20 Korrik 2023, 18:51
Nga a.l
Protestat në Veri
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet S.J dhe I.S., të nacionalitetit serb, për veprën penale, pjesëmarrje në turmën që kreu veprën penale të huliganizmit.
Sipas një komunikate për media, të pandehurit kanë hyrë në Kosovë më 30 maj, përmes pikëkalimit kufitar në Jarinjë, dhe i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi kanë qenë në kontakt me pjesëmarrësit e turmës, që janë përleshur me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 maj në qytetin e Zveçanit.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se si pasojë e dhunës së 29 majit në Zveçan janë plagosur 93 pjesëtarë të KFOR-it. Zveçani– bashkë me Mitrovicën e Veriut, Leposaviçin dhe Zubin Potokun – janë komuna në veri të banuara me shumicë serbe.
Në komunikatë është thënë se i pandehuri I.S., akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve, pasi në makinën që e ka drejtuar ai, janë gjetur dhe sekuestruar katër sprej dhe një sprej piperi.
Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë identifikuar dhjetëra serbë që dyshohen për shkaktimin e dhunës dhe të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.
Deri më tani, Policia e Kosovës i ka arrestuar disa serbë për sulm ndaj institucioneve të sigurisë, të tjerë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it, por edhe për sulme ndaj gazetarëve.
Autoritetet në Serbi, dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – kanë thënë se Qeveria e Kurtit synon dëbimin e serbëve nga pjesa veriore e Kosovës, edhe pse, nuk ka ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.
Tensionet në atë pjesë të Kosovës janë të larta prej fundit të majit kur kryetarët e rinj shqiptarë kanë hyrë në ndërtesat komunale me ndihmën e Policisë së Kosovës.
Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet e prillit. Më 10 korrik, Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për shtensionim të situatës.
Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, dhe ka thënë se do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore. Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të "finalizohen brenda një periudhe dyjavore"./ REL
tensione në veri të kosovës
Bota
20 Korrik 2023, 18:49
a.l
Parlamenti i Republikës Spërska
Parlamenti i Republikës Sërpska – entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë – e ka mi...
Bota
20 Korrik 2023, 18:44
k.m.
Foto ilustruese
Policia dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë mbërritën në vendngjarje kur zbardhi dita. Disa demonstrue...
Bota
20 Korrik 2023, 18:42
k.m.
Foto ilustruese
Departamenti amerikan i Thesarit i ka sanksionuar të enjten rreth 120 individë dhe kompani për mbështetje të luft&...
Bota
20 Korrik 2023, 18:31
a.l
Alexey Navalny
RUSI- Prokurorët rusë kanë kërkuar dënim me 20 vjet burg për kritikun e burgosur të Kremlinit, Alex...
Bota
20 Korrik 2023, 18:23
a.l
Dy planete në një orbitë
Astronomët kanë zbuluar prova të forta të dy planeteve që ndajnë të njëjt&e...
Bota
20 Korrik 2023, 18:18
a.l
Grupi ëagner
RUSI- Themeluesi i kompanisë private ushtarake ruse 'Wagner', Yevgeny Prigozhin ka njoftuar se mercenarët e tij do të...
Bota
20 Korrik 2023, 18:00
a.l
Foto ilustruese
Zyrtarët e lartë nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut në takimin e tyre në Japoni u zotuan të rrisi...
Bota
20 Korrik 2023, 17:56
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar heqjen e kufizimeve politike që janë vendosur në m&eum...
Bota
20 Korrik 2023, 17:22
a.l
Parlamenti në Greqi
GREQI- Një shumicë prej 220 deputetësh në Kuvendin e Greqisë votuan 'Pro' për miratimin e projektlig...
Bota
20 Korrik 2023, 17:19
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjatur afatin e dekretit të tij të mëparshëm presidencial që kufizon ...