Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një ditë pasi emisarët përmbyllën bisedimet dyditore me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi më 16 dhjetor se Moska nuk ka parë propozimet e diskutuara në Berlin apo detaje për ofertën e sigurisë së SHBA-së.
UKRAINË- Zyrtarët rusë kanë reaguar ftohtë lidhur me përparimin në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë, teksa SHBA-ja raportohet se ka dhënë garanci të sigurisë, të stilit të NATO-s, për Kievin.
Një ditë pasi emisarët përmbyllën bisedimet dyditore me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi më 16 dhjetor se Moska nuk ka parë propozimet e diskutuara në Berlin apo detaje për ofertën e sigurisë së SHBA-së.
Ndalesa që Ukraina të bëhet pjesë e NATO-s është kërkesa kryesore e Moskës që para nisjes së luftës. Është e paqartë nëse garancitë e sigurisë, sikurse të NATO-s, do të kundërshtohen nga Kremlini.
Peskov tha se Rusia nuk dëshiron armëpushim – Zelensky ka kërkuar një armëpushim gjatë Krishtlindjes – por, dëshiron një marrëveshje përfundimtare të paqes që do të ndalte luftën, e cila po i afrohet përvjetorit të katërt.
“Ne duam paqe. Nuk duam armëpushim për t’i dhënë hapësirë Ukrainës që të marrë frymë dhe të përgatitet për vazhdimin e luftës”, tha Peskov për gazetarët. “Ne duam që kjo luftë të ndalet, t’i arrijmë të gjitha qëllimet tona, të sigurojmë interesat tona dhe të garantohet paqja në Evropë në të ardhmen. Kjo është çfarë duam ne”.
Në një intervistë për ABC News më 15 dhjetor, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se marrëveshja duket se është afër. Megjithatë, ai nuk sinjalizoi ndonjë ndryshim të qëndrimit të Rusisë sa i përket çështjeve territoriale dhe kërkesave të sigurisë.
Kjo përfshin kërkesën e Rusisë që katër rajone ukrainase, të cilat janë pjesërisht të pushtuara nga trupat ruse – Luhansku, Donjecku, Zaporizhja dhe Herson – të pranohen si territore ruse. Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, një pretendim që është refuzuar nga pothuajse të gjitha vendet e botës.
“Aktualisht, ekzistojnë katër entitete përbërëse që janë pjesë përbërëse e Federatës Ruse. Nuk po flas për Krimenë”, citohet të ketë thënë ai. “Pra, së bashku kemi pesë entitete përbërëse dhe për to absolutisht nuk mund të ketë kompromis”.
Bisedimet në Berlin kanë rritur shpresat për një përfundim diplomatik të luftës ruse, e cila ka vrarë ose plagosur më shumë se 1.5 milion persona në të dyja palët, ka shkatërruar pjesë të mëdha të Ukrainës dhe e ka shndërruar Rusinë në një shtet të izoluar ndërkombëtarisht.
Të dërguarit amerikanë që morën pjesë në bisedime ofruan garanci sigurie për Kievin të ngjashme me ato të NATO-s, thanë zyrtarët.
Zelensky u tha gazetarëve se garancitë e sigurisë nga SHBA-ja duhet të jenë juridikisht detyruese dhe të miratohen nga Kongresi. Ai tha po ashtu se ato duhet të përfshijnë dispozita që pasqyrojnë Nenin 5 të NATO-s.
Neni 5 është një element qendror i strukturës së NATO-s, që thotë se një sulm kundër një anëtari të aleancës konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve.
Zelensky përsëriti se Ukraina “as de jure dhe as de facto” nuk do ta njohë si ruse pjesën e Donbasit të pushtuar nga forcat ruse.
“Megjithatë, ne po e diskutojmë çështjen e territoreve. Ju e dini se kjo është një nga çështjet kryesore. Për këtë çështje ende nuk kemi konsensus”, theksoi ai.
Garancitë e sigurisë, të ngjashme me ato të NATO-s janë kërkesë kyç për zyrtarët ukrainas, të cilët thonë se pa to, një marrëveshje paqeje do të shtronte rrugën për një pushtim të ri nga Rusia në të ardhmen. Zyrtarët ukrainas po ashtu kanë kujtuar Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, që ishte një garanci sigurie e mbështetur nga Uashingtoni dhe Moska.
Ajo marrëveshje ua ndalonte Rusisë, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të kërcënonin ose të përdornin forcë ushtarake apo shtrëngim ekonomik kundër Ukrainës, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, “përveçse në rast të vetëmbrojtjes ose ndryshe në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.
Në këmbim, këto tri vende, që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik, hoqën dorë nga arsenalet e tyre bërthamore të epokës sovjetike.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, pasi kishte biseduar përmes telefonit me udhëheqësit që po merrnin pjesë në një darkë në Berlin, Trump tha se mendon që negociatorët janë “më afër se kurrë më parë”./REL
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas lajmit se kompania e Jared Kushnerit, dhëndrit të ...
foto ilustruese MAL I ZI- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më 16 dhjetor në Bruksel se Mali i Zi kurrë nuk ka q...
Foto nga protesta GREQI- Fermerët dhe blegtorët nga Kreta , të cilët protestuan kundër buxhetit jasht&eu...
Donald Trump SHBA- Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas kanë thënë se kanë arritur përparim të konsiderueshëm n...
foto ilustruese Kur ra zilja e telefonit të gruas një mëngjes qershori, ajo nuk e dinte se lajmi që do të merrte do ta shtynte at...
KILI- Në Kili, politikani i ekstremit të djathtë José Antonio Kast ka fituar qartë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenc...
foto e anijes SHBA- Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër tre anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqë...
Foto nga vendngjarja MEKSIKË- Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua ndërsa pë...
BRAZIL- Me 15 dhjetor, një erë e fortë gjatë një stuhie rrëzoi një kopje të Statujës Amerikane të ...
foto ilustruese ANGLI- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër BBC-së pë...