17 Gusht 2022, 07:48
Nga A.B
Jens Stoltenberg, Albin Kurti dhe Aleksander Vucic
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takojë ditën e sotme në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë. Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas secilit takim, është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.
Fillimisht, Stoltenberg do të zhvillojë takim me Vuçiçin në orën 15:30, ndërsa takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 17:00.
Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiç, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Takimet në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të qeverisë Kurti.
Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Dokument të tillë Serbia lëshon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet. Ndërsa vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
albin kurti jens stoltenberg
Bota
17 Gusht 2022, 07:33
A.B
Vitali Klitschko dhe Natali
UKRAINË- Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka konfirmuar se ka vendosur t’i japë fund marte...
Bota
17 Gusht 2022, 07:26
A.B
Elon Musk
SHBA- Njeriu më i pasur në botë dhe pronari i Space X dhe Tesla, Elon Musk, ka zbuluar se... “do ta blejë Man...
Bota
17 Gusht 2022, 07:20
A.B
Liz Cheney
SHBA- Votuesit në shtetin amerikan të Wyoming kanë rrëzuar kongresmenen Liz Cheney në zgjedhjet paraprake, një...
Bota
16 Gusht 2022, 22:58
I.A
Bernd W
GJERMANI- Një gjerman, i cili udhëtoi me makinën e tij me shpejtësi në një zonë këmbësore në qyte...
Bota
16 Gusht 2022, 22:45
I.A
Alexei Navalny
RUSI- Kritiku i burgosur i Moskës Alexei Navalny ka bërë thirrje për masa ndëshkuese sistematike kundë...
Bota
16 Gusht 2022, 22:26
I.A
Giorgia Meloni
ITALI- Përmes një mesazhi që ndërthur krishtërimin, patriotizmin dhe të qënit nënë, Giorgia Mel...
Bota
16 Gusht 2022, 22:17
I.A
Finlanda
FINLANDA- Finlanda do të ulë numrin e vizave të lëshuara për rusët nga 1 shtatori, tha në një deklarat&eum...
Bota
16 Gusht 2022, 22:14
I.A
CIA
SHBA- Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerikane të inteligjencës, CIA-n dhe ish-drejtorin e saj ...
Bota
16 Gusht 2022, 22:08
I.A
Mateusz Morawiecki
POLONI- Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki të martën tha se Franca dhe Gjermania po drejtoni...
Bota
16 Gusht 2022, 22:02
I.A
Rudy Giuliani
SHBA- Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili, si avokat personal i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u p&eum...