Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Agjencia kundërterrorizmit e Irakut tha se ka ndihmuar koalicionin në lokalizimin e militantit. Ai u identifikua si Omar Abdul-Qader, i njohur edhe me nofkën e luftës Abdul-Rahman al-Halabi. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se Abdul-Qader ishte “një operativ që paraqiste rrezik të drejtpërdrejt për SHBA-në”.
SHBA- Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trupat e tij kanë vrarë një militant kryesor të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në Siri më 19 shtator. Ky pjesëtar i IS-it u përshkrua si përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Evropë dhe SHBA.
Agjencia kundërterrorizmit e Irakut tha se ka ndihmuar koalicionin në lokalizimin e militantit. Ai u identifikua si Omar Abdul-Qader, i njohur edhe me nofkën e luftës Abdul-Rahman al-Halabi. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se Abdul-Qader ishte “një operativ që paraqiste rrezik të drejtpërdrejt për SHBA-në”.
Agjencia irakiane për kundërterrorizëm tha se ai ishte kreu i operacioneve të huaja të IS-it. Ai ishte i përfshirë në bombardimin e Ambasadës iraniane në Bejrut më 2013, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 personave. Në këtë sulm u vra edhe atasheu kulturor i Iranit, tha kjo agjenci.
“Ne nuk do të ndalemi në ndjekjen e terroristëve që synojnë të sulmojnë Shtetet e Bashkuara, forcat tona ose aleatët dhe partnerët tanë jashtë vendit”, tha komandanti i Komandës Qendrore amerikane, admirali Brad Cooper.
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë që monitoron luftën – tha se Abdul-Qader u vra gjatë një operacioni të kryer nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja në provincën siriane, Hama. Asnjë nga sulmet që ai kishte planifikuar nuk ishte realizuar.
Shefi i Vëzhguesit sirian, Rami Abdurrahman tha se Abdel-Qader, shtetas sirian, ishte i arrestuar në Liban dhe më pas u ishte dorëzuar autoriteteve të Damaskut kur në pushtet ishte presidenti sirian, Bashar al-Assad. Pas rrëzimit të Assadit nga pushteti dhjetorin e vitit të kaluar, Abdul-Qader iku nga burgu dhe ishte në arrati që atëherë.
IS-i dikur kontrollonte pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, ku ekstremistët shpallën një kalifat më 2014. Ky grup njihej për veprime brutale në këto dy shtete, por edhe për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse në mbarë Lindjen e Mesme dhe në pjesën tjetër të botës. Ekstremistët u mposhtën në Irak më 2017 dhe në Siri dy vjet më vonë, por grupi ka ende celula që vazhdojnë të jenë aktive./REL
foto ilustruese RUSI- Senati i Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar shqyrtimin e një projektligji dypartiak që parasheh shpalljen e Ru...
Pankarta në mbështetje të Jimmy Kimmel janë lënë jashtë studios së tij në Los Angeles SHBA- Prezantuesit telev...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër dy të dyshua...
Donald Trump SHBA- Një gjyqtar federal ka hedhur poshtë padinë prej 15 miliardë dollarësh të Presidentit Donald Trump&nb...
foto ilustruese TIRANË- Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur em...
foto ilustruese Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të takohet me homologun kinez, Xi Jinping, gjatë vjeshtës në samitin p...
Kaja Kallas ESTONI- Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar pas raportimeve për një tjetë...
foto ilustruese ESTONI- Tre avionë luftarakë rusë të tipit MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, d...
foto ilustruese SHBA - Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi të mos miratojë vendimin për heqjen e sanksioneve kundër Ir...