacionalitet shqiptar në Bujanoc, në jug të Serbisë, aktualisht nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me krizën në Kosovë, tha Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Por, ekziston shqetësimi, sepse ai person është arrestuar me një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni”, tha sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, Nemanja Staroviç, për Radion Evropa e Lirë.

Më herët, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) njoftoi se tek i arrestuari, i cili është i dyshuar për terrorizëm, u gjet “sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me shurdhues, një scorpion [armë automatike] me shurdhues, një kilogram lëndë shpërthyese, si dhe një sasi e madhe e municionit”.

Dyshohet se armët janë marrë përmes kanaleve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i tyre në zonën e Kosovës…”, u tha në njoftim.

Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) arrestuan në Bujanoc një person të nacionalitetit shqiptar me inicialet A.B. 27 dhjetor 2022. BIA, në njoftimin e saj të datës 27 dhjetor, tha se është arrestuar një person me nacionalitet shqiptar, duke përmendur vetëm inicialet e tij: A.B.

Megjithatë, nuk u specifikua nëse është shtetas i Serbisë apo i ndonjë shteti tjetër. BIA është shërbim civil i sigurisë dhe është pjesë e sistemit të sigurisë dhe inteligjencës së Serbisë.

Mustafi: I arrestuari është nga Kosova

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, tha për Radion Evropa e Lirë se, sipas informacioneve që disponon, është arrestuar një person nga Podujeva – qytet në verilindje të Kosovës. Ai tha se i arrestuari ka poseduar automjet me targa bullgare.

Kështu që nuk ka të bëjë me shqiptar lokal. Deklarata në ueb-faqen e Agjencisë për Siguri [BIA] është shumë domethënëse dhe stigmatizuese, sepse është thënë se është i përkatësisë shqiptare. E gjithë stigma lidhet me qytetin e Bujanocit, ku jetojnë shqiptarët, dhe se [i arrestuari] është shqiptar”, tha Mustafi.

Deri në publikimin e këtij artikulli, informata e tillë nuk u konfirmua e as nuk u mohua nga Beogradi zyrtar.

Çfarë thanë dëshmitarët lidhur me arrestimin?

Bujanoci, ku u bë arrestimi, ndodhet në afërsi të kufirit me Kosovën dhe është një nga tri komunat me popullatë shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Sipas dëshmitarëve, arrestimi është bërë në parkingun e hotelit “Rozafa”.

Kemi pasur problem, sepse e kanë bllokuar parkingun, nuk kanë lejuar të hyjnë apo të dalin njerëz. Brenda nuk kanë hyrë. Personi është arrestuar jashtë”, tha Ndriçim Hasani, drejtor i hotelit.

Ai shtoi se kamerierët kanë thënë se i arrestuari, gjatë ditës, ka qenë në restorant të hotelit dhe ka pirë kafe, ndërsa, në momentin e arrestimit, ai ka qenë në hapësirën e parkingut.

Nuk e dimë saktë se sa herë ka qenë në restorant. Më thanë se edhe dikush tjetër ka qenë me të, por në momentin e arrestimit ka qenë vetëm”, tha Hasani.

Arrestim në jehonën e krizës në Kosovë

Lajmi për arrestimin erdhi në kohën e krizës politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës. Këtij fakti i referohet edhe Maja Bjellosh nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCBP).

Për arrestimin, BIA informoi publikun në mënyrë joprofesionale, duke paraqitur një sërë dyshimesh dhe spekulimesh, si dhe të dhëna personale të ndjeshme, si nacionaliteti, në vend të fakteve dhe provave”, tha Bjellosh.

Ajo theksoi se autoritetet shtetërore kanë përgjegjësinë më të madhe që të kujdesen për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Serbisë.

“Është shumë e nevojshme që në situatën e krizës në Kosovë të mos ndodhin konflikte ndëretnike në territorin e Serbisë”, tha Bjellosh.

Sa u përket armëve, për të cilat BIA deklaroi se i janë gjetur të arrestuarit, Bjellosh tha se sasia e madhe e armëve dhe municionit në posedim privat të qytetarëve, duhet të jetë shqetësuese.

Sipas saj, mbajtja e armëve pa leje është një vepër e rëndë penale, që dënohet nga 2 deri në 12 vjet burg. Ajo shtoi se u takon autoriteteve të dëshmojnë synimin për transportin e armëve në Kosovë.

BIA, përmes një komunikate, tha se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe se bashkë me kallëzimin penal do t’i procedohet prokurorit kompetent.

Ngritja e gatishmërisë luftarake në Serbi

Arrestimi në Bujanoc ndodhi në kohën kur ushtria dhe policia në Serbi u vunë në “gatishmëri të plotë luftarake”, pasi grupe serbësh nga veriu i Kosovës ngritën barrikada në rrugë. Barrikadat u ngritën qysh më 10 dhjetor, për shkak të arrestimit të Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar serb i Policisë së Kosovës, i cili dyshohet se në fillim të dhjetorit ka sulmuar objektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Më 28 dhjetor, siç konfirmoi avokati i tij për REL-in, paraburgimi policor i Pantiqit u zëvendësua me arrest shtëpiak. Që nga ngritja e barrikadave, njësitet policore dhe ushtarake të Serbisë janë përqendruar në jug të këtij vendi, përgjatë kufirit me Kosovën.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha më 28 dhjetor se ushtria dhe policia nuk janë të dislokuara vetëm pranë kufirit me Kosovën, por në lokacione të ndryshme. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha mbrëmjen e 28 dhjetorit se barrikadat e ngritura në veri të Kosovës, do të fillojnë të hiqen mëngjesin e 29 dhjetorit, pasi, siç tha, ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e serbëve në Kosovë do të plotësohen. Lirimi i Pantiqit ka qenë një prej kërkesave./ REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit