7 Shkurt 2024, 17:40
Nga h.k
Foto ilustruese
RUSI-Frika e Polonisë, se rrezikon të sulmohet nga Rusia, thuajse u bë realitet. Presidenti Vladimir Putin u zgjua, mëngjesin e së mërkurës, duke zgjedhur dhunën.
Rusia lëshoi një ndër sulmet më masive në drejtim të Ukrainës. Gjatë kësaj vale bombardimesh, një raketë e Rusisë udhëtoi në drejtim të Polonisë duke shkuar shumë pranë kufirit të vendit anëtar të NATO-s, për t’u kthyer 180 gradë duke rënë në rajonin perëndimor të Lvivit në Ukrainë.
Kjo ngjalli reagimin e furishëm të Varshavës që ngriti në ajër 3 avionë lufte F-16, për t’u përballur me raketën. Më herët, ministri polak i mbrojtjes lëshoi alarmin se Rusia mund të sulmonte vendin e tij, ndërsa kërkoi që ky shtet i NATO-s të bëhet gati për çdo skenar duke fuqizuar ushtrinë dhe mbrojtjen.
“Nëse nuk ndalojmë Putinin në Ukrainë, presidenti rus mund të sulmojë më pas ndonjë vend të NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara do të përfshiheshin në një luftë, si angazhim për mbrojtjen e çdo centimetri të aleancës”. Këtë e thotë një zëdhënës i Pentagonit Amerikan, lidhur me situatën në konfliktin mes Kievit dhe Moskës, ndërsa përmend urgjencën për zhbllokimin e fondeve në ndihmë të Ukrainës.
Sakaq në Kiev, por edhe zona të tjera, është kthyer frika nga bombat e Putinit. Autoritetet njoftuan se Rusia lëshoi 44 raketa dhe 20 dronë në Ukrainë, me ushtrinë që shkatërroi shumicën e tyre. Presidenti Zelensky bën me dije se disa persona humbën jetën, ndërsa ka shumë që kanë mbetur nën rrënoja. Kryeqyteti Kiev ka mbetur pa energji elektrike në pjesën më të madhe të tij, pasi raketat balistike shënjestruan dhe linjat e tensionit të lartë.
vladimir putin
Bota
7 Shkurt 2024, 17:45
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se është i alarmuar n...
Bota
7 Shkurt 2024, 17:23
r.ll
aleksander vucic dhe albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpreson se do të normalizohen marrëdhëniet me Serbi...
Bota
7 Shkurt 2024, 17:39
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “ende ka shumë punë” për të tejkaluar dallimet m...
Bota
7 Shkurt 2024, 17:24
N.F
Biden dhe Trump
SHBA- Një anketim i fundit tregon se amerikanët janë të shqetësuar për politikat ekonomike të Presiden...
Bota
7 Shkurt 2024, 17:17
r.ll
pamje nga konferenca
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot në Beograd një takim me ministrin e ...
Bota
7 Shkurt 2024, 16:34
h.k
Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovë, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po synon krijim artificial tё tensio...
Bota
7 Shkurt 2024, 16:31
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet në Serbi thanë se më 7 shkurt nuk u lejua dërgimi i dinarëve në Kosovë, por aut...
Bota
7 Shkurt 2024, 15:45
S.B
Princi Harry, Princi William dhe Mbreti Charles
SHBA- Princi Harry po kthehet në Kaliforni pas një udhëtimi të shkurtër p&eum...
Bota
7 Shkurt 2024, 15:36
N.F
Tucker Carlson dhe Putin
SHBA- Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione ndaj gazetarit amerikan, Tucker Carlson pasi deklaroi se do të ...
Bota
7 Shkurt 2024, 15:43
S.N
Foto Ilustrim
AUSTRALI- Australia ka vendosur të prezantojë ligjin që u jep të drejtë punonjësve të injorojn&eum...