LIVE UPDATES
Bota

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

Teksa dhjetëra protestues antiqeveritarë u arrestuan, përfaqësuesit e pushtetit heshtën ndaj akuzave se në shkaktimin e trazirave kanë marrë pjesë edhe mbështetës të Partisë Progresive Serbe (SNS), përfshirë individë me dosje kriminale.

5 Shtator 2025, 21:53 Nga r.ll
Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë
protestat ne serbi

SERBI- Vala e protestave në Serbi gjatë gushtit u përshkrua me dhunë dhe përplasje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të pushtetit. Teksa dhjetëra protestues antiqeveritarë u arrestuan, përfaqësuesit e pushtetit heshtën ndaj akuzave se në shkaktimin e trazirave kanë marrë pjesë edhe mbështetës të Partisë Progresive Serbe (SNS), përfshirë individë me dosje kriminale.

Radio Evropa e Lirë ka analizuar fotografitë e publikuara në rrjetet sociale dhe ka konfirmuar identitetin e disa personave që gjatë protestave në mes të gushtit ruanin zyrat e partisë në pushtet në Serbi, SNS. Në mesin e tyre janë edhe persona të dënuar për një sërë veprash penale, drejtues të klubeve të ndryshme boksi në Serbi, si dhe anëtarë të organizatave të djathta dhe proruse. SNS-ja nuk iu përgjigj pyetje të Radios Evropa e Lirë lidhur me praninë e këtyre individëve para zyrave të partisë.

E gjitha filloi në Vërbas

Përplasjet mes mbështetësve të SNS-së dhe protestuesve në Serbi nisën më 12 gusht në Vërbas, në krahinën e Vojvodinës. Pasoi ndërhyrja e policisë, e cila u akuzua për brutalitet ndaj protestuesve. Po ashtu pati edhe akuza se në mesin e mbështetësve të SNS-së kishte edhe persona me dosje kriminale. Një situatë e ngjashme u përsërit edhe pas operacioneve policore në Beograd, si dhe në Novi Sad dhe Valjevo, dy qytete ku protestuesit dogjën zyrat e SNS-së.

Partia opozitare e Lirisë dhe Drejtësisë ka publikuar në rrjetin X se aktivistët e SNS-së, të cilët më 12 gusht sulmuan qytetarët në Vërbas me mjete piroteknike, ishin të udhëhequr nga Stojan Knezheviç, anëtar i shquar i SNS-së nga Sombori, qytet në veriperëndim të Serbisë.

Knezheviç i tha REL-it se nuk ishte udhëheqës, por shkoi në Vërbas si anëtar i partisë, pasi mësoi përmes rrjeteve sociale se po planifikoheshin “trazira”.

“Gjithmonë do të jem aty për të mbrojtur zyrat e partisë në mënyrë të mirë dhe të denjë”, deklaroi Knezheviç, me një sërë kualifikimesh fyese në adresë të atyre që marrin pjesë në protesta dhe bllokada.

Sipas tij, mbështetësit e SNS-së në Vërbas po mbronin veten nga sulmet e “bllokuesve”. Ai konfirmoi se ka dhënë një deklaratë në prokurori lidhur me ngjarjet në këtë qytet dhe se kundër tij është ngritur një kallëzim për sjellje të dhunshme në tubim publik.

Sipas informacioneve që REL-i ka marrë nga Gjykata e Lartë në Sombor, Stojan Knezheviq më 2011 ishte dënuar me dy vjet burgim për veprën penale të prodhimit, mbajtjes, përdorimit dhe shitje të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese.

Knezheviç sot drejton klubin e boksit “Sombor”, që financohet nga administrata komunale. Në tre vjetët e fundit, si “organizatë sportive me rëndësi të veçantë”, nga buxheti i këtij qyteti i janë dhënë rreth 130 mijë euro, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komunës së Somborit.

Klubi merr fonde nga buxheti komunal pavarësisht se Knezheviç ka pasur dënim të formës së prerë në pesë raste penale para Gjykatës Themelore të Somborit në periudhën 2012-2019. Sipas të dhënave që gjykata i ka dhënë REL-it, Knezheviç është dënuar për vepra të ndryshme, që nga shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm e deri te falsifikimi i dokumenteve zyrtare.

Gjykata e Lartë në Sombor më 2015 e kishte dënuar Knezheviç me tetë muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Stojan Knezheviç  i tha REL-it se ai nuk e mohon të kaluarën e tij, por shtoi se gjithçka ka ndodhur gjatë qeverisjes së mëparshme, kur Partia Demokratike ishte në pushtet.

“Duke qenë se jam patriot serb, në 99 për qind të rasteve jam dënuar pa prova, sepse në Prokurori kishte njerëz të afërt me Partinë Demokratike, të paguar nga organizata të huaja joqeveritare. Gjithçka [problemet me ligjin] më kanë ardhur prej tyre”, tha Knezheviç, duke shtuar se ka qëndruar në burg deri në prill të vitit 2016.

Në dy vjetët e fundit, Snezheviç ka qenë mysafir i shpeshtë në mediat proqeveritare dhe ka udhëhequr fushatën “Drejtësi për Uroshin”, përmes së cilës ai u ka bërë thirrje autoriteteve që të lirojnë djalin e tij, Uroshin, i cili është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim për të shtënat me armë zjarri në qendrën e Somborit më 2023.

Fushatën për lirimin e të birit ai e ka mbështetur mbi akuzat se “Prokuroria opozitare në Sombor po hakmerret për mbështetjen ndaj [presidentit të Serbisë, Aleksadar] Vuçiçit”.

Shembulli numër dy

Knezheviç në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë pamje nga Vërbas, dhe në njërën nga fotografitë e publikuara shihet në shoqërinë e Karagjorgje Mijalloviç, drejtor i klubit të boksit nga Beogradi, “Balkan Boxing”.

Mijalloviçmë herët është fotografuar në kampin që mbështetësit e SNS-së ngritën para ndërtesës së Parlamentit serb. Ai është drejtues i klubit të boksit që nga fillimi i vitit 2024 dhe po atë vit, pavarësisht detyrimit ligjor, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve (APR) ai nuk ka publikuar raportin financiar për veprimtarinë e klubit.

Po atë vit, ai u emërua edhe drejtor i “Kampionatit Evropian të Boksit 2024”, ndërsa më 2023 kishte marrë drejtimin e kompanisë për rritjen e kafshëve “KH Falcon 2022”, bashkëpronar i së cilës, së bashku me dy shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, ishte Nenad Borovçanin.

Borovçanin aktualisht është kryetar i Federatës së Boksit të Serbisë dhe ish-anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste të Serbisë, si dhe ish-sekretar në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit.

Mijalloviç ia ndryshoi kompanisë emrin dhe veprimtarinë, përkatësisht për ndërtime banesore dhe jobanesore, por kompania u mbyll më 2024, sipas të dhënave të APR-së. Ai nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it lidhur me angazhimin e tij në tubimet në mbështetje të SNS-së.

“Lidhja ruse”

Në fotografitë e Stojan Knezheviçit nga Vërbasi, REL-i identifikoi edhe Vukashin Gjokoviçin, i cili shpesh shfaqet në mediat proqeveritare dhe merr pjesë në tubimet për mbështetjen e SNS-së, pavarësisht se në vitin 2022 ishte një nga aktivistët e koalicionit NADA.

Ky koalicion i djathtë, i përbërë nga Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë, ndryshe nga Gjokoviqi, mbështet protestat e udhëhequra nga studentët dhe bllokadat qytetare.

REL-i e ka identifikuar Gjokoviçin edhe në një fotografi nga takimi i “ekipit të ngushtë të Qendrës serbo-ruse ‘Majak’”, të cilën kjo organizatë e kishte publikuar në rrjetet sociale në fillim të vitit. Qendra serbo-ruse “Majak” është një shoqatë joqeveritare e lidhur me lëvizjet e djathta në Serbi.

Ajo u themelua në vitin 2019 gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putinit, në Beograd dhe organizata drejtohet nga Vladimir Prebiraçeviq, nënkryetar i Partisë Popullore Serbe. Ky është subjekti i ministrit pa portofol Nenad Popoviq, i njohur për lidhjet e tij politike dhe biznesore me Federatën Ruse dhe ministër në dy ekzekutive të mëparshme që kur SNS-ja mori pushtetin në Serbi më 2012.

“Në hotelin Dash në Novi Sad u mbajt një takim ku u përcaktuan objektivat dhe aktivitetet për vitin 2025, por gjithashtu u bë edhe reduktimi i pozicioneve të këshilltarëve specialë si dhe u formuan ekipe për aktivitete të veçanta, të cilat do të udhëhiqen nga njerëz të rinj në organizatën tonë”, thuhej në postimin për këtë takim, ku mori pjesë edhe Vukashin Gjokoviç.

Ai, përveçse në Vërbas, është parë edhe në Novi Sad, ku më 13 gusht qytetarët u mblodhën për të protestuar para zyrave të SNS-së.

Në mbrojtje të SNS-së edhe dy të dënuar për vepra më të rënda

Në Novi Sad, selinë e SNS-së e “ruante” edhe Jovan Coja Kecman, ish-udhëheqës i grupit të tifozëve “Korida” të klubit të futbollit “Novi Sad”. Siç ka konfirmuar për REL-in Gjykata e Lartë në Novi Sad, Kecman më 2018 ishte dënuar me shtatë vjet burgim për veprën penale të vrasjes në tentativë dhe për prodhim, mbajtje, përdorim dhe shitje të paautorizuar të armëve.

Ai u dënua për tentim-vrasjen e ish-policit serb, Dalibor Bogdanoviç Boqa. Në zyrat e SNS-së në Novi Sad, në atë rast ishte i pranishëm edhe Milosh Vuçeviq, ish-kryeministër i Serbisë dhe kryetar i partisë në pushtet.

Gjatë protestave në Beograd, në mbrojtje të SNS-së u shfaq edhe Gjorgje Preliç, i dënuar për vrasjen e tifozit francez Brice Tatona në vitin 2009 në Beograd. Ai u filmua mes mbështetësve të SNS-së para Parlamentit të Serbisë.

Preliç ka qenë udhëheqës i grupit të tifozëve të Partizanit, “Alkatraz”. Në vitin 2009, ky grup tifozësh kishte sulmuar në qendër të Beogradit shtetasin francez Brice Tatona, 28 vjeç, i cili vdiq pasi tifozët e shtyn nga disa shkallë.

Preliç ishte katër vjet në arrati dhe u dënua në mungesë me 35 vjet burgim. Vendimi u anulua dhe pas arrestimit të tij në Spanjë dhe ekstradimit, në një proces të ri gjyqësor ai u dënua me dhjetë vjet burgim. Preliç u lirua me kusht më 2021. Nga Gjykata e Lartë në Beograd thanë për REL-in se që nga ajo kohë kundër tij gjykata nuk ka zhvilluar ndonjë procedurë të re penale./REL

protestat ne serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje