22 Shkurt 2023, 19:36
Nga a.l
Wang Yi dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë një takimi me kryediplomatin kinez të mërkurën se bashkëpunimi midis Pekinit dhe Moskës ishte i rëndësishëm për stabilizimin e situatës ndërkombëtare.
“Bashkëpunimi midis Kinës dhe Rusisë në skenën botërore është shumë i rëndësishëm për të stabilizuar situatën ndërkombëtare”, tha Putin në takimin me Wang Yi.
Siç eraportojnë mediat e huaja, takimi i tyre vjen pasi Kina po përpiqet të shfaqet si ndërmjetëse dhe pritet të zbulojë zgjidhjen e saj politike për konfliktin e Ukrainës këtë javë. Pekini ka kërkuar të pozicionohet si një palë neutrale duke ruajtur lidhje të ngushta me aleatin e tij Rusinë. Por Uashingtoni dhe NATO kanë thënë se janë të shqetësuar se Kina mund të jetë duke u përgatitur të dërgojë armë dhe municion për të ndihmuar Rusinë të vazhdojë fushatën e saj në Ukrainë.
"Me palën ruse, ne jemi gati të forcojmë partneritetin tonë strategjik dhe bashkëpunimin tonë të thellë," i tha Wang Yi Putinit, sipas një përkthimi rus të deklaratës së tij.
Kryediplomati i Kinës këmbënguli se partneriteti midis dy vendeve nuk ishte i drejtuar kundër ndonjë vendi të tretë dhe nuk i dorëzohet presionit. Më herët ai u takua me homologun e tij rus Sergei Lavrov.
“Megjithë turbulencat e larta në skenën botërore, ne po demonstrojmë solidaritetin tonë dhe gatishmërinë për të mbrojtur interesat e njëri-tjetrit bazuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe rolin qendror të Kombeve të Bashkuara”, tha Lavrov.
Wang Yi është në stacionin e fundit të një turneu evropian gjatë të cilit u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba.
lufta ne ukraine vladimir putin wang yi
Bota
22 Shkurt 2023, 19:33
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka anuluar dekretin e vitit 2012, që mbështet pjesërisht sovranitetin e Moldavis&e...
Bota
22 Shkurt 2023, 19:29
a.l
Flamuri rus
RUSI- Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov ka deklaruar se vendimi i Rusisë për të pezulluar pjesë...
Bota
22 Shkurt 2023, 19:27
a.l
lëkundje sizmike
IRAN- Një tërmet me magnitudë 5.5 është regjistruar në jug të Iranit. Qendra Kombëtare e...
Bota
22 Shkurt 2023, 19:20
a.l
Antonio Gueterres dhe Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe gjenerali i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, Antonio...
Bota
22 Shkurt 2023, 19:11
a.l
Joe Biden në Kiev
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova ka ironizuar vizitën e presidentit amerikan J...
Bota
22 Shkurt 2023, 19:05
a.l
BE
RUSI- Burime diplomatike në qendrën e bllokut në Bruksel deklaruan se vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të binin dakord p...
Bota
22 Shkurt 2023, 18:19
k.m.
Wang Yi dhe Vladimir Putin
RUSI- Shqetësimi ndërkombëtar për një përshkallëzim të mundshëm të pushtimit ...
Bota
22 Shkurt 2023, 18:15
a.l
Astrit Dehari
KOSOVË- Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë Burim Buleshkaj dhe Zyrtarin Korrektues ish UD-Drejtor në Qendr&...
Bota
22 Shkurt 2023, 17:40
a.l
Influencer
SHBA- Rrjetet sociale tani janë ato që dikur ishin tregjet dhe qendrat tregtare vendi ku njerëzit shkojnë për të s...
Bota
22 Shkurt 2023, 17:44
I.A
Astrit Dehari
KOSOVË- Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna Burim Buleshkajn, ish UD. Drejtor i Departamentit p&e...