LIVE UPDATES
Bota

"Do vazhdojmë të shprehemi pa frikë", plani për pushtimin e Gazës përplas ushtrinë me qeverinë në Izrael! Djali i Netanyahut: Kjo është përpjekje për grusht shteti

Planet e kryeministrit izraelit u kundërshtuan nga shefi i shtabit të ushtrisë, Eyal Zamir, i cili deklaroi, disa orë para mbledhjes së këshillit të sigurisë, se do të vazhdojë të shprehet "pa frikë" dhe me "profesionalizëm".

7 Gusht 2025, 14:40 Nga r.ll
"Do  vazhdojmë të shprehemi pa frikë", plani për
shefi i ushtrise, netanyahu

IZRAEL- Klima midis qeverisë izraelite dhe ushtrisë është e tensionuar, ndërsa këshilli i sigurisë së vendit pritet të mblidhet sot në përbërje të plotë për të marrë vendimet përfundimtare. Informacioni flet për rritje të tensionit midis dy palëve, ku "gjembi" kryesor është sulmi i paralajmëruar nga kryeministri Benjamin Netanyahu me qëllim pushtimin e plotë të Gazës.

Planet e kryeministrit izraelit u kundërshtuan nga shefi i shtabit të ushtrisë, Eyal Zamir, i cili deklaroi, disa orë para mbledhjes së këshillit të sigurisë, se do të vazhdojë të shprehet "pa frikë" dhe me "profesionalizëm".

"Ne do të vazhdojmë të shprehim qëndrimin tonë në një mënyrë pragmatike, të pavarur dhe profesionale", tha gjenerali Zamir para udhëheqjes ushtarake izraelite, thuhet në deklaratë, e cila vjen disa ditë pasi një zyrtar i lartë në qeverinë e Netanyahut tha se shefi i shtabit të ushtrisë mund të japë dorëheqjen nëse nuk është dakord.

Mosmarrëveshje për pushtimin e Gazës

Kryeministri izraelit po përgatitet të njoftojë fazën tjetër të operacionit, e cila përfshin një përshkallëzim të ri të luftimeve në të gjithë enklavën palestineze dhe zonat ku mbahen pengje izraelite ose ku ka përqendrime të mëdha civilësh, me qëllimin përfundimtar të pushtimit të plotë të Rripit të Gazës.

Eyal Zamir ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim i luftimeve mund të çojë në vdekjen e pengjeve të mbetura izraelite të mbajtura nga Hamasi, ndërsa ai përsëriti se është kundër një pushtimi të plotë dhe pushtimit të Rripit të Gazës. Sipas rrjetit televiziv publik Kan 11, një pushtim i plotë i Gazës do të ishte një "kurth".

Presion ndaj shefit të ushtrisë

Dje, Ministri i Mbrojtjes, Israel  Katz, siguroi se udhëheqja ushtarake ka të drejtë të “shprehë” mendimin e saj mbi fazën tjetër të luftës, por paralajmëroi se duhet të “zbatojë me vendosmëri” vendimet politike të qeverisë. Shumë nga ministrat që morën pjesë në takimin e mini-këshillit të sigurisë ushtruan presion mbi Zamirin.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, nxitoi të siguronte se shefi i shtabit ishte zotuar të ndiqte urdhrat, përfshirë urdhrat për “pushtim dhe veprim vendimtar”. Një deklaratë nga zyra e kryeministrit pasoi, duke siguruar se “ushtria është e gatshme të zbatojë çdo urdhër nga qeveria”.

Djali i Netanyahut flet për tentativën e grushtit të shtetit ushtarak

Përballja midis udhëheqjes politike dhe ushtarake të Izraelit u shtua nga postimi i djalit të kryeministrit Yair Netanyahu në X. "Ky është një bllokim dhe një përpjekje për grusht shteti ushtarak... Dhe kjo është plotësisht kriminale", shkroi ai.

Lideri i opozitës Yair Lapid deklaroi nga ana e tij se drejtimi në të cilin është angazhuar qeveria do të çojë në vdekjen e pengjeve nga uria, rrahjet dhe torturat.

"Ne do të kontrollojmë dy milionë palestinezë, duke financuar energjinë elektrike dhe ujin e tyre, duke u ndërtuar shkolla dhe spitale me paratë e taksapaguesve izraelitë. Rezervistët do të vazhdojnë të paguajnë çmimin e pushtimit ushtarak. Tatimpaguesit do të paguajnë çmimin e aneksimit", shkroi X.

"Nëse qeveria injoron mendimin e ushtrisë, ne do të shpallim një grevë kombëtare derisa të organizohen zgjedhjet", tha Yair Golan, një figurë e opozitës izraelite.

eyal zamir izrael benjamin netanyahu gaza

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale